LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, RENEA në godinë, kontrolle për eksplozivë

• 12.30 është ora kur iranianët kanë “kyçur” derën e godinës kur dikur funksiononte Ambasada e Iranit në Tiranë. • Me të mbërritur mesdita, të gjithë janë larguar nga vendi në drejtim të Teheranit pasi qeveria e kryeministrit Edi Rama i dënoi nga Shqipëria. •• Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Ambasadë u raportua se po digjeshin dokumente nëpër fuçi. • Ndërsa sot kanë nisur lëvizjet e fundit për t’u larguar. •Diplomatët janë larguar me një mjet tip “Benz”, ndërsa punonjësit kanë ikur në këmbë. • Për sigurinë e vendit është kontrolluar edhe godina. •Forcat RENEA dhe anti-terrori kanë kontrolluar për më shumë se dy orë të gjithë godinën. • Ndërsa ende në godinë vijojnë të jenë të pranishëm oficerët e policisë gjyqësore, të cilët po kontrollojnë me detaje atë çfarë kanë lënë pas diplomatët e dëbuar. • Edhe pse hjatë mbrëmjes së djeshme, në Ambasadë u raportua se po digjeshin dokumente nëpër fuçi. •Shpërngulja e iranianëve vjen pasi dje, në mesditë, kryeministri Edi Rama lajmëroi prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke u kërkuar të gjithë punonjëve të Ambasadës në Shqipëri që të largohen menjëherë nga Tirana. • Kjo pasi, Rama bëri Iranin fajtor për sulmin kibernetik që pësoi vendi në fillim të korrikut.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Fuçi me flakë ndriçuan ndërtesën”, Reuters: Diplomatët iranianë djegin dokumentet para se të largohen nga Tirana

Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, RENEA në
Ambasada e Iranit

TIRANË- Diplomatët iranianë dogjën dokumentet në ambasadën në Tiranë herët në mëngjesin e së enjtes, disa orë para se të largoheshin nga vendi pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të një sulmi kibernetik, raporton Reuters.

Reuters sjell edhe deklaratën e një dëshmitari, që ka folur rreth djegies së dokumenteve pas ultimatumit për t’u larguar nga Shqipëria. Një dëshmitar i thënë Reuters se një burrë brenda ambasadës duke hedhur letra në një fuçi të ndryshkur, me flakë që ndriçonin muret e ndërtesës trekatëshe.

“Diplomatët iranianë dogjën dokumentet në orët e para të mëngjesit të enjtes, disa orë përpara se të largoheshin nga vendi pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke akuzuar Republikën Islamike për një sulm kibernetik në korrik”, raporton Reuters.

Shqipëria dhe Irani kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që nga viti 2014, kur Shqipëria pranoi rreth 3 mijë anëtarë të grupit opozitar në mërgim, Organizata e Muxhahidëve të Popullit të Iranit, e njohur edhe me emrin farsi Mujahideen-e-Khalq, të cilët u vendosën në një kamp pranë Durrësit.

Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije dje nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.

3 VITE ME PARE

FOTOT- Koha po kalon... Diplomatët e Iranit ikin me "Benz", punonjësit largohen në këmbë

Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, RENEA në
Pamje nga ambasada e Iranit

TIRANË- Diplomatët iranianë boshatisën ambasadën e Iranit në Tiranë dhe kanë vendosur që të largohen nga vendi pasi dhe koha po u mbaron. Siç duket edhe nga pamjet e e siguruara nga "Top Channel", një makinë “Benz” u largua këtë mëngjes nga ambasada e Iranit, e mbushur me sende personale në sediljet e pasagjerëve.

Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, RENEA në

Ndërkohë që të tjerë punonjës u larguan në këmbë.

Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, RENEA në

Aktualisht godina është rrethuar me shiritin policor "Mos Kalo" dhe pritet që forcat blu të vazhdojnë me procedurat e kontrollin brenda në godinë. Mirëpo flamuri iranian po valëvitet ende në një prej dritareve të godinës.

3 VITE ME PARE

Diplomatët e Iranit duhet të largohen rreth mesditës, ishin me qera tek 'Rruga e Salës', pronari shkon tek godina

Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, RENEA në
Foto nga Ambasada e Iranit

TIRANË- Forcat e Policisë së Shtetit kanë hyrë në ambientët e ambasadës së Iranit në Tiranë, kur diplomatëve u kishte mbetur dhe pak orë kohë për të liruar godinën, pak pas mesditës. Në ambientet e selisë diplomatike në rrugën “Mustafa Matohiti” (e njohur ndryshe edhe si rruga e Salës pasi banon ish-kryeministri Sali Berisha), ka pasur ende lëvizje punonjësish mëngjesin e kësaj të enjteje, të cilët kanë kërkuar që të lëvizin edhe plaçkat e fundit nga godina pasi afati i fundit është në orën 12:30. Sipas informacioneve, ka pasur një letër këmbim mes ambasadës të Iranit dhe Ministrisë të Punëve të Jashtëm shqiptare. Prej tyre është kërkuar më shumë kohë për tu larguar, por kërkesa nuk është pranuar.

Pranë godinës është parë dhe pronari i saj, pasi ka qenë e marrë me qira nga të huajit. Madje qiramarrësit nuk kishin hequr as flamurin e Iranit nga godina. Teksa koha po mbaron, RENEA dhe anti-terrori kanë hyrë në godinë për të shuar të gjitha dyshimet se ka pasur ndonjë lëndë plasëse e lënë pas. 

Dje, Shqipëria shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama tha se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik Shqipëria dy muaj më para. Qeveria i ka dhënë urdhër ambasadorit dhe të gjithë stafit të ambasadës iraniane të largohen nga Shqipëria brenda 24 orëve.

3 VITE ME PARE

Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, RENEA hyn në godinë

Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, RENEA në

TIRANË- Forcat Speciale RENEA dhe Antiterroti dhe njësia anti-eksploziv kanë hyrë në ambientet e brendshme të ambasadës iraniane në Tiranë. Kjo pasi diplomatëve u kanë mbetur edhe pak orë kohë për të liruar godinën. Efektivët e Policisë së Shtetit kanë për detyrë që të kontrollojnë godinën e ambasadës për çfarë mund të ketë mbetur pa u lëvizur nga diplomatët që punonin në vendin tonë.

Ndërkohë që kontrollet vazhdojnë, shumica e diplomatëve iranianë janë larguar, ndërkohë shihen lëvizje të shpeshta të njerëzve dhe makinave. Të gjithë po largohen pasi dje, Shqipëria shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama tha se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik Shqipëria dy muaj më para. Qeveria i ka dhënë urdhër ambasadorit dhe të gjithë stafit të ambasadës iraniane të largohen nga Shqipëria brenda 24 orëve.

irani sulmon shqiperine hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen