LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri/ Rama: Mik i vjetër dhe i shtrenjtë i popullit shqiptar!

• Kryeministri Edi Rama, ka mirëpritur sot në Tiranë Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Muhammed Bin Zayed, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. • Gjatë pritjes së Sheikh Muhammed Bin Zayed, Rama është shprehur se kjo është vizita e tij e dytë në vendin tonë në një kohë të shkurtër. • Gjatë ceremonisë së pritjes, Rama gjithashtu shprehu mirënjohjen e thellë për raportet e veçanta mes dy vendeve. • Në shenjë nderimi, Presidentit të Emirateve Sheikh Muhammed Bin Zayed iu akordua titulli “Ylli i Mirënjohjes Publike”. • Gjatë pritjes së Sheikh Muhammed Bin Zayed, Rama foli me mirënjohje dhe vlerësim të madh për presidentin e Emirateve të Bashkuara, i cili vizitoi Tiranën ditën e djeshme. • Rama shprehu mirënjohje ndaj vendit, i cili ka mbështetur Shqipërinë dhe shqiptarët ndër vite. • Kryeministri u ndal te ndihma që Emiratet e Bashkuara i kanë dhënë shqiptarëve të Kosovës në periudhën e luftës. • Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed mbërriti në Shqipëri mbërmjen e mërkurës, ndërsa vizita e tij në vendin tonë mësohet se ka qenë e shkurtër.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Sheikh Muhammed Bin Zayed përfundon vizitën zyrtare në Shqipëri/ Rama e shoqëron në aeroport: Mirëardhsh mik i shtrenjtë (VIDEO)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri/
Sheikh Muhammed Bin Zayed dhe edi Rama

TIRANË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Muhammed Bin Zayed ka përfunduar vizitën e tij zyrtare në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga përcjellja e Sheikh Muhammed Bin Zayed në aeroportin e Rinasit, drejt avionit të tij presidencial.

Presidenti i Emirateve mbërrit mbrëmjen e kaluar në Shqipëri ku zhvilloi një vizitë të shkurtër. Gjithashtu kryeministri Edi Rama e dekoroi me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Kryeministrisë.

"Mirëardhsh mik i shtrenjtë," shkruan Rama në postimin e tij. 

 

1 VITE ME PARE

Sheikh Muhammed Bin Zayed vizitë zyrtare në Tiranë/ Rama i shpreh mirënjohjen për mbështejen ndaj shqiptarëve të Kosovës: Emri juaj dëgjohet me respekt në mbarë botën

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri/
Edi Rama f

TIRANË- Gjatë pritjes së Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, Kryeministri Edi Rama foli me mirënjohje dhe vlerësim të madh për presidentin e Emirateve të Bashkuara, i cili vizitoi Tiranën ditën e djeshme. Rama shprehu mirënjohje ndaj vendit, i cili ka mbështetur Shqipërinë dhe shqiptarët ndër vite. Kryeministri u ndal te ndihma që Emiratet e Bashkuara i kanë dhënë shqiptarëve të Kosovës në periudhën e luftës.

"Kjo marrëdhënie është mbi të gjitha meritë e përkushtimit tuaj personal ndaj kësaj vëllazërie. Lartësi, ju më mësoni çdo ditë se vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet. Ajo ndërtohet duke ecur së bashku në të njëjtën rrugë, duke qëndruar bashkë me të vërtetën, duke përqafuar urtësinë që ju e trashëguar nga i ndjeri babai juaj, Sheikh Zaued bin Sultan Al Nahyan. Zoti e ndriçoftë shpirtin e tij në paqe të përjetshme.

Ne jemi të gjithë krijesat e Zotit. Dhe unë pata privilegjin të dëgjoj prej jush që në takimin tonë të parë se si  babai juaj ua bëri të jetuara këto fjalë në atë moment, kur qindra mijëra shqiptarë duke ikur nga spastrimi etnik në Kosovë, vërshuan drejt Shqipërisë. Ju ishit atëherë një oficer i ri ushtrie  që zbarkuat në pistën e ngritur nga babai i juaj në veri të vendit tonë për të mundësuar mbërritjen e avionëve me ndihma për qindra e mijëra refugjatë lufte. Unë di këtë: në mbarë botën emri juaj dëgjohet me respekt  dhe ndërmendët me shpresë," tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri/ Rama e nderon me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike”

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur sot në Tiranë Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Muhammed Bin Zayed. Në shenjë nderimi, Presidentit të Emirateve Sheikh Muhammed Bin Zayed iu akordua titulli “Ylli i Mirënjohjes Publike”, 

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed mbërriti në Shqipëri mbërmjen e mërkurës, ndërsa vizita e tij në vendin tonë mësohet se ka qenë e shkurtër.

Rama: Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt të thellë dhe mirënjohje, ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike. Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë.

1 VITE ME PARE

Rama me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Erdhët si një anëtar i familjes, që s’i lë kurrë të shkëputen fijet e dashurisë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka mirëpritur sot në Tiranë Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Muhammed Bin Zayed, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë pritjes së Sheikh Muhammed Bin Zayed, Rama është shprehur se kjo është vizita e tij e dytë në vendin tonë në një kohë të shkurtër. Gjatë ceremonisë së pritjes, rama gjithashtu shprehu mirënjohjen e thellë për raportet e veçanta mes dy vendeve 

"Zoti President, është nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë, për herë të dytë brenda një periudhe kaq të shkurtër. Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) thoshte” Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tre ditë dhe më i miri prej të dyve është ai që përshëndet i pari. Ju, Lartësi erdhët te ne me këtë frymë, si ai që përshëndet i pari. Si një anëtar i dashur i familjes që ndonëse larg, nuk i lë kurrë të këputen fijet e dashurisë. Tani është e qartë kush është më i miri nga të dy, nëse ka ekzistuar ndojëherë ndonjë dyshim.

Më lejoni ta them këtë edhe në emër të njerëzve të mi, ne fillim dëgjuam për Emiratet e Bashkuara. Pastaj mësuma për to, pastaj shkuam dhe i pamë dhe më pas mësuam të njohim dhe të vlerësojmë njerëzit që kujdesen për to. Të llogarisim veten mes miqve të vendit tuaj të jashtëzakonshëm është për ne jo vetëm një nder i madh si popull, por një burim kënaqësie i sinqertë dhe krenarie të posaçme për ne që përfaqësojmë vendin tonë. Dhe kjo marrëdhënie është mbi të gjitha meritë e përkushtimit tuaj personal ndaj kësaj vëllazërie. Lartësi, ju më mësoni çdo ditë se vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet," tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Rama pret në Tiranë presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed: Mik i vjetër dhe i shtrenjtë i popullit shqiptar!

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri/
Foto

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed ka mbërritur në vendin tonë. Rama shkruan se Zayed mbrërriti mbrëmë në Shqipëri teksa e cilësoi një mik të vjetër dhe të shtrejntë për popullin shqiptar.

Më tej në postim Rama ka ndarë pamje nga pritja e presidentit në aeroport. E pranishme gjatë pritjes ishte edhe ministrja Balluku. Ai gjithashtu ndau foto nga takimet në kryeministri të presidentit.

"MIRËMËNGJES dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, Lartësisë së Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, ju uroj një ditë të mbarë," shkruan Rama.

edi paloka-edi rama sheikh muhammed bin zayed

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen