LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kryeqyteti në zi të dielën! Homazhet e lamtumirës për Fatos Nanon, Rama pritet të mbajë fjalim

• Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një videokartolinë lamtumire për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. • Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka sjellë një kolazh nga kujtimet e Nanos, në politikë por dhe në jetën private. • Krah videos, Kryeministri shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen. • Rama e konsideron Fatos Nanon si “mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish”. • Kryeministri shkruan gjithashtu se Nano nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet dhe nga vendi i nderit në historinë e familjes socialiste. • Rama gjithashtu ka ndarë pamje edhe nga takimet e Nanos me figura të rëndësishme që nga Ibrahim Rugova, Silvio Berlusconi e te Erdogan. • Po ashtu, në këtë videokartolinë, evidentohet dhe martesa e dytë e Fatos Nanos me Xhoanën si edhe momenti kur ai jep dorëheqjen nga drejtimi i PS. • Ndërsa, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj shkruan se Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë, të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori. • Duke e konsideruar një mik të shtrenjtë të tij, Ahmetaj thotë se Nano, ishte një human, demokrat dhe vizionar. • Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj shprehet se Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare. • Në nderim të ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, ndërsa homazhet shtetërore do të mbahen po këtë ditë tek Pallati i Kongreseve.

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

2 nëntori në zi! Ceremonia shtetërore në nder të Fatos Nanos do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, me homazhe publike e pjesëmarrje të figrave të larta

Kryeqyteti në zi të dielën! Homazhet e lamtumirës për
Fatos Nano

TIRANA- Në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, një prej figurave më të spikatura të politikës shqiptare, të dielën më 2 nëntor 2025 do të zhvillohet ceremonia shtetërore e lamtumirës në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ceremonia do të nisë në orën 08:30 me homazhet publike, të cilat do të zgjasin deri në orën 11:00.

Më pas, në orën 11:15, nderimet do të vijojnë nga personalitetet më të larta të shtetit dhe Trupi Diplomatik, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet ceremonia zyrtare e lamtumirës në prani të autoriteteve shtetërore dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të shoqërojë trupin e Fatos Nanos drejt vendprehjes së tij, në një ceremoni private familjare.

NJOFTIMI:

Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, udhëheqës dhe politikan i shquar, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Programi i ceremonisë:

08:30 – Fillimi i homazheve publike;
11:00 – Përfundimi i homazheve publike
11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;
12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.

Sinjali televiziv i të gjithë ceremonisë do të mundësohet nga regjia qendrore dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare në Facebook dhe YouTube.

Fotografët do të kenë pozicionin e tyre të dedikuara në një kënd të posaçëm të Hollit të Pallatit të Kongreseve.

8 MUAJ ME PARE

Kryeqyteti në zi të dielën! Homazhet e lamtumirës për Fatos Nanon, Rama pritet të mbajë fjalim, ja kush të marrë pjesë nga opozita

Kryeqyteti në zi të dielën! Homazhet e lamtumirës për
Fatos Nano

TIRANA- Kryeqyteti do të jetë nesër në zi për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë të premten, pas një periudhe të gjatë trajtimi në një spital privat për shkak të problemeve shëndetësore. Homazhet do të zhvillohen në Tiranë dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranet e mediave kombëtare.

Në ceremoni pritet të mbajë një fjalim kryeministri Edi Rama, ndërsa të pranishëm do të jenë drejtues, ish-funksionarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste. Degët lokale të PS-së janë organizuar për të sjellë qytetarë nga rrethet që duan të nderojnë kujtimin e ish-liderit të tyre.

Sipas burimeve për mediat, në ceremoni do të marrë pjesë edhe Flamur Noka si përfaqësues i Partisë Demokratike. Ftesa janë dërguar gjithashtu për përfaqësues të institucioneve dhe politikës së Kosovës, megjithatë presidentja Vjosa Osmani nuk do të jetë e pranishme. Për nder të Fatos Nanos, ambasada e Shqipërisë në Prishtinë do të hapë librin e ngushëllimeve më 3 dhe 4 nëntor 2025, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe 14:00 deri në 16:00.

 

8 MUAJ ME PARE

"Mik i shtrenjtë për mua"/ Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Ahmetaj: Human, demokrat dhe vizionar

Kryeqyteti në zi të dielën! Homazhet e lamtumirës për
Fatos Nan

TIRANË- Ish zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit socialist, Fatos Nano mesditën e 31 tetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Ahmetaj shkruan se Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë, të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori. Duke e konsideruar një mik të shtrenjtë të tij, Ahmetaj thotë se Nano, ishte një human, demokrat dhe vizionar.

Reagimi: 

Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori. Fatos Nano tentoi, diku-diku dhe i vetëm të referonte diturinë në themel të një shoqërie.

Shumëkush gatoi, hëngri e “ndërtoi” mbi liberalizmin dhe dashurinë e tij për "armiqtë", i vetëçarmatosur nga thikat edhe ditën e tij të “Zeusit” të vdekshëm. Human, demokrat dhe vizionar! Mik i shtrenjtë për mua [????] ! U prehsh në paqe!

8 MUAJ ME PARE

Ndarja jeta e Fatos Nanos, Agron Gjekmarkaj: Do të kujtohet si figurë themelore në tranzicionin politik

Kryeqyteti në zi të dielën! Homazhet e lamtumirës për
Fatos Nano

TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Fatos Nano, i cili humbi betejën me sëmundjen ditën e djeshme pas 24 ditësh në reanimacion. Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj shprehet se Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare.

Reagimi i Gjekmarkaj:

Mesazh ngushëllimi. Me hidhërim po percillet lajmi i ndarjes nga jeta i ish-Kryeministrit dhe ish-Kryetarit të Partisë Socialiste, z. Fatos Nano. Në emër tim personal dhe si Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij.

Z. Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare.
Befasia antikonformiste, pranimi i kundershtarit si i tille e jo si armik, fjalori plot nuanca deri ne autoironi, aftësia për të bërë marrveshje e lejuar rrotacionin, vullneti reformues, mbeten vlera udhërrefyese per politiken shqiptare! U prehtë në paqe e ameshim./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona"/ Rama publikon videokartolinë lamtumire për Fatos Nanon: Miku vdiq pas një lufte sfilitëse me sëmundjen

Kryeqyteti në zi të dielën! Homazhet e lamtumirës për
Fatos Nano

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një videokartolinë lamtumire për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka sjellë një kolazh nga kujtimet e Nanos, në politikë por dhe në jetën private.

Krah videos, Kryeministri shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen. Rama e konsideron Fatos Nanon si “mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish”. Kryeministri shkruan gjithashtu se Nano nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet dhe nga vendi i nderit në historinë e familjes socialiste. 

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore./Dosja.al

fatos nano

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit