Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Protesta e qytetarëve para Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe konfrontime mes efektivëve dhe protestuesve. • Gjatë protestës, ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë pasi protestuesit kanë qëlluar me vezë deputetët e Partisë Socialiste. • Si pasojë e kësaj, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke shoqëruar pesë prej protestuesve për në komisariat. • Pas përplasjes ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se pas protestës së qytetarisë dhe atdhedashurisë, doli në pah pisllëku karakteristik i dhunës dhe dështimit. • Ndryshe nga reagimi i Ramës, kryedemokrati Sali Berisha ka dal në mbrojtje të qytetarëve, duke dënuar gjakosjen e qytetarëve nga Policia.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka dënuar ashpër episodet e dhunës të regjistruara gjatë protestës së sotme, ku disa efektivë të Policisë së Shtetit u përballën me dhunë fizike.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gogu e cilësoi të papranueshëm përdorimin e forcës, veçanërisht hedhjen e gurëve ndaj punonjësve të rendit, duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet për të shprehur pakënaqësitë politike.
Ai theksoi se, shteti i së drejtës ndërtohet mbi respektimin e ligjit, të institucioneve dhe të njëri-tjetrit.
Postimi i plotë i Ministrit Gogu:
"Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Aktet e dhunës, përfshirë hedhjen e gurëve ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës së sotme, janë të papranueshme dhe të pajustifikueshme. E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore dhe duhet të ushtrohet në respekt të ligjit dhe të institucioneve.
Askush nuk ka të drejtë të cenojë sigurinë e efektivëve të Policisë, të cilët janë në krye të detyrës për të garantuar rendin publik dhe sigurinë e çdo qytetari.
Shteti i së drejtës ndërtohet mbi respektimin e ligjit, të institucioneve dhe të njëri-tjetrit. Dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur bindjet apo pakënaqësitë politike", shkruan Gogu në rrjete sociale./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para godinës së Parlamentit.
Në një postim në Facebook, Peleshi ka dënuar aktet e dhunës, duke i cilësuar ato si të papranueshme për një vend që aspiron vlerat demokratike.
Kreu i Kuvendit nënvizoi se ndonëse e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore në çdo demokraci, ajo nuk mund të shndërrohet në një mjet për dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, deputetëve apo institucioneve publike.
Postimi i plotë:
"Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, deputetëve të Kuvendit apo institucioneve publike. Shqipëria ndërtohet mbi dialogun, respektin për ligjin dhe institucionet, jo mbi përplasjen. E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore dhe duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore.
Kur protesta shndërrohet në dhunë ndaj njerëzve, cenon jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe vetë vlerat mbi të cilat ndërtohet demokracia. Solidaritet i plotë me efektivët e Policisë së Shtetit, të plagosur gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim sa më të shpejtë. Të papranueshme sulmet ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Asgjë e mirë nuk ndërtohet prej dhunës dhe kaosit" shkroi ai./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka sulmuar protestuaesit në fjalën e tij për mediat pas daljes nga seanca plenare. Teksa protestuesit tentuan të ndalojnë dhe hyrje-daljet e deputetëve me anë të goditjeve me vezë dhe shishe, Balla i quajti ata një grup mbeturinash sociale dhe politike.
“Sikur kanë ata të drejtë të protestojnë edhe ne kemi të dejtë të votojmë ligjet, të bëjmë detyrën që na kanë votuar njerëzit. Janë 856 mijë e 177 shqiptarë që kanë bërë këtë grup parlamentar. Një kontratë që nuk e luan as topi, kontratën e PS-së me shqiptarët. Unë jam mësuar me këtë e në këto 13 vite të qeverisjes tonë, në vlerësimin tim ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që parlamenti duhet të shpërndahet.
Sot edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që këtu është një skenar tërësisht jo shqiptar në këtë moment historik, ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligje që lidhen me anëtarësime që lidhen me BE, ky skenar nuk është i papritur, e kemi parë në vende të tjera. Brenda atij grupi që dhunon e plagos tre punonjë spolicie, gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit, kush sulmon policinë ka sulmuar shtetin. Dua të jem i qartë, të mbështes policinë, ti bëhet me dije kujtdo që ngre dorë kundër policisë, do përballet me forcën e policisë”, tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ashpër dhunën e përdorur nga policia ndaj protestuesve gjatë protestës së tyre në ambientet e jashtme të Parlamentit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se "narkopolicia" ka larë duart si Pilati, pas sulmeve që u ka bërë protestuesve.
Reagimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha:
Përgjaket protesta. Pasi e përgjakin narkopolicët lajnë duart si Pilati!
Dënoj me ashpërsinë më të madhe gjakosjen e protestuesit paqësor!./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e sotme para Kuvendit, ku qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Me anë të një postimi në X, Rama ka deklaruar se pas protestës së qytetarisë dhe atdhedashurisë, doli në pah pisllëku karakteristik i dhunës dhe dështimit.
Postimi i Plotë:
Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik.
Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik????????????
— Edi Rama (@ediramaal) July 2, 2026