LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe Mërtiri pronarë "de facto", përfituan mbi 409 mln lekë. Nisin REAGIMET

• U vendos! • Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë "ok" nga GJKKO dhe ka vendosur në sekuestro preventive të kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është e njohur gjerësisht për publikun si kompania koncensionare e inceneratorit të Tiranës. • Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. • Nga hetimet ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. • Atyre u janë sekuestruar edhe pasuri në Durrës. • Ndërkohë që në media kanë nisur reagime nga politika dhe personazhe që e kishin denoncuar ndër vite aferën e inceneratorëve.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, reagon Veliaj: Të zbardhet kush ka abuzuar në dëm të interesit publik

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar vendimin e SPAK për të vendosur sekuestro në inceneratorin e Tiranës. Me anë të një postimi në Twitter, Veliaj ka deklaruar se SPAK është i mikëpritur që të zbardh se kush ka abuzuar në dëm të interesit publik. Po ashtu Veliaj nuk la në postimin e tij dhe pa ofenduar mediat, duke i quajtur portale balte. 

Postimi i Plotë:

Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te zbuluar te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik. Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

2 VITE ME PARE

Sekuestrimi i inceneratorit, Strazimiri ngreh pyetje: Të paguarit dihet kush ishin, po pagatori?

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe
Gent Strazimiri

TIRANË- Gent Strazimiri ka komentuar vendimin e SPAK ditën e sotme për të sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Strazimiri shkruan se SPAK nuk ka sekuestruar asgjë, sepse incenerator nuk ka. Po ashtu ai ka ngritur pyetje në lidhje se kush janë personat që paguajnë për inceneratorin në Tiranë. Po ashtu ka akuzuar dhe Erion Veliajn si personin që paguan për inceneratorin e Tiranës.

Postimi i Plotë:

"Të paguarit" u gjetën! "Pagator" a ka?
E para e punës,
* SPAK nuk ka sekuestruar inceneratorin, sepse incenerator nuk ka!
E dyta,
* SPAK thjesht njofton që e ka gjetur më në fund se cilët janë titullarët e inceneratorit që nuk ekziston, dhe se ka sekuestruar shoqëritë tregtare në emër të së cilave është zhvilluar vjedhja...
E treta,
* SPAK na njofton thjesht se shoqëritë në fjalë, "pasuri" paskan patur vetëm 611 m2 truall në Durrës, të cilën e paskan blerë 100.000 euro...
MBETET E PAQARTË ENDE:
* 80.000 eurot që duhet t'u paguanim sot, si çdo ditë, ia kemi paguar apo jo?
* 80.000 eurot që do të duhet t'u paguajmë nesër, do i paguajmë apo jo?
* pagesat me nga 80.000 euro çdo ditë që u kemi paguar deri më sot, ku janë?
Dhe më e rëndësishmja, SPAK pasi gjeti "të paguarit":
* "pagatorin" a e ka gjetur , apo akoma?
"PAGATOR VELIAJ", që na merr 80.000 euro çdo ditë, se atje "na inceneron plehrat tona", kur çonte plehrat tona atje, a e pâ që ato "faturat" që paguante ishin fiktive pasi incenerator nuk kishte?
"PAGATOR VELIAJ" a do mbajë ndonjë përgjegjësi penale për këtë, apo SPAK ende nuk e di se kush i ka paguar, për ç'arsye, dhe pse?
Deri atëhere SPAK YOU
KAQ!

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

2 VITE ME PARE

BIRN: SPAK sekuestron kompaninë e incineratorit të Tiranës, i mori shqiptarëve 100 milionë euro

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe
Foto ilustruese

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit urdhëroi të martën sekuestrimin e kompanisë që operon kontratën kontroverse të incineratorit të Tiranës, pasi njoftoi se hetimi paraprak ka zbuluar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të. Sipas prokurorisë, nga hetimi “ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.”

“Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k,”- thuhet në njoftimin e SPAK.

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama ka dhënë tre kontrata koncesionare për këta biznesmenë, dy prej të cilëve janë sekuestruar më herët nga SPAK ndërsa për të tretin dhe më të madhin, hetimet vijojnë. Kompania fituese e koncesionit është regjistruar në Holandë ndërsa pronarët e saj të regjistruar në regjistrim e pronarëve përfitues janë disa shtetas italianë e francezë, të cilët dyshohen se janë fasadë për të fshehur pronarët e vërtetë.

“Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Hollandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi”, thuhet në njoftimin e SPAK.

“Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri,”- thuhet më tej në njoftim.

Kompania Integrated Energy B.V u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, ka faturuar qytetarët shqiptarë në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes sistemit fiskal për qeverinë apo përmes tarifave të detyrueshme për depozitim mbetjesh. Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se mes viteve 2017 dhe 2021, qytetarët i paguan Integrated Energy BV së paku 7.9 miliardë lekë në formën e tarifave koncesionare dhe tarifave të shërbimit të depozitimit. Në vitin 2021, të ardhurat e kompanisë arritën në 2.6 miliardë lekë. Bilanci i vitit 2022 nuk është depozituar deri më tani në QKB, por të dhënat e pagesave të thesarit të buxhetit të shtetit tregojnë se nga 1 janari 2022 deri më sot, kompania ka përfituar edhe 2 miliardë lekë të tjera. Duke marrë parasysh këtë, dhe të ardhura të tjera që kompania faturon për depozitimet, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës duket se u ka kushtuar taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro.

Incineratorët e Fierit dhe Elbasanit i kanë kushtuar veçmas sëbashku rreth 50 milionë euro./BIRN

2 VITE ME PARE

SPAK e vendos në sekuestro, Ina Zhupa: Lajm i mirë, por incenerator nuk ka!

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka komentuar vendimin e SPAK për të vënë në sekuestro inceneratorin e Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se ky është një lajm i mirë, por në fakt nuk ka incenerator në Tiranë. Po ashtu në postim theksohet se peshqit e mëdhenj ende po notojnë me paratë e qytetarëve.   

Ina Zhupa: SPAK sekuenstron inceneratorin e Tiranës! Lajm i mirë por në fakt incenerator nuk ka. SPAK ka sekustruar letra dhe rrethon skenën e krimit sepse asnjë tullë nuk u vu për incenerator. Vite denoncime, nga Sharra, nga selia, nga kuvendi, ne gjykatë përballe Mirel Mërtirit dhe më fund u morr një masë për inceneratorin fantazëm. Peshqit e mëdhenj ende notojnë në paratë që i japin çdo ditë inceneratorit që nuk ekziston! Asgjë nuk do bëhej pa vullnetin dhe firmën e Ramës dhe Veliajt.

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

2 VITE ME PARE

SPAK sekuestro inceneratorit të Tiranës, Belind Këlliçi: Fitorja e parë ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre 3 dekadave

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Belind Këlliçi ka komentuar vendimin e SPAK për të sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se kjo është fitorja e parë ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre 3 dekadave në vend. Po ashtu, Këlliçi thekson se SPAK duhet të çojë hetimin deri në fund dhe të bëjë drejtësi të plotë.    

REAGIMI I PLOTË: 

Një hap i parë i drejtësisë për një nga aferat më të mëdha në histori, me firmë e përgjegjësi direkte të Erion Veliajt, është për t'u përshëndetur. SPAK ka konkluduar se në inceneratorin e Tiranës kemi të bëjmë me mashtrim me pasoja të rënda, shpërdorim detyre, pastrim parash, e më shumë. Krime mjaft të renda këto. Krime për të cilat kam ngritur herët zërin bashkë me kolegë të Opozitës. E sotmja është fitorja e parë e qytetarëve të ndershëm ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre 3 dekadave. Inkurajoj SPAK të çojë deri në fund hetimin e të bëjë drejtësi të plotë, duke vënë para ligjit Erion Veliajn dhe pa asnjë diskutim bossin e madh, Edi Ramën. Ndryshe nga rastet e tjera, me inceneratorin e Tiranës autori i keqbërjes është në dritën e diellit, pasi ai me firmën e tij ka insistuar që të ngrihet kjo skemë e mashtrimit me pasoja të rënda, e pastrimit të parave, dhe vjedhjes së qytetarëve të Tiranës. Mund ta ndalosh ndryshimin duke vjedhur votën, por modeli i ngritur mbi abuzim e zullum nuk zgjat përgjithmonë.

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

2 VITE ME PARE

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ Meta: Kryevepra kriminale e Rilindjes, Rama bleu dy palë zgjedhje

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat u ndal te sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në fjalën e tij, Meta u shpreh se inceneratori i Tiranës, bashkë me atë të Fierit dhe Elbasanit janë kryevepra kriminale nga qeveria e ‘Rilindjes’ dhe se vendimi i SPAK ishte i vonuar, por i nevojshëm për t'u bërë. 

“Faktet janë paraqitura nga ana jonë. Kjo është kryevepra kriminale që ka ndodhur në vendin tonë dhe që është toleruar në një kohë të gjatë. Këtë lajm të fundit e vlerësojmë të vonuar. Dua të nënvizoj se të tre çështjet, Tirane, Elbasan dhe Fier janë një çështje dhe kemi të bëjmë me një aferë të ideuar dhe implementuar nga një grup i strukturuar kriminal. Rilindja, si organizatë ka blerë 2 palë zgjedhje dhe paratë i përdori për të deformuar vullnetin e shqiptarëve dhe për të shkatërruar profesionalizmin e mediave në Shqipëri”, u shpreh Meta.

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

2 VITE ME PARE

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ “Siguruan 409 mln lekë nga faturat e falsifikuara”, provat e SPAK që nxorën ‘zbuluar’ Mërtirin dhe Zoton

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vendimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorin e Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala vuri në dukje se vendimi i sotëm është marrë pas 3 vitesh hetime, e kështu ajo renditi disa nga faktet mbi të cilat është mbështetur SPAK, për sekuestrimin e inceneratorit, por edhe pasurisë së Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në Durrës. Lala bën me dije se të dy dyshohet se përmes faturave të falsifikuara të TVSH kanë marrë rreth 409 milionë lekë.

“Pas tre-vjeçare hetimesh, Prokuroria e Posaçme vendosi që të sekuestrojë kompaninë që administron inceneratorin e Tiranës. U provua se pronarë të këtij inceneratori ishin Mërtiri dhe Zoto. Ata kanë përdorur shoqëri apo persona të tjerë për të fshehur gjurmët. Kjo kompani është në fakt degë që rrjedh nga shoqëria mëmë e krijuar në Holandë. Mirel Mërtiri dhe Zoto janë pronarë të këtij inceneratorët. Në këto tri vite që është folur për aferën e inceneratorëve, Zoto dhe Mërtiti nuk përmendeshin se ishin pronarë. Ata kishin arritur që të kalonin në pronësi kompani të të tjerëve. Ata kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendime për kompaninë. Nga ana e SPAK, është zbuluar se Mërtiri dhe Zoto kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara vlerën prej 409.428,000 mln, për punimet e kryera në pronësi të Zotos. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave, provohet se pronarë ishin Klodian Zotot dhe Mërtiri. Për dy inceneratorët, atë të Fierit dhe të Elbasanit ka pasur dhe të arrestuar, ndërsa është në kërkim dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Kompania që ka lidhur kontratën e kishte emrin si fillim Integrate Energy BV, por më pas e ndryshoi emrin. Prokuroria arriti që të sigurojë regjistrin e këtyre kompanive, si në Holandë dhe të merrte lëvizjet e këtyre personave. Të gjithë këto kompani, sipas SPAK, ishin të themeluar nga Zoto dhe Mërtiri,”- tha Lala.

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

2 VITE ME PARE

Sekuestrohet inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, e po ashtu një prej zërave më të fuqishëm për aferën e inceneratorëve, Monika Kryemadhi ka komentuar sekuestrimin e atij të Tiranës, i cili u bë sot nga SPAK. Në postimin e saj, Kryemadhi inkurajon SPAK që të thellojë hetimet për të kapur edhe "kokat". Këta të fundit, sipas saj janë Ëngjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë; Edi Rama, kryeministër dhe Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës. 

"SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve. Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se: 1. Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve. 2. Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve. Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj,"-shkruan Monika Kryemadhi.

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

2 VITE ME PARE

SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës, Gazment Bardhi: Rruga e duhur për drejtësi, përgjegjësit Edi Rama dhe Veliaj

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas sekuestrimit të kompanisë së Inceneratorit të Tiranës. Sipas tij, vendimi i sotëm ishte i nevojshëm në mënyrë që përgjegjësit e aferës të dilnin para drejtësisë. Ndër të tjera, Bardhi shkruan se paratë e vjedhura duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

"Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit. Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë,"-shkruan Gazment Bardhi në rrjetet e tij sociale.

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

2 VITE ME PARE

GJKKO jep "OK"/ SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës: Zoto dhe Mërtiri e kanë ndërtuar me fatura fiktive

SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se është dhënë aprovimi për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga faqja zyrtare, SPAK bën me dije se është duke hetuar në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Po ashtu në njoftimin zyrtar bën me dije se pronarët “de facto” të inceneratorit janë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët janë të shpallur në kërkim. Për SPAK, si Zoto ashtu edhe Mërtiri e kanë ndërtuar inceneratorin duke paraqitur fatura fiktive që përllogariten deri në 400 milion lekë. SPAK ka sekuestruar gjithashtu edhe një pasuri me vlerë 1 milion euro në qytetin e Durrësit, e cila zotërohej po nga shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

"Po ashtu, është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar perfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit,"-shkruhet ndër të tjera në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë po heton në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 143/3 dhe 25, 248, 260 të Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 287/ gërma “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragari 2 i Kodit Penal. Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimit, në lidhje me kontratën e koncesionit nr. 6597 prot, datë 31.08.2017 “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, lidhur mes Autoritetit Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k,, me kosto të investimit të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH, ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Hollandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi. Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.  Po ashtu, është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar perfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit. Bazuar në kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.95, datë 28.07.2023, ka vendosur: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë si më poshtë: 1.1. Personi juridik “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k., me Nipt L72031013B, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij. 1.2. Personi juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k., me Nipt L02302032C, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij. 1.3. Pasuria e paluajtshme në zotërim të shoqërisë “F.M.O.” sh.p.k, lloji pasurisë “njësi”, me sipërfaqe 611 m2, me adresë Durrës. Me ekzekutimin e vendimit nr.95 datë 28.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

spak inceneratori i tiranes afera e inceneratorve

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit