LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Snajper në makinë/ Dyshohen për vrasës me pagesë, lihen në burg ish efektivi i RENEA-s dhe Hithi

•Remal Rada, ish efektivi i RENEA-s u arrestua sëbashku me Elton Hithin janë lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg'.• Dy personat u arrestuan pasi iu gjetën në automjetin e tyre luksoz si dhe në dy banesa të Radës u gjetën muncione. •Dyshimet e Prokurorisë janë për Remal Radën i cili mendohet të jetë pjesë e një grupi kriminal vrasësish me pagesë. • Organ i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza AND, por nuk është pranuar nga të pandehurit. •Armët e sekuestruara të tij do të shkojnë për ekzaminim në policinë shkencore për tu ekzaminuar dhe për tu parë nëse mund të lidhen me vrasje të caktuara. •Hetuesit dyshojnë se Remal Rada e Elton Hithi, të kenë qenë duke përgatitur një vrasje.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dyshohet se punon për grupe kriminale, ish-efektivi i RENEA-s: Më futën në kurth

Snajper në makinë/ Dyshohen për vrasës me pagesë, lihen
Remal Rada

TIRANË- Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se e kanë futur në kurth. Ai u la në arrest me burg për Gjykatën e Tiranës. Procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura ku ishte i pranishëm gjyqtari dhe prokurori i çështjes, ku u zbulua dinamika se si u zbulua ngjarja. 

Rada këmbënguli që ishte viktimë e ngjarjes dhe se nuk kishte dijeni të objekteve që mbante në makinë. Ai tregoi se në qershor kishte udhëtuar në Britaninë e Madhe, tek vëllai i tij ku kishte takuar një qytetar me emrin Ilir. Rada tregoi se pasi mbërriti në Shqipëri mori një telefonatë për të marrë një pako me veshje e për ta dërguar në një vend.

Sipas tij, pasi mori një çantë dhe pasi hipi në makinë dyshoi që në pako kishte diçka të dyshimtë, por menjëherë u ndal nga RENEA. Remal Rada ka refuzuar të flasë para gjykatësit dhe nuk dihet sa e vërtetë është ngjarja. 

39-vjeçari Remal Rada, ka shërbyer për më shumë se 13 vite në repartin special të forcave RENEA nga ku u shkëput vetëm disa muaj më parë.

3 VITE ME PARE

‘Kam një pako për ty, por është pak me rrezik’/ Miku i ish- efektivit të RENEA-s: E kam të filmuar takimin

Snajper në makinë/ Dyshohen për vrasës me pagesë, lihen
Remal Rada

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë për ish- efektivin e RENEA-s Remal Rada dhe Elton Hithi të arrestuar në të njëjtën kohë.

Hithi ka kërkuar masë më afat duke pretenduar se e ka telefonuar një person i panjohur në emër të një të njohurit të tij në Angli, dhe i ka thënë “Kam një pako për ty. Hajde merre në Sauk, por është pak me rrezik”.

Hithi pretendon se ka shkuar për korrektësi me shokun dhe e ka filmuar me telefon takimin. Ai ka treguar se pasi ka shkuar me Radën e ka marrë pakon dhe e ka vënë në makinë, i ka ndaluar policia. Ai ka treguar përballë grupit hetimor se ka në telefon kontaktet me personin që i ka dhënë porosinë. 

Një ditë më parë dy të arrestuarit kanë refuzuar të japin mostër ADN-je.

3 VITE ME PARE

U kapën me snajper në mjet, Gjykata e Tiranës vendos burg për ish-efektivin e RENEA-s dhe Hithin

Snajper në makinë/ Dyshohen për vrasës me pagesë, lihen

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat 'arrest me burg' për Remal Radën dhe Elton Hithin të cilin u arrestuan dy ditë më parë me snajper në kryeqytet. Gjykata ka mbajtur seancën për caktimin e masës së sigurisë për ish- efektivin e RENEA-s Remal Rada.

Sipas prokurorisë, dyshohet se ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada të jetë pjesë e një grupi kriminal vrasësish me pagesë. Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza ADN-je, por kjo nuk është pranuar nga të pandehurit. 

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformave të policisë. Rada ka mohuar të ketë lidhje me armët pasi, sipas tij, në çantë ka menduar se ka rroba sportive dhe jo armë. Ai nuk ka treguar se kush është personi që ia ka sjellë çantën me snajper brenda, ndërkohë që policia bën me dije se në atë çantë nuk janë gjendur para.

Tashmë Rada do të hetohet për një mori ngjarjesh, por së pari do të priten rezultatet e Policisë Shkencore, për të parë nëse armët janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër ende të pazbardhur.

Në momentin e arrestimit, në çantën e gjetur në makinë, është gjetur edhe një snajper, i cili mësohet se përket ish-efektivit të forcave RENEA. Rada ka shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit dhe ishte larguar nga detyra rreth 3 muaj më parë. Në banesën e këtyre personave, janë gjetur një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

remal rada

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen