LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasje në Theth/ Banorët hedhin molotov drejt urës prej druri, FNSH në gadishmëri të plotë

• Përplasjet në Theth po vijojnë edhe ditën e sotme. • Gjatë mesditës banorët kanë hedhur molotov drejt urës së drurit në këtë fshat për ta djegur. • Në këtë moment, autoritetet janë vënë në lëvizje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. • Ndërkohë që banorët që kanë hedhur molotovin, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. • Ndërsa policia sqaron se asnjë mjet fadromë e IKMT-së nuk është dëmtuar nga molotovët e hedhur. • Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. • Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Kjo nxjerr në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese"/ Aksioni i IKMT në Theth, reagon Qendresa Qytetare: Të gjëndet gjuha e përbashkët, para se të agravojë situata

Përplasje në Theth/ Banorët hedhin molotov drejt urës prej
pamje nga protesta

THETH- Qëndresa Qytetare ka reaguar pas përplasjes dhe tensioneve mes banorëve të Thethit dhe IKMT-së, pas urdhërit të kryeministri Edi Rama për shembjen e ndërtimeve pa leje. 

Qendresa Qytetare thekson se sksioni i IKMT në Theth dhe protesta e banorëve po nxjerr në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese për menaxhimin e protestave dhe ç’organizimin e organizuar për tu përballur me rezistencën e banorëve.

Sipas qëndresës qytetare ky aksion në kulmin turistik dëshnon qartë se turizimi ka mbetur vetëm në gramafonët e propagandës, pasi realiteti në terren nuk përkon me pritshmëritë që kanë turistët.

Reagimi i plotë

Qendresa Qytetare: Kallashnikovët zvendësuan dialogun në Theth

Aksioni i IKMT në Theth dhe protesta e banorëve po nxjerr dhe njëherë në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese për menaxhimin e protestave dhe ç’organizimin e organizuar për tu përballur me rezistencën e banorëve.

Prania e policëve me kallashnikovë dhe inspektorë të IKMT që ofendojnë banorët janë dëshmia më e qartë e degradimit të instancave ligjzbatuese dhe keqpërdorimit të tyre për interesa të pushtetit.

Qëndresa Qytetare shpreh shqetësim për situatën e rënduar në Theth dhe kërkon që shteti dhe banorët ta gjejnë gjuhën e përbashkët, para se konflikti të agravojë dhe të prodhojë pasoja më të rënda.

Ky aksin në kulmin turistik dëshnon qartë se turizimi ka mbetur vetëm në gramafonët e propagandës, pasi realiteti në terren nuk përkon me pritshmëritë që kanë turistët.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Qytetari akuzon policët në Theth: Ju keni marrë lekë. Efektivët e tërheqin me dhunë

Përplasje në Theth/ Banorët hedhin molotov drejt urës prej
pamje nga protesta

THETH- Situata në Theth duket se po tensionohet akoma edhe më shumë, pas urdhërit të kryeministri Edi Rama, për prishjen e ndërtimeve pa leje. Siç shihet edhe në videon e ardhur në redaksinë e Dosja.al, një situatë mjaft e tensionuar ka ndodhur mes qytetarëve dhe policisë, pasi një nga banorët akuzon policin se ka marrë lek për të lejuar ndërtimin e shtëpive në Theth. 

 

Qytetari: Ju keni marrë lekë, ju jeni hajdutët.

Polici: Ju keni shkel ligjin dhe do penalizoheni për shkeljen e konstatuar. 

Ndërkohë që pas akuzave të qytetarit për korrupsion, efektivët kanë tentuar që ta tërheqin atë nga turma me dhunë. Por banorët e tjerë i kanë dalë në mbrojtje dhe nuk e kanë lejuar këtë. 

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Protesta në Theth/ Policia sqaron situatën: Një shtetas hodhi shishe me lëndë djegëse! Tentoi të djegë një urë druri

Përplasje në Theth/ Banorët hedhin molotov drejt urës prej
ura e drurit

THETH- Policia e Shkodrës përmes një njoftimi zyrtar ka sqaruara situatën e tensionuar në Theth, ku IKMT po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësirë publike. Pas raportimit se u sulmua një fadromë me molotov, policia sqaron se nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Konkretisht policia theksoi se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Sipas njoftimit të policisë një person ende i paidentifikuar goditi me një shishe me lëndë djegëse një urë druri, dhe tentoi djegien e saj. Gjithashtu bëhet me dije se zjarri u fik menjëherë, por ura mori disa dëmtime. Po ashtu policia është duke kryer veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që tentoi të djegë urën e drurit.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:

Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth. Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.

Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Përplasjet në Theth, momenti kur ura qëllohet me molotov, FNSH e armatosur deri në dhëmbë

Përplasje në Theth/ Banorët hedhin molotov drejt urës prej
Pamjet

THETH- Dosja.al, ka siguruar momentin kur ura prej druri në Theth qëllohet me molotov nga banorët në Theth. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, molotovi ka bërë disa dëme në këtë urë. 

 

Ndërkohë që në këtë moment, të gjitha strukturat e policisë janë vënë në lëvizje. Të armatosur deri në dhëmbë me armë, efektivët po kontrollojnë zonën. 

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Banorët gjuajtën me molotov drejt fadromave të IKMT, FNSH niset drejt vendngjarjes

Përplasje në Theth/ Banorët hedhin molotov drejt urës prej
IKMT

THETH- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur drejt Thethit, pasi fadromat e IKMT janë qëlluar me molotov. Mësohet se molotovi është hedhur nga banorët drejt fadromave, për shkak të shembjes së banesave të tyre dhe strukturave që kanë ngritur për turistët. 

 

Nga gjuajtja e molotovëve fadromat kanë bërë dëme masive. 

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Përplasje në Theth, banorët gjuajnë me molotov fadromat e IKMT

Përplasje në Theth/ Banorët hedhin molotov drejt urës prej
Thethi

THETH- Një përplasje ka ndodhur në fshatin Theth ditën e sotme, ku disa nga banorët kanë qëlluar me molotov fadromat e IKMT-së. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se nga bombat molotov që janë gjuatur, kanë bërë dëme masive në këto fadroma. 

 

Ndërkohë që ende nuk janë identifikuar personat që kanë qëlluar me molotov fadromat.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

proteste ne theth

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë