LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bisedime në Bruksel, diskutime për dialogun Kosovë-Serbi! Nuk realizohet takim trepalësh

•Në Bruksel po zhvillohen takimet në nivel kryenegociatorësh, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. •Takimet e kryenegociatorit serb, Petar Petkoviç dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak kanë përfunduar. •Në fokus të bisedimeve ishte zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.  •Pas takimeve dypalëshe Lajçak mësohet se nuk është realizuar një takim trepalësh me të dy kryenegociatorët. •Brukseli që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, por edhe SHBA-ja, vazhdimisht kërkojnë nga dy palët që të arrijnë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet.  

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Takimet në Bruksel/ Lajçak: Diskutimet e sotme ishin të dobishme për të bërë përparim në çështjen tonë

Bisedime në Bruksel, diskutime për dialogun Kosovë-Serbi! Nuk
miroslav lajcak

BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar për takimet që ka zhvilluar ditën e sotme në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç.

Përmes një postimi në "X", Lajçak bën me dije se në takime është biseduar për përparimin e një sërë çështjeve në agjendën e dialogut.

“Sot prita kryenegociatorët, të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet tona ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në agjendën tonë”, – ka shkruar Lajçak.

Mëherët gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ku tha se pa u nënshkruar të tri marrëveshjet, nuk do të fillojë puna për formimin e Asociacionit.

Gjithashtu edhe Petar Petkoviç, tha për mediat se tema kryesore e bisedimeve të sotme ishte draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që ai insiston se duhet t’i respektojë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Kohët e fundit dialogu po zhvillohet në nivelin më të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë janë angazhuar liderë të shteteve si të Gjermanisë, Francës, Italisë, por edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Marrëveshja e Brukselit dhe anekesi i Ohrit ka gjetur pajtim në aspektin deklarativ, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po refuzon nënshkrimin. 

2 VITE ME PARE

Bisedimet në Bruksel/ Petkoviç: Asociacioni duhet t’i respektojë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015

Bisedime në Bruksel, diskutime për dialogun Kosovë-Serbi! Nuk
petar petkoviç

BRUKSEL- Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç, ka folur pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ku tha se tema kryesore e bisedimeve të sotme ishte draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që ai insiston se duhet t’i respektojë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Petkoviç tha se delegacioni serb shkoi në Bruksel me rreth 20 ekspertë nga fusha të ndryshme.

“Në rend dite ishte drafti i statutit të Asociacionit, si hapi i parë konkret drejt formimit të Asociacionit, të cilën populli serb në Kosovë e ka pritur për më shumë se 10 vjet. Bisedimet do të vazhdojnë”, u tha Petkoviç gazetarëve në Bruksel.

Petkoviq tha se pret që bisedimet të vazhdojnë, sepse sipas tij statuti i Asociacionit është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm.

2 VITE ME PARE

Takimi në Bruksel/ Bislimi: Pa nënshkrimin e tri marrëveshjeve, nuk fillon puna për formimin e Asociacionit

Bisedime në Bruksel, diskutime për dialogun Kosovë-Serbi! Nuk
besnik bislimi

BRUKSEL- Kanë përfunduar takimet mes emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin serb Petar Petkoviç në Bruksel. Takimet u zhvilluan veçmas dhe përfunduan pa një takim trepalësh.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit, Bislimi tha se pa u nënshkruar të tri marrëveshjet, nuk do të fillojë puna për formimin e Asociacionit.

“Në agjendë ka qenë si pikë [diskutimi për draftin e Asociacionit]. I kemi treguar Lajçakut se kemi pozicion të qartë siç e ka dhënë kryeministri më 26 tetor. Jemi të gatshëm ta pranojmë dokumentin në plotëni, të nënshkruajmë së bashku me dy dokumentet tjera. S’kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e BE-së, prandaj edhe s’kemi diskutuar. Drafti që i është sjellë Kosovës ka pasur kujdes të shtuar për Kushtetutën e Kosovës. Por, a është në harmoi të plotë – do ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të nisë puna pa nënshkrim, pasi duhet garanca që kemi marrëveshje valide, e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër”, ka thënë Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka vlerësuar se pika më e rëndësishme e takimit të sotëm ka qenë diskutimi për finalizimin e draftit të sekuencimit të marrëveshjes bazike të 17 shkurtit dhe aneksit të 18 marsit.

“Drafti i ri e fut për herë të parë paralelizmin e plotë në zbatimin e marrëveshjes apo zbatimit më të balancuar dhe ne jemi përpjekur që këtë draft t’i japim komentet finale në mënyrë që të jetë i pranueshëmn për palën tonë. Mendoj se ka pasur një gatishmëri nga Lajçaku që t’i akomodojë propozimet tona sepse janë argumentuar mirë në detaje. Do t’i dërgojmë sot komentet në formë të shkruar dhe inkorporuar në draftin e tij për të ecur tutje”, ka thënë ai.

2 VITE ME PARE

Dialogu Kosovë-Serbi/ Përfundojnë bisedimet në Bruksel pa një takim trepalësh

Bisedime në Bruksel, diskutime për dialogun Kosovë-Serbi! Nuk
foto ilustruese

BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar të enjten takime në Bruksel për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjeve paraprake, të arritura mes dy vendeve.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, është takuar fillimisht me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e më pas me krynegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e vendit.

Takim trepalësh nuk ka pasur. BE-ja ka bërë të ditur se paralelisht janë zhvilluar edhe takime ekspertësh për të pagjeturit dhe për çështje të energjisë.

Bislimi ka thënë të mërkurën se takimi i 16 nëntorit është vazhdimësi e takimit të zhvilluar më 26 tetor me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe bllokut evropian. Petkoviç ka thënë ditë më parë se në Bruksel do të niset me një “ekip ekspertësh”.

Sipas burimeve evropiane, në agjendë të takimeve ka qenë diskutimi për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por edhe për hapat tjerë në zbatimin e obligimeve që dalin prej Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Palët kanë arritur pajtueshmëri për këtë marrëveshje në shkurt në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit, në mars në Ohër. Megjithatë, në takimin e së enjtes, sipas burimeve të BE-së, prioritet kryesor do të ketë Asociacioni.

Drafti për këtë Asociacion u është dorëzuar palëve në tetor nga një delegacion i përbashkët i Shteteve të Bashkuara, BE-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

BE-ja e konsideron këtë draft si “plan modern evropian” dhe ka insistuar që palët ta pranojnë.

Ndonëse përmbajtja e këtij drafti vazhdon të mos jetë e qasshme për publikun, BE-ja dhe vendet kryesore anëtare, e konsiderojnë atë si propozimin më të mirë dhe si kompromis të cilin palët duhet ta shfrytëzojnë për të lëvizur përpara.

Komisioni Evropian e ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë për mungesë gatishmërie për t’i zbatuar obligimet që dalin prej marrëveshjeve paraprake.

Në Raportin e Progresit të këtij Komisioni është konstatuar se palët nuk kanë nisur fare të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit.

Në këtë raport, Komisioni Evropian ka bërë ftesë për Kosovën dhe Serbinë që t’i qasen më me përgjegjësi obligimeve nga dialogu, duke rikujtuar se diçka e tillë është kyçe për përparimin e tyre në procesin e integrimeve evropiane.

Në takimet e fundit që kanë pasur liderët e Kosovës dhe Serbisë, me liderët e BE-së, Francës, Gjermanisë e Italisë në Bruksel, me 26 tetor, ata, sipas diplomatëve evropianë, “kanë shprehur gatishmëri që të pranojnë propozimin si bazë të mirë“.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur gatishmëri të ecë përpara me këtë propozim, si dhe me zbatim të Marrëveshjes për normalizim.

Ai ka thënë se ka dashur ta nënshkruajë dokumentin, pasi “vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe garanton implementim“.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar ta nënshkruajë atë.

Në BE besojnë se takimet e së enjtes do të hapin rrugën për një dinamikë të re në procesin e zbatimit të marrëveshjeve.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL

2 VITE ME PARE

Nisin takimet në Bruksel, Lajçak takohet në fillim me Petkoviç e më pas me Bislimin

Bisedime në Bruksel, diskutime për dialogun Kosovë-Serbi! Nuk
Besnik Bislimi, Miroslav Lajçak dhe Petar Petkoviç

BRUKSEL-  Në Bruksel tashmë kanë nisur takimet në nivel kryenegociatorësh, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi i parë mes kryenegociatorit serb, Petar Petkoviç dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka nisur në orën 09:30.

Pas këtij takimi Lajçak do të ketë një takim me kryengociatorin kosovar, Besnik Bislimi. Pas takimeve dypalëshe Lajçak do të mbaj një takim trepalësh me të dy kryenegociatorët.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar mbrëmë se Bislimi do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

Ndërkaq, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Petkoviç në një konferencë për media pas takimit mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe emisarit Mirolsav Lajçak, është shprehur se në këtë takim do të diskutohet për draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

2 VITE ME PARE

'Vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara'/ Krasniqi takohet me Varhelyi në Bruksel: Perspektiva europiane të jetë e prekshme për Kosovën

Bisedime në Bruksel, diskutime për dialogun Kosovë-Serbi! Nuk
Oliver Varhelyi dhe Memli Krasniqi

KOSOVË-  Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Bruksel ka takuar Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin tha se diskutoi për integrimin europian të Kosovës. Krasniqi tha se për qytetarët e Kosovës kjo është e rëndësishme dhe se për partinë që ai udhëheq është vizioni dhe misioni i saj.

“Bashkë diskutuam për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces. Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, tha Krasniqi. 

Për këtë takim me Krasniqin ka reaguar edhe Varhelyi në rrjetin social X. Ai tha se në takim me të ka përmendur normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë si thelbësore.

“Diskutuam me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi të ardhmen e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësore për të mundësuar përparimin. Situata në veri të Kosovës duhet të zgjidhet me prioritet”, tha Varhelyi.

Krasniqi në Bruksel dje është takuar edhe me emisarin Miroslav Lajçak me të cilin foli për dialogun dhe rëndësinë për progres në këtë proces.

 

 

2 VITE ME PARE

Dialogu Kosovë-Serbi/ Mbahet sot në Bruksel takimi mes kryenegociatorëve

Bisedime në Bruksel, diskutime për dialogun Kosovë-Serbi! Nuk
Petar Petkoviç, Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

BRUKSEL-  Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Ky takim zhvillohet në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Qeveria e Kosovës njofton se në këtë takim do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit. 

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Brukseli që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, por edhe SHBA-ja, vazhdimisht kërkojnë nga dy palët që të arrijnë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet.  

mirslav lajcak besnik bislimi petar petkovic

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen