LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërdoroi detyrën, 48 orë burg për Agim Ademin, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës dërgohet në qeli, por sëmuret, përfundon në spital

• Agim Ademi, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, njëkohësisht dhe babai i këngëtarit Trim Ademi, të njohur si Capital T është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 48 orë. Prokuroria e Kosovës bën me dije se Ademi akuzohet për kryerje të veprave penale, “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. • Ademi është marrë në pyetje për disa orë, më pas është nisur drejt paraburgimit. Por, mediat e Kosovës raportojnë se ai është ndjerë keq në qeli. • Është lajmëruar autoambulanca dhe Ademi është dërguar me urgjencë në spital ku do të mbahet në 48 orët e ardhshme. Më pas pritet të zhvillohet seanca gjyqësore. • Ademi është zgjedhur në krye të FFK-së në korrik të vitit 2018. Nuk dihen çështjet konkrete në të cilat ai është përfshirë dhe po akuzohet.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Agim Ademi u la 48 orë në burg, Federata e Futbollit të Kosovës njofton konferencë urgjente

Shpërdoroi detyrën, 48 orë burg për Agim Ademin, Kryetari i
Agim Ademi

KOSOVË- Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se sot në orën 16:30 në hotel “Emerald” do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Ky njoftim bëhet me dije pas burgimit për 48 orë të kreut të FFK-së, Agim Ademi, masë që e ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”. Lidhet me institucionin që ai drejton.

Postimi i plotë: Të nderuar Ju njoftojmë se sot, në orën 16:30, në hotel “Emerald” mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media. Ju mirëpresim!

Ademi është marrë në pyetje për disa orë, më pas është nisur drejt paraburgimit. Por, mediat e Kosovës raportojnë se ai është ndjerë keq në qeli. Është lajmëruar autoambulanca dhe Ademi është dërguar me urgjencë në spital ku do të mbahet në 48 orët e ardhshme. Më pas pritet të zhvillohet seanca gjyqësore.

3 VITE ME PARE

VD/ U la në burg, sëmuret Agim Ademi, momenti kur dërgohet në spital me pranga në duar, mjeku tregon detaje nga gjendja e tij

Shpërdoroi detyrën, 48 orë burg për Agim Ademin, Kryetari i
Agim Ademi

KOSOVË- Ky është momenti kur Agim Ademi, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës dërgohet në spital pasi është ndjerë keq në paraburgimin ku iu caktua që të qëndronte për 48 orë.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Gazetën Express, pranimin e Agim Ademit në klinikë, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore pak kohë pasi me urdhër të prokurorit u dërgua në burg.

Doktor Syla tha se gjendja shëndetësore e Ademit është stabël dhe se kreu i FFK-së iu është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

“Stabile është gjendja, jemi duke ia bërë analizat dhe rëntgen. Pastaj të shohim, por me gjasë do të lirohet,”- deklaroi Syla.

Ademi sot është marrë në pyetje nga Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës. Prokuroria Themelore në Prishtinë e akuzon për kryerjen e dy veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.

3 VITE ME PARE

Agim Ademi, presidenti i Federatës së Kosovës (FFK), do të ndalohet për 48 orë…

Shpërdoroi detyrën, 48 orë burg për Agim Ademin, Kryetari i
Agim Ademi

KOSOVE - Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale, “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimet”.

Në një komunikatë për media është thënë se Prokuroria, bashkë me policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me çështjet penale. Agim Ademi është zgjedhur në krye të FFK-së në korrik të vitit 2018.

Njoftimi: “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”.

B.T (Dosja.al)

agim ademi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë