LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli në fushë, marrin kryesimin e grupit E. Plas festa në Air Albania

• Shqipëria fiton 2 me 0 ndaj Polonisë. • Në ndeshjen që u luajt në stadiumin Air Albania për kualifikueset e 'Euro24', kombëtarja shqiptare ka dhuruar spektakël në fushën e gjelbërt. • Fillimisht ka qenë Jasir Asani që preku rrjetën me predhën e tij në minutën e 37. • Kështu Shqipëria përfundoi pjesën e parë të ndeshjes në avantazh. • Ndërkohë që pjesa e dytë filloi me ndërrimin e Cikalleshit dhe Uzunit me Dakun dhe Seferin. • Vetëm dy minuta në lojë, Daku arriti që të dyfishonte shifrat për kuqezinjtë. • Me këtë fitore Shqipëria ka marr kryesimin e grupit E në eleminatoret e Euro24. • Shqipëria ndodhet në vendin e parë me 10 pikë, ndërkohë që ndihet nga Çekia në vend të dytë dhe Moldavia në vendin e tretë me nga 8 pikë secila. • Në vend të katër ndodhet Polonia me 6 pikë. 

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Shqipëria mund Poloninë 2-0, marrin kryesimin e grupit E, një hap pranë ëndërrës evropiane

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli

TIRANË- Shqipëria ka marrë kryesimin e grupit E në eleminatoret e Euro24. Me një fitore të merituar ndaj Polonisë sot, Shqipëria është afruar një hap më shumë ndaj ëndërrës evropiane. 

Golat për Shqipërinë i bënë Jasir Asani në miniutën 37 dhe Mirlind Daku në minutën 61. Kjo fitore është e para e Shqipërisë, pas 70 vitesh ndaj Polonisë. 

2 VITE ME PARE

'Se Shqipëri m’dha Zoti dhe Shqipëri do të mbes', banderola e 'Plisave' në Air Albania dedikuar Kosovës

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli
Banderola

TIRANË- Tifozët e Kosovës kanë shpalosur një banderolë gjigande në stadiumin Air Albania, teksa po luhet ndeshja Shqipëri-Kosovë. 'Plisat' janë bërë bashkë dhe kanë ngritur një banderolë kushtuar Kosovës.

“Se unë jam Kosova që nga plumbi s’vdes. Se Shqipëri më dha Zoti dhe Shqipëri do t‘mbes" lexohet në banderolën e tifozëve shqiptarë të Kosovës. 

2 VITE ME PARE

Plas festa në Air Albania, Shqipëria dyfishon shifrat, Daku nuk gabon para rrjetës

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli
Goli

TIRANË- Shqipëria dyfishon shifrat në Air Albania. Pas golit të Jasir Asanit në minutën e 37, shumë shpejt ka ardhur dhe goli i dytë nga kuqezinjtë. 

Ka qenë Mirlind Daku, i cili ka shënuar gol në minutën e 61, vetëm disa minuta, pasi preku fushën e gjelbërt. 

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ I shoqëruar nga Zaho dhe Linda, kryeministri Rama sheh ndeshjen nga stadiumi Air Albania

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli
Rama me familjen

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ndeshjen e sotme Shqipëri-Poloni ta shoh nga stadiumi Air Albania. Në foton e mësipërme, shihet Rama i shoqëruar nga gruaja e tij, Linda Rama si dhe nga djali i tyre Zaho.

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli
Zaho Rama

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 1 me 0 për Shqipërinë, ku golin e ka bërë Jasir Asani në minutën e 37.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Festë në Air Albania, goli i Asanit çon në pesh tifozerinë shqiptare

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli
Festa

TIRANË- Goli i Jasir Asanit ka çuar në pesh tifozerinë shqiptare në stadiumin Air Albania. Me brohorima të shumta, tifozët kuqezi pritën golin e Asanit, i cili i çon një hapë më pranë Euro24.

Për Shqipërinë mjafton që të mbaj këtë rezultat edhe në pjesë të dytë, për të fituar ndeshjen.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Asani shkund rrjetën e polakëve, Shqipëria në avantazh 1 me 0, plas festa në Air Albania

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli
Goli

TIRANË- Ka plasur festa në Air Albania. Jasir Asani ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen me Poloninë, duke shënuar një gol nga distanca.

Në pamjet e mëposhtme shihet dhe goli që shënoi Asani, i cili mundi të çoj Shqipërinë në avantazh për të shkuar në Euro 2024.

2 VITE ME PARE

Shënoi drejt rrjetës, anulohet goli i Polonisë, rezultati mbetet 0-0

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli

TIRANË- Goli që Polonia shënoi pak më parë në ndeshjen me Shqipërinë u anulua. Kjo pasi ishte pozicion jashtë loje. 

Goli nga polakët që nuk u quajt, u fut në rrjet nga Kiwior. Deri më tani rezultati mbetet baraz 0. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Nisi dhuna pa nisur akoma ndeshja, kaos në Air Albania, ndërhynë policia për të qetësuar tifozët polakë

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli
Dhuna

TIRANË- Situata në stadiumin Air Albania ka dalë jashtë kontrollit, ende pa nisur ndeshja. Në kampin polak, tifozët kanë të zihen, ndërkohë që për të vënë situatën nën kontroll, ka ndërhyrë policia.

Në videon e siguruar nga Dosja.al, shihen tifozët polakë që po zihen, të cilët nuk kanë hezituar për të goditur dhe policinë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Gati për nisjen e ndeshjes, pamjet e fundit nga fusha e gjelbërt

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli
Pamje nga stadiumi

TIRANË- Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme kundër Polonisë. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, të siguruara nga Dosja.al, shihen lojtarët teksa stërviten disa minuta para nisjes së ndeshjes. 

Kuqezinjtë sot presin Poloninë për sfidën që mund të rezultojë vendimtare për rrugëtimin kualifikuese në Euro 2024. Ndeshja nis në orën 20:45 në stadiumin Air Albania.

2 VITE ME PARE

Ndeshja kundër Polonisë, dalin formacionet zyrtare, Strakosha dhe Uzuni nisin titullar

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli
Kombetarja

TIRANË- Formacioni zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë kundër ndeshjes me Poloninë mbrëmjen e sotme. Në ndeshjen e sotme kuqezinjtë do të luajnë me skemën 4-3-3, ndërkohë që Strakosha dhe Uzuni do të nisin lojën nga minutat e para.

Formacioni:

Shqipëria (4-3-3)

Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Uzuni, Cikalleshi

Trajner: Sylvinho

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli
Formacionet
2 VITE ME PARE

VIDEO/ Plisat nuk zhgënjejnë, ndezin atmosferën në Air Albania për ndeshjen Shqipëri-Poloni

Shqipëria mund Poloninë 2-0, Asani e Daku bëjnë mrekulli
Plisat

TIRANË- Ndeshja e sotme e Shqipërisë me Poloninë ka bërë që të shumtë tifozet shqiptarë të mblidhen në stadiumin Air Albania për ta parë nga afër. Kuqezinjtë sot presin Poloninë për sfidën që mund të rezultojë vendimtare për rrugëtimin kualifikuese në Euro 2024.

Bashkë me tifozët tanë, kanë mbërritur në kryeqytet dhe tifozët shqiptarë të Kosovës. 'Plisat' janë mbledhur në kryeqytet dhe po dhurojnë një atmosferë të zhurmshme. Ata kanë ndezur një zjarr pranë stadiumit dhe po brohorasin në pritje të nisjes së ndeshjes.

ndeshja shqiperi poloni

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit