LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"45 hektarë iu dhanë pa leje"/ Kryemadhi: Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 mln euro për dherat

• Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka publikuar disa fakte rreth Inceneratorit të Tiranës. • Gjatë një konference për mediat, Kryemadhi ka deklaruar se kontrata e Koncensionit funksionon vetëm për të paguar koncensionarin, por nuk përmbushet asnjë detyrim nga ana e tij. • Kryemadhi shton se kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet dhe deri më tani penalitetet e pambledhura janë në masën 8.5 milionë Euro. • Kryemadhi po ashtu ka theksuar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato derdhen jashtë lejes për ndërtimin e tij. • Sipas saj, inceneratori pritet t’i shkaktojë një dëm prej 500 milionë euro shteti.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

A i ka sekuestruar SPAK prona? Kryemadhi: Lajme të pavërteta, sulme për shkak të Inceneratorit të Tiranës

"45 hektarë iu dhanë pa leje"/ Kryemadhi: Veliaj ka detyruar
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mohuar disa lajmet që dolën se SPAK kishte sekuestruar disa prona të saj dhe të familjarëve. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se të gjitha sulmet janë për faktin se ajo po denoncon çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

Sot ne jemi asnjë pronë, asnjë as, e imja, as e familjarëve të mi, nuk është sekuestruar. Por ta lëmë të komunikojmë dhe në ditët e tjera. Ka kohën e vetë, pasi mos harroni se beteja për inceneratorin e Tiranës, është betejë me strukturë kriminale mediatike. Nëse kemi vrasës me pagesë për njerëz, kemi dhe vrasës me pagesë për opinionin publik. Të jeni të bindur se çështja e inceneratorit të Tiranës, s’do të ma mbyllë gojën për asnjë gjë. Të jeni të bindur. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi”, tha kryemadhi.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Kryemadhi: Faktet e provat e zbuluara nxjerrin zbuluar korrupsionin shtetëror

"45 hektarë iu dhanë pa leje"/ Kryemadhi: Veliaj ka detyruar
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se provat dhe faktet për Inceneratorin e Tiranës, kanë zbuluar korrupsionin shtetëror në Shqipëri. Kryemadhi ka deklaruar se pa mbështetjen e qeverisë, kontrata e inceneratorit, nuk do të kishte mundësi që të vidhte asnjë qindarkë nga lekët e shqiptarëve. Sipas Kryemadhit, inceneratori pritet t’i shkaktojë një dëm prej 500 milionë euro shteti. 

"Këtë gjë mund ta kishin bërë shumë mirë dhe SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar, Kontrolli I Lartë I Shtetit, media, apo cdo institucion i brendsëhm apo i huaj, qeveritar apo organizatë jo fitimprurëse, që ka objekt të veprimtarisë ka luftën kundër korrupsionit dhe transparencën. 15 Hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landifillit; pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit kanë mbushur një sipërfaqe me 15 Hektarë. Edhe liqene tjanë bërë tokë. BAZUAR NË KËTË ARSYETIM REZULTON SE NDODHEMI NË KUSHTET E NENIT 36 TË LIGJIT 125/2013 “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, pasi koncesionari nuk ka përmbushur kushtet thelbësore të kontratës së koncesionit, e për pasoja kjo kontratë duhet të zgjidhet në mënyrë të njëanshme nga autoriteti kontraktues. Përgjegjës për këtë shkelje janë Autoriteti Kontraktues, Bashkia Tiranë dhe Qeveria Shqiptare, pasi me veprimet e tyre për financimin e kontratës së koncesionit nga njëra anë dhe mosveprimet e tyre në marrjen e masave për realizimin e projektit i kanë shkaktuar deri më tani 5 milionë euro dëm ekonomik dhe pritet t’i shkaktojnë në vijim mbi 500 milionë euro dëm ekonomik shtetit shqiptar," tha Kryemadhi.

 
2 VITE ME PARE

Skandali/ Kryemadhi: Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato janë depozituar jashtë tij

"45 hektarë iu dhanë pa leje"/ Kryemadhi: Veliaj ka detyruar
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat. Gjatë një deklarate për mediat, Kryemadhi ka theksuar se pas firomjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia ka marrë veprime që detyronin të gjithë ndërtuesit të paguanin që dherat e prodhuara nga ndërtimi,të derdheshin në incenerator. Por në të vërtetë dherat janë depozituar jashtë lejes së ndërtimit për Inceneratorin. 

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar ti conin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës. Kjo gjë u denoncua dhe nga kryetari i shoqatës së ndërtuesve, në komisionin hetimor parlamentar. Hetimet e kryera nga Kryemadhi për inceneratorin e Tiranës, nxjerrin në pah, se si, inceneratori i Tiranës ka përfituar 60 milionë Euro nga firmat e ndërtimit për depozitim dherash, ndërkohë që dherat janë hedhur jashtë Landfillit, jashtë lejes së ndërtimit. Kjo për Kryemadhin përbën dy fakte skandaloze:
1. Bashkia Tiranë ka ndikuar përmes një skeme kriminale, që bizneset private të lidhura me bashkinë, pasi firmat e ndërtimit janë të lidhura që nga momenti I parë I marrjes së lejes deri në përfundim të punimeve me Bashkinë Tiranë, që të dërgonin para në llogarinë bankare të inceneratorit. Më pas këto para, nëse ndiqen mund të rezultojnë që janë dhënë nga inceneratori për llogari të drejtorëve të bashkisë apo dhe të zyrtarëve të qeverisë.
2. Inceneratori i Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat i ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Roli I koncesionarit ka qenë përfitimi I pagesave dhe jo realisht depozitimi i dherave.

2 VITE ME PARE

Kryemadhi publikon llogaritjen e penaliteteve të pambledhura: Qeveria i fal inceneratorit të Tiranës 8.5 mln euro

"45 hektarë iu dhanë pa leje"/ Kryemadhi: Veliaj ka detyruar
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Sipas Kryemadhit penalitetet llogariten në bazë ditore dhe vendimi i qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro.

"Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro. Në kohën kur qeveria shqiptare, kur bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona Euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante," tha Kryemadhi.

2 VITE ME PARE

Kryemadhi për Inceneratorin e Tiranës: Paguhet nga shteti pa u monitoruar kontrata. Bashkia Tiranë nuk ka çuar përfaqësues në NJZP

"45 hektarë iu dhanë pa leje"/ Kryemadhi: Veliaj ka detyruar

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka publikuar disa fakte rreth Inceneratorit të Tiranës. Gjatë një konference për mediat, Kryemadhi ka deklaruar se kontrata e Koncensionit funksionon vetëm për të paguar koncensionarin, por nuk përmbushet asnjë detyrim nga ana e tij. Po ashtu kryemadhi ka theksuar se Erion Veliaj, ka vendosur që të mos çoj përfaqësues në Njësinë e Zbatimit të Projektit.

"Monitorimi nga Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë nuk funksionon. Njësia e Zbatimit të Projektit nuk është formuar. Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari. Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti i Supervizorit të punimeve. Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar," tha Kryemadhi.

monika kryemadhi inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit