Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë është zhvilluar sot në GJKKO. • Veliaj ka kërkuar që seanca të gjyqësore të transmetoheshin live, por Gjykata e Posaçme e ka rrëzuar këtë kërkesë, pasi dy prej të pandehurve, Elman Abule dhe Adela Kondakçiu, nuk pranuan që seanca të transmetohet live.• Vetë Veliaj nuk shkoi në seancë, por deklaroi se do të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, i cili tha se transmetimi live është i domosdoshëm për transparencën ndaj publikut dhe për të garantuar që qytetarët të informohen mbi zhvillimet e procesit.• SPAK nuk doli kundër kërkesës së transmetimit live, por prokurori Altin Dumani theksoi se dëshmitarët nuk mund të ekspozohen dhe kjo sipas tij nuk ndodh as në vendet e rajonit, BE-së apo në SHBA.• GJKKO rrëzoi edhe dy kërkesa të tjera të propozuara nga mbrojtja e Veliajt.• Avokati Ndreca kërkoi që të gjithë fashikujt hetimorë t’iu vendosen në dispozicion në mënyrë të dixhitalizuar, por gjyqtarja argumentoi se mbrojtja ka pasur mundësi të njihet me provat, të cilat i janë vënë në dispozicion edhe fizikisht Veliajt. • Ndreca tha gjithashtu se në 35 fashikuj, ndodhen prova digjitale (CD/USB), të cilat rezultojnë të pahapura nga gjyqtarja e seancës paraprake dhe kërkoi po ashtu t'iu vendosen në dispozicion.• Po ashtu dosja Veliaj do të ndahet në dy pjesë, pasi GJKKO pranoi kërkesën e 7 të pandehurve për gjykim të shkurtuar, mes tyre biznesmenët Abule, Bektashi dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për disa prej të pandehurve në dosjen Veliaj. Mësohet, se GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Elman Abule, shoqëria “Ramental”, Fatmir Bektashi, kompania “Kontakt”, Mirton Lika, Flutur Xhani, Klotilda Bushka, Adela Kondakçiu, Fatjon Baçi, si dhe shoqëria “Lani”.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
TIRANË- Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka deklaruar se Veliaj nuk do të marrë pjesë në seanca derisa të ketë kushte të barabarta. Gjatë një prononcimi për mediat, Ndreca tha se është kriter kushtetues që palët duhet të jenë të barabarta dhe të komunikojnë me avokatin e tij në mënyrë dinamike në proces.
Sipas tij, transmetimi live është pjesëmarrja e publikut në mënyrë më të gjerë, përtej gaztearëve dhe transmetimi i çdo debati apo kontradite në procesin penal. Ndreca tha se kryebashkiaku ka pasur një mjekim periodik në lidhje me lëkurën e tij te dermatologu, por jo ndërhyrje kirurgjikale.
“Transmetimi live është pjesëmarrja e publikut në mënyrë më të gjerë, përtej gaztearëve dhe transmetimi i çdo debati apo kontradite në procesin penal. Vendimi i Gjykatës nuk e respekton këtë parim kushtetues. Për kërkesën time për njohjen me aktet dhe kundër argumentet që janë kthyer në klishe nga prokuroria, e konsideron si zvarritje, në fakt ekspozon qëllimin e prokurorisë që nuk ka për qëllim të realizojë një proces të rregullt ligjor.
Është kafazi i qelqtë që ishte një ndër kërkesat tona për të krijuar mundësinë që zoti Veliaj të jetë përkrah avokati si palë në proces dhe i pafajshëm. Është kriter kushtetues që palët duhet të jenë të barabarta dhe të komunikojnë me avokatin e tij në mënyrë dinamike në proces.
Kërkesë që u mbështet edhe nga Komiteti i Helsinkit që e konsideroi instrument degradues për personat që janë në bankën e të akuzuarve. Kjo kërkesë e bën të pamundur që të jetë në procesin gjyqësor. Ka dëshirë e vullnet të jetë të prezent por në kushte të barabarta sic e kërkon kushtetuta. Mendoj se janë të dhëna personale, jo në interes të publikut. Ka pasur një mjekim periodik në lidhje me lëkurën e tij te dermatologu, por jo ndërhyrje kirurgjikale. Nuk jam i informuar nëse ka qenë në spital privat”, tha ai./Dosja.al

TIRANË- GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që seancat gjyqësore të transmetoheshin live, me argumentin se publiku duhet të ndjekë në kohë reale ecurinë e procesit.
Sot u mbajt, seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i cili sërish nuk është paraqitur fizikisht në sallën e gjyqit.
Sipas informacioneve nga seanca, Veliaj është përfaqësuar nga avokati i tij, ndërsa mungesa e tij është justifikuar përmes dy deklaratave zyrtare të përcjella nga Drejtoria e Burgjeve, ku njëra prej tyre thekson se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë. Në proces, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, përfaqësohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado./Dosja.al

TIRANË- Ka nisur seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Seanca është zhvilluar me debate mes prokurorëve dhe avokatit të Veliajt.
Altin Dumani është shprehur se, transmetimi live i seancës nuk e shqetëson procesin, përveç rastit kur bëhet fjalë për dëshmitarët, ku ekspozimi i tyre do të cenonte procesin.
Pjesë nga debati në gjyq:
Dumani: Gjyqi live? Ne, si organ akuze, nuk kemi problem, por mund të shqetësojë procesin. Në çështjet penale ku ka dëshmitarë, aq më tepër bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk lejohet transmetimi live. Kjo nuk ndodh as në rajon, as në Europë, as në gjyqet federale në SHBA. Mund të lejohen kamerat për disa pamje filmike, por dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët nuk mund të ekspozohen.
Dado: Pse vetëm ti do të flasësh? Prit, se kërkoi fjalën prokurori.
Dumani: Kemi dy muaj që kemi kaluar në themel dhe vijojmë me seancat paraprake. Avokatët e Veliajt, në mënyrë të përsëritur, paraqesin kërkesa artificiale, sipas gjykimit tonë, me qëllim zgjatjen e shqyrtimit gjyqësor.
Ndreca: Kam treguar korrektësi dhe profesionalizëm. Prokurori nuk ka sjellje etike; tërhiqini vëmendjen. Thuajini se është palë e barabartë në këtë proces. Ne nuk kemi qëllim të zvarrisim procesin. I vetmi që mbahet në burg është Erion Veliaj dhe ai ka interes që ky proces të ecë sa më shpejt. Ne nuk pranojmë të ecim pa qenë një proces i rregullt ligjor./Dosja.al
TIRANË- Seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj ka nisur pa prezencën e tij. Mësohet se, Veliaj ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij dhe ka kërkuar që seanca të transmetohet live.
Gjatë seancës është lexuar kërkesa e bërë nga Veliaj drejtuar GJKKO-së, ku ai kërkon që seancat gjyqësore të transmetohen live, në mënyrë që publiku të ketë mundësi të ndjekë ecurinë e procesit. Ai gjithashtu shprehet se nuk dëshiron të jetë i pranishëm në seancë. Nga ana tjetër, SPAK përfaqësohet në këtë proces nga prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado.
Për çfarë akuzohej Veliaj?