LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konstituimi i këshillit bashkiak në Himarë/ Mbledhja shoqërohet me TENSIONE, Beleri nga burgu: Më penguan të marr detyrën

•Sot u konstituua Këshilli Bashkiak i Himarës. Fredi Beleri i cili fitoi zgjedhjet në '14 Maj' nuk mori pjesë pasi GJKKO nuk i dha leje që të lërë qelinë, aty ku ndodhet pasi u arrestua për 'korrupsion'. •Me anë të një letre nga burgu, Beleri thekson se sot iu është penguar të kryejë detyrën e tij.  •Ndërkohë mbledhja e Këshillit nisi me tensione, pasi mbështetësit e Belerit kërkuan që të dilnin nga salla të gjithë punonjësit e Bashkisë. •Me 13 vota Dhimitër Kapaj, i PS-së u zgjodh kryetari i këshillit bashkiak të Himarës. •Në garë për këtë post ishin dy kandidatura. •Nga 21 këshilltarë, Dhimitër Kapaj mori 13 vota ndërsa Afrovita Dhimojani 8 vota. •Ambasadorja greke në Shqipëri, Eleni Sourani dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ishin pjesë e mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës. •Jashtë Bashkisë u shtuan forcat policore pasi qytetarët u mblodhën në mbështetje të Belerit.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mungesa e Belerit në betimin si kryebashkiak i Himarës, ambasadorja greke: Ky është regres për Shqipërinë

Konstituimi i këshillit bashkiak në Himarë/ Mbledhja
Konstantina Kamitsi

HIMARË- Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi ka komentuar mungesën e Fredi Belerit në betimin sot si kryebashkiak i Himarës. Duke folur për mediat, Kamitsi ka theksuar se mos lejimi i Belerit për dalë nga qelia, përbën një goditje për shtetin e së drejtës. Po ashtu ajo ka theksuar se ky është një regres i madh ndaj një vendi që do të integrohet në BE.

"Mungesa e kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Fredi Beleri në mbledhjen e parë të këshillit  bashkiak përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë. Do të ishte regres i madh në fushën e shtetit të së drejtës të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrës së tij një kryetar bashkie zgjedhur në mënyrë demokratike ndaj të cilit nuk rëndojnë akuza dhe nuk është gjykuar dhe dënuar. BE është mbi të gjitha komunitet parimesh që duhet ti zbatojë cdo vend që do të jetë anëtar i tij," tha ajo.

 

2 VITE ME PARE

FOTO- Beleri s'mori dot pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, djali i tij dhe bashkëshortja në krah të ambasadores greke

Konstituimi i këshillit bashkiak në Himarë/ Mbledhja
Foto nga mbledhja

HIMARË- Ky është një moment nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës. Siç shihet Petro Beleri, djali i kryebashkiakut të zgjedhur dhe bashkëshortja e këtij të fundit janë pjesë e mbledhjes. Ato shihen pranë ambasadores së Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Kujtojmë se Fredi Beleri nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme pasi GJKKO nuk miratoi kërkesën e tij për të lënë qelinë që të merrte pjesë në ceremoninë e betimit./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Konstituohet këshilli Bashkiak i Himarës, kryetar zgjidhet Dhimitër Kapaj

Konstituimi i këshillit bashkiak në Himarë/ Mbledhja
Mbledhja

TIRANË- Me 13 vota Dhimitër Kapaj, i PS-së u zgjodh kryetari i këshillit bashkiak të Himarës. Në garë për këtë post ishin dy kandidatura. Nga 21 këshilltarë, Dhimitër Kapaj mori 13 vota ndërsa Afrovita Dhimojani 8 vota.

Mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak nisi me tensione, pasi mbështetësit e Fredi Belerit kërkuan që të largoheshin punonjësit e Bashkisë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

ME VIDEO- Brenda Bashkisë së Himarës ka tensione, jashtë saj mbështetësit e Belerit debatojnë me policinë

Konstituimi i këshillit bashkiak në Himarë/ Mbledhja
Qytetaret

HIMARË-Dosja.al ju sjell me video situatën jashtë Bashkisë së Himarës. Siç shihet dhe nga pamjet, qytetarët po debatojnë me policinë. Kjo situatë vjen teksa  pritet të konstituohet këshilli bashkiak i Himarës.

Mbështetësit e Belerit kërkojnë daljen jashtë te punonjëseve të bashkisë aktuale dhe të qëndrojnë brenda mbështetësit e Belerit. Kujtojmë se Beleri nuk mund të ishte pjesë e ceremonisë, pasi nuk iu dha leja për të lënë qelinë nga GJKKO. 

2 VITE ME PARE

Tensione gjatë konstituimit të këshillit bashkiak të Himarës, mbërrin ambasadorja greke dhe Dule

Konstituimi i këshillit bashkiak në Himarë/ Mbledhja
Vangjel Dule dhe ambasadorja greke

HIMARË- Ambasadorja greke në Shqipëri, Eleni Sourani dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet që të jenë pjesë e mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës. Ata kanë mbërritur në Bashki, aty ku para pak minutash ka nisur mbledhja, por është shoqëruar me tensione. 

Mbështetësit e kryebashkiakut të zgjedhur kërkojnë të futen në sallë dhe të largohen punonjësit e bashkisë.

Ndërkohë Fredi Beleri ndodhet në burg për shitblerje votash dhe kërkesa e tij për leje që të merrte mandatin e kryebashkiakut është refuzuar në krye ta kësaj bashkie do të vijojë të jetë Gjergji Goro./Dosja.al

2 VITE ME PARE

TENSIONE në mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Himarës, mbështetësit e Belerit kërkojnë largimin e punonjësve

Konstituimi i këshillit bashkiak në Himarë/ Mbledhja
Bashkia Himare

HIMARË- Ditën e sotme është mbledhur Këshilli Bashkiak i Himarës, mirëpo ka pasur tensione. Ishin mbështetësit e Fredi Belerit, ata që kërkuan që punonjësit aktualë të bashkisë të dalin jashtë sallës dhe të qëndrojnë brenda vetëm mbështetësit e Belerit.

Ndërkohë brenda Bashkisë ka mbërritur i deleguari politik Blendi Klosi dhe deputetë të Vlorës.

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i kësaj bashkie më 14 maj, nuk do të betohet si kryetar, kjo pasi GJKKO i rrëzoi kërkesën për të qenë pjesë e betimit. I ndodhur pas hekurave për blerje votash, Fredi Beleri ka zgjedhur që ditën e sotme t’u dërgojë një letër përshëndetëse anëtarëve të Këshillit të bashkisë së Himarës si dhe qytetarëve.

2 VITE ME PARE

Sot konstituohet Këshilli Bashkiak i Himarës, letra e Belerit: Sulm shpifës dhe vulgar nga Rama

Konstituimi i këshillit bashkiak në Himarë/ Mbledhja
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri, i cili doli fitues në zgjedhjet e '14 Majit' në Bashkinë e Himarës, nuk do jetë prezent ditën e sotme në ceremoninë e betimit dhe të konstituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës, pasi ndodhet në burg. Ai kërkoi leje të veçantë për të lënë qelinë e për të kryer betimin, mirëpo GJKKO nuk e miratoi.

Sot, përmes një letre publike, Beleri thotë se është penguar që të marrë detyrën e tij, si dhe shton se ky është një sulm i paprecedent që po i bëhet nga kryeministri Edi Rama. 

'Shpresoj që së shpejti të gjithë të mendojnë lirshëm dhe të veprojnë me virtyt. Prandaj ju kërkoj të tregoni durim, besim në demokraci dhe në shtetin e së drejtës, në atë që mbrojtët me votën tuaj. Sepse më 14 maj fitoi Demokracia. Fitoi Himara'- thotë ai ndër të tjera.

LETRA E FREDI BELERIT:

Të nderuar këshilltarë, të nderuar qytetarë të Bashkisë së Himarës,

Sot, në ditën e marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë Himarë, megjithëse kërkova leje për të marrë pjesë dhe njëherësh përgjegjësinë që më ngarkuat me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit 2023, ma refuzuan. Pas sulmit shpifës dhe vulgar ndaj meje nga Edi Rama në javën e fundit zgjedhore, arrestimit tim të paligjshëm dy ditë para garës zgjedhore, paraburgimit tim për 45 ditë, sot më penguan të marr detyrën duke tjetërsuar për momentin, rezultatin e zgjedhjeve. Pavarësisht kësaj, unë ende besoj në fuqinë e së vërtetës. Unë ende besoj në fuqinë e së mirës dhe virtytit. Sulmi i paprecedentë dhe 45 ditët e paraburgimit tim të padrejtë nuk e ndryshojnë besimin tim të thellë te demokracia, te të drejtat, institucionet dhe pikë së pari te qytetarët. Besoj dhe ju ftoj të besoni dhe ju se ky kalvar nuk do të ketë kryqëzim.

Shpresoj që së shpejti të gjithë të mendojnë lirshëm dhe të veprojnë me virtyt. Prandaj ju kërkoj të tregoni durim, besim në demokraci dhe në shtetin e së drejtës, në atë që mbrojtët me votën tuaj. Sepse më 14 maj fitoi Demokracia. Fitoi Himara. Dhe u jam mirënjohës atyre që treguan trimëri, por edhe mirëkuptoj ata që u nënshtruan presionit. Por ju premtoj se për mua nuk ka fitues dhe humbës. Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si kryebashkiak, i pari mes të barabartëve, do të marshojmë të bashkuar për t’u bërë edhe më të fortë, duke mbrojtur Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut. Personalisht marr forcë nga forca juaj dhe duroj, si një qytetar që ka mësuar të mbrojë idetë e tij për liri, demokraci dhe në praktikë të mbrojë dhe të kujdeset për çdo njeri që vuan apo kërcënohet. Jam i sigurt se së shpejti bashkësia ndërkombëtare do të mbrojë parimet dhe vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Sepse mbi të gjitha sot një kryetar bashkie i zgjedhur në këtë pjesë të Evropës, një qytetar pjesëtar i minoritetit, u pengua të merrte detyrën. Sepse sot u konfirmua synimi i kundërshtarëve të popullit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Dhe nga ky cep i Evropës, i drejtohem lidershipit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Shqipërisë, Bashkimit Evropian dhe të gjitha Kombeve që i shërbejnë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U drejtohem të gjithë anëtarëve përkatës të të gjitha organizatave ndërkombëtare të cilët sipas kompetencës së tyre mbrojnë dhe ruajnë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, duke u kërkuar të mbrojnë jo Fredi Belerin, as pjesëtarët e minoritetit etnik 2 grek në Bashkinë e Himarës, as shumicën e qytetarëve që më zgjodhën, jo demokracinë në Shqipëri apo rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, POR, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur atë që përfaqësojnë, për të mbrojtur historinë e tyre dhe pikësëpari të ardhmen e tyre. Sepse nëse të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës do të lihen në fatin e tyre në këtë cep, atëherë vetë demokracia do të mposhtet, atëherë ata do të jenë mposhtur dhe do të jetë mposhtur morali që janë betuar të mbrojnë.

Në fund të fundit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike është një ushtrim kolektiv dhe jo një përpjekje e njëanshme. Dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara edhe Presidenti i Evropës së Bashkuar edhe krerët e organizatave ndërkombëtare, edhe kryetari i bashkisë së Himarës, ose kryetari i çdo cepi të botës perëndimore mbrojnë të njëjtën demokraci, të njëjta të drejta të njeriut, të njëjtin shtet të së drejtës. Prandaj u kërkoj që ti kushtojnë vëmendje paraburgimit dhe aktakuzës ndaj kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës për të përmbushur misionin e tyre në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut.

Nëse këtu, si dhe në çdo cep të planetit, humbet beteja, atëherë nesër mund të humbasë edhe lufta. Por beteja do të jepet dhe do të fitohet dhe dita kur unë do të lirohem dhe do të marr detyrat që më keni caktuar, do të jetë një ditë e guximshme në histori ndryshe nga e sotmja që është turpëruese për përgjegjësit dhe zhgënjyese për ne të tjerët.”

Një ditë më parë GJKKO rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit si kryebashkiak i Himarës. Ai kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit, por kërkesa s'iu miratua.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra. Bashkë me të, është prangosur dhe Pandeli Kokaveshi, për të cilin është dhënë masë më e lehtë pasi vuan nga zemra./Dosja.al

fredi beleri bashkia himare

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër