LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK godet grupin e kontrabandës së cigareve/ "36 persona janë në hetim", të përfshirë edhe sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Tiranë dhe gruaja e një deputeti të PS

• Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion për goditjen e një grupi kriminal që kontrabandonte cigare. • Në njoftimin zyrtar të SPAK, thuhet se në skemën e sofistikuar të kontrabandës, janë të përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, punonjës të strukturave doganore dhe biznesmenë. • Cigaret bëhet me dije se prodhohenin në Shqipëri dhe më pas kontrabandohenin drejt vendeve fqinje dhe më pas drejt atyre të Bashkimit Europian. • Njoftohet se masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim. Gjithashtu është caktuar dhe një masë sigurie "arrest në shtëpi". • Sipas informacioneve, një nga 20 personat për të cilët GJKKO ka fimosur urdhër ndalimi është Eldi Hoxha. • Ky i fundit u emërua paraditen e sotme sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës. • Në vendimin e GJKKO thuhet se ndaj Hoxhës, është caktuar masa e sigurimit "Ndalimi i daljes jashtë shtetiť" dhe "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”. • Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhër ndalimi dhe masën "detyrim paraqitje" për shtetasen Matilda Duzha, punonjëse e doganave. • Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore", "Grupi i strukturuar iminal", si dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar minal". • Matilda Duzha ështe bashkëshortja e deputetit socialist, Luan Duzha.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal, gruaja e deputetit socialist e përfshirë në skemën e kontrabandës së cigareve (EMRI)

SPAK godet grupin e kontrabandës së cigareve/ "36 persona
SPAK

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka firmosur disa urdhërarreste dhe urdhra ndalimi me kërkesë të SPAK, në kuadër të goditjes së një grupi kriminal që kontrabandonte cigare.

Një nga 20 personat për të cilët GJKKO ka caktuar urdhër ndalimi dhe masën "detyrim paraqitje" është shtetasja Matilda Duzha, punonjëse e doganave. 

Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore", "Grupi i strukturuar iminal", si dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar minal". Matilda Duzha ështe bashkëshortja e deputetit socialist, Luan Duzha.

PJESË NGA VENDIMI I GJKKO: 

9. Caktimin e masës së sigurimit "Ndalimi i daljes jashtë shtetit" dhe "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Proçedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Matilda Duzha, e bija e Xhelal dhe Pranvera, e datëlindjes 05.02.1966, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e martuar, me numër personal G65205012H, me adresë banimi: Krastë banesë private Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore", e kryer në ormën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe "Grupi i strukturuar iminal", si dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar minal" të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

9.1. Urdhërohet personi nën hetim Matilda Duzha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233, pika 1 të K.Pr. Penale "Ndalimi i daljes jashtë shtetit".

9.2. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Matilda Duzha.

9.3. Urdhërohet personi nën hetim Matilda Duzha që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore z. Julian Marko pranë Byros Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të muajit, ora 12.00.

Një ditë më parë, SPAK kreu kontrolle në banesën e deputetit socialist pasi dyshohet se është përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 Majit. Fillimisht oficerët e BKH, i kanë sekuestruar telefonin Duzhës, sipas Ora News, por pas këqyrjes së tij, i janë drejtuar me një tjetër kërkesë gjykatës, duke kërkuar lejimin e kontrollit të banesës së zyrtarit të PS-së në Elbasan.

1 VITE ME PARE

Mallkimi i Bashkisë së Tiranës/ Në mëngjes u emërua sekretar i Përgjithshëm, del kontrabandist cigaresh, ndalohet të dalë nga vendi

SPAK godet grupin e kontrabandës së cigareve/ "36 persona
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka firmosur disa urdhërarreste dhe urdhra ndalimi me kërkesë të SPAK, në kuadër të goditjes së një grupi kriminal që kontrabandonte cigare.  Një nga 20 personat për të cilët GJKKO ka caktuar urdhër ndalimi është Eldi Hoxha.

Ky i fundit u emërua paraditen e sotme sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës. Në vendimin e GJKKO thuhet se ndaj Hoxhës, është caktuar masa e sigurimit "Ndalimi i daljes jashtë shtetiť" dhe "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”. 

PJESË NGA VENDIMI I GJKKO:

18. Caktimin e masës së sigurimit "Ndalimi i daljes jashtë shtetiť" dhe "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Proçedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Eldi Hoxha, i biri i Vladimir dhe Elvira, i datëlindjes 05.10.1982, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me numër personal 121005149F, me adresë banimi: rruga "Barrikadave", Nd. 32, H.1, kati 8-të, Njësia Administrative Nr. 9, Tiranë: i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore", i parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal. 

18.1. Urdhërohet personi nën hetim Eldi Hoxha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233, pika 1 të K.Pr. Penale "Ndalimi i daljes jashtë shtetit".

18.2. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Eldi Hoxha.

18.3. Urdhërohet personi nën hetim Eldi Hoxha që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore z. Julian Marko pranë Byros Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të muajit, ora 12.30.

19. Caktimin e masës së sigurimit "Ndalimi i daljes jashtë shtetit" dhe "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Proçedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Ylber Karanxha, i biri i Shaban dhe Lazime i datëlindjes 01.12.1974, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar me numër personal H41201044P, me adresë banimi: rruga "5 maji", Njësia Bashkiake Nr. 4, Ap. 75, hyrja 29 Tiranë; i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore", i parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.

Operacioni i SPAK

Prokuroria e Posaçme reagoi përmes një njoftimi zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e grupit kriminal që kontrabandonte cigare. Në njoftimin e SPAK, thuhet se në skemën e sofistikuar të kontrabandës, janë të përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, punonjës të strukturave doganore dhe biznesmenë. Cigaret bëhet me dije se prodhohenin në Shqipëri dhe më pas kontrabandohenin drejt vendeve fqinje dhe më pas drejt atyre të Bashkimit Europian. Njoftohet se masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim. Gjithashtu është caktuar dhe një masë sigurie "arrest në shtëpi".

1 VITE ME PARE

Goditja e grupit kriminal që kontrabandonte cigare, SPAK: 36 persona janë në hetim! Të përfshirë edhe punonjës të strukturave doganore

SPAK godet grupin e kontrabandës së cigareve/ "36 persona
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e grupit kriminal që kontrabandonte cigare.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se në skemën e sofistikuar të kontrabandës, janë të përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, punonjës të strukturave doganore dhe biznesmenë. Cigaret bëhet me dije se prodhohenin në Shqipëri dhe më pas kontrabandohenin drejt vendeve fqinje dhe më pas drejt atyre të Bashkimit Europian.

Njoftohet se masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim. Gjithashtu është caktuar dhe një masë sigurie "arrest në shtëpi".

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20, viti 2023* për një skemë të sofistikuar kontrabande të cigareve, ku janë përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si edhe punonjës të strukturave doganore.

Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së. Konkretisht, subjekti tregtar (Fabrika e Cigareve “A.T”) i përfshirë ka aplikuar dhe është pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” (RPA), nga autoritet doganore, me qëllim përjashtimin nga taksat dhe detyrimet doganore si në import të lëndës së parë ashtu dhe në eksport. Subjekti punon me regjim “fason”, duke prodhuar paketa cigare, për të cilat ka markë të regjistruar dhe eskluzivitet, për llogari të firmës porositëse me seli jashtë territorit të Shqipërisë.

Nga hetimet ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar, përcakton destinacionin i cili rezulton inekzistent. Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore. Këto janë të konsiderueshme, nisur nga fakti se janë mall akcize dhe nuk janë përmbushur detyrimet ligjore për eksport, ashtu sikurse është pasqyruar jo realisht në dokumentacionin doganor.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky grup i strukturuar kriminal me një veprimtari të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore, për qëllim fitimi ekonomik,  ka  sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit në vlerën e 366.034.451,000 lekë dhe vendeve të BE-së në një rast në vlerën 2,802,159,90 euro nëse kontrabandimi do të ishte i suksesshëm, dhe në katër raste të tjera e kanë arritur qëllimin duke i humbur BE-së vlerën e taksuar në përafërsisht 10.000.000 Euro.

Kjo veprimtari është realizuar përmes legjitimimit të kontrabandës nga struktura të caktuara të doganës në shkelje të ligjit duke mos shoqëruar ngarkesat me strukturat e antikontrabandës deri në dalje nga territori i Shqipërisë si dhe çlirim eksporti fiktiv në sistemin “Asycuda World” sikur kjo sasi cigaresh ka dalë nga vendi ynë në doganën dalëse të përcaktuar në deklaratën doganore. Gjithashtu prodhimi i paketave të cigareve pa pullë fiskale, nuk ka mundësuar vjeljen e detyrimeve doganore nga vendi ku janë destinuar për tu shitur, veprimtari kjo në kundërshtim me Ligjin e akcizës.

Për sa më sipër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka depozituar kërkesën për caktimin e masës së sigurimit për shtetasit e dyshuar dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 48 datë 27.05.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim; I.J, (pronar i fabrikës), D.J (administrator i fabrikës), S.D (shtetas i Maqedonisë së Veriut),  L.Q (shtetas kosovar si dhe me shtetësi të Mbretërisë së Bashkuar), Z.S (shtetas serb) dhe M.B (shtetas serb), të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172, pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim N. G i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172 pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim punonjës të doganave I.H, K.G, I.C, A.T, M.N,  G.T, G.S, E.SH dhe  I.K, si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim M.D (punonjëse e doganave), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim (punonjës të doganave); E.H, Y.K, B.R, I.Ç, I.M, A.S, Y.S, L.Ç, I.Z, F.Z, G.D, N.S, L.M, D.P,  B.Z, A.N, V.G, SH.L dhe L.D, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, i parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.

Ndërkohë masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim.

Prokuroria e Posaçme falënderon autoritetet britanike të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA), ato kosovare, greke dhe qipriote për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal, veçanërisht në ekzekutimin e shpejtë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike.

Shënim për gazetarët:

Veprat penale në kuadër të procedimit penal nr.20/2023:

 *“Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 172 pika 3, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 175, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. 

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

1 VITE ME PARE

SPAK aksion për goditjen e një skeme kontrabande cigaresh, lëshohen disa urdhërarreste

SPAK godet grupin e kontrabandës së cigareve/ "36 persona
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion për goditjen e një skeme kontrabandimi cigaresh. Sipas raportimeve, në kuadër të këtij aksioni janë lëshuar 15 urdhërarreste, ku disa prej tyre janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit. 

Urdhërarrestet janë lëshuar për doganierë, biznesmenë dhe shtetas të huaj të përfshirë në skemën e kontrabandës. Gjithashtu janë firmosur edhe 21 urdhra ndalimi për dalje jashtë territorit të Shqipërisë.

spak kontrabande cigaresh

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje