LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trafiku i armëve Shqipëri-Angli/ Shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen tre anëtarë dhe sekuestrohet arsenal armësh, SPAK zbulon skemën (EMRAT)

• Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një aksion ditën e sotme në Tiranë. • Gjithsej bëhet me dije se SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të lëshojë 6 masa sigurie. • Një grup kriminal i cili trafikonte armë nga Shqipëria drejt Anglisë është shkatërruar. • Mësohet se tre persona mes tyre edhe drejtuesi i grupit kriminal janë arrestuar në Tiranë, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë të cilët dyshohet se janë fshehur në Angli. • Tre persona e arrestuar në Tiranë janë: Adulla Hoxhaj 44 vjeç, Bojken Turtulli 21 vjeç dhe Rifat Avdiaj 62 vjeç. • Pas gjashtë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri, qindra fishekë, lazera, pajisje optike, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 thika.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Trafiku i armëve Shqipëri-Angli/ SPAK zbulon skemën e përdorur për transportin e armatimeve e municioneve

Trafiku i armëve Shqipëri-Angli/ Shkatërrohet grupi kriminal,
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka finalizuar ditën e sotme një operacion kundër trafikut të armëve mes vendit tonë dhe Britanisë së Madhe. Gjatë kontrolleve ditën e sotme, janë gjetur 24 armë zjarri pistoletë, 1 automatik kallashnikov, 49 krehëra (karikator) të llojeve të ndryshme, 2 thika, 409 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 1 palë pranga, 10 pajisje speciale optike dhe lazeri, 4 automjete, 1 motor dhe 1 palë veshje ushtarake.

Nga operacioni i sotëm janë vënë në pranga tre persona në Tiranë Adulla Hoxhaj 44 vjeç, Bojken Turtulli 21 vjeç dhe Rifat Avdiaj 62 vjeç. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë fshehur në Angli.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, më datë 10.04.2023 ka regjistruar procedimin penal Nr. 60 të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të drejtuesit të mjetit, shtetasit J.K.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, më datë 10.04.2023, gjatë procesit të skanimit të mjetit tip fugon me targa angleze KS 15 MZN (që drejtohej nga shtetasi J.K.) janë konstatuar anomali, ndaj është konkluduar me kontrollin fizik të tij pranë pikës së kontrollit në prani dhe të drejtuesit të mjetit. Nga kontrolli fizik i fugonit rezultoi se, në brendësi të një tavoline punim druri u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 8 armësh zjarri të llojit pistoletë, 4 krehëra pistolete dhe 201 copë fishekë kalibër 9 mm.

Bazuar në sasinë e konsiderueshme të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak të sekuestruar, me destinacion final Mbretërinë e Bashkuar, referuar mënyrës se si kanë vepruar organizatorët e këtij trafikimi për sigurimin e tyre dhe fshirjen e numrave të serisë në 6 (gjashtë) prej armëve të zjarrit me qëllim mos identifikimin e tyre, është vlerësuar se këto armë zjarri nuk do përdoreshin për vetëmbrojtje. Kryerja nga organizatorët e këtij trafiku e veprimeve të fshehjes së sendeve të sekuestruara në brendësi të objekteve punim prej druri, për të mos u kapur nga kontroll i mundshëm i strukturave të policisë dhe doganës, përdorimi i gjeneraliteteve të rreme, si të dorëzuesve të porosive tek kompania e transportit, ashtu dhe të pritësve të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndërmarrja e veprimeve për dorëzimin e sigurt në destinacion, krijuan dyshimin e arsyeshëm se ndodhemi para kryerjes së veprës penale në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Pas regjistrimit të procedimit penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore, me qëllim mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal. Më datë 15.06.2023 është bërë e mundur që të ndalohej shtetasi F.Gj, i cili ka patur rolin e ndihmësit në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal, pra atë të transportuesit, i cili është marrë në cilësinë e të pandehurit F.Gj, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë dhe kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal. Më datë 26.07.2024, janë përfunduar hetimet për procedimin penal me Nr. 60/2023, ndaj të pandehurit F. Gj., për akuzat e mësipërme dhe dosja (me përfundimin e afatit 10 ditor) do i dërgohet për shqyrtim gjyqtarit të seancës paraprake me kërkesën për gjykim ndaj tij.

Sa i përket drejtuesit të mjetit tip fugon me targa angleze KS 15 MZN, të hetuarit J. K., nuk është bërë e mundur që të mblidhen prova me anën e të cilave të vërtetohet fakti se ishte i implikuar që të kishte marrë pjesë, apo të kishte dijeni për episodin e datës 10.04.2023 e për rrjedhojë u vlerësua se ndodhemi përpara dispozitave të parashikuara në nenet 329/a, dhe 328/1 gërma “dh” të Kodit të Procedurës Penale, sipas së cilave për këto fakte penale, paralelisht me kërkesën për gjykim do i drejtohemi gjyqtarit të seancës paraprake me kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj tij.

Gjithashtu, më datë 25.07.2024, është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 60 të vitit 2023, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurit F. Gj., numërtimin e tyre si procedimi penal me Nr. 60/1 i vitit 2024, dhe vijimin e hetimeve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për interesa të procedimit penal me Nr. 60/1 të vitit 2024, është bërë e mundur të identifikohen personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal, që janë marrë me organizimin, drejtimin dhe financimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, i cili merrej me sigurimin e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak, me qëllim trafikimin e tyre për në Mbretërinë e Bashkuar tek porositësit e këtyre armëve.

Roli i organizatorëve të këtij trafiku ka konsistuar në sigurimin e armëve të zjarrit (disa nga të cilët me numrat e identifikimit të fshirë), gjetjen e ambientit të përshtatshëm dhe specialistëve të fushës së mobilierisë në periferi të Tiranës të cilët do mundësonin fshehjen e tyre në brendësi të produkteve të drurit (kryesisht tavolina), sigurimin e personave që do bënin zhvendosjen e “porosive” për tek kompania e transportit Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri e cila ndodhej po në qytetin e Tiranës, vënia në dispozicion e mjetit të transportit dhe mjeteve të komunikimit, si dhe shpërblimet respektive për çdo transport që kryej. Personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kanë dhënë gjeneralitetet të rreme të dorëzuesve të produkteve, dhe të pritësit të tyre në Mbretëri e Bashkuar.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal dhe Gjykata me vendimin e saj Nr. 91 Akti, datë 30.07.2024, ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 6 (gjashtë) persona si të dyshuar për kryerjen e elementëve të veprave penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë dhe kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, më datë 01.08.2024, është bërë e mundur që të ekzekutohen masa e sigurimi personal për 3 (tre) personat nën hetim që jetonin dhe banonin në Shqipëri, më konkretisht për shtetasit: A.H., R.A., dhe B.T., si dhe po bashkëpunohet me autoritetet e huaja për ekzekutimin e masave të sigurimit personal për 3(tre) personat e tjerë nën hetim që janë shpallur në kërkim, pasi jetojnë dhe banojnë jashtë Shqipërisë.

Falë hetimeve intensive dhe të gjithanshme të këtij procedimi penal është bërë e mundur që këtij grupi të strukturuar kriminal ti sekuestroheshin armë dhe sende të tjera provë materiale si më poshtë:

– Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datat 10.04.2023 në P.K.K Port Durrës, dhe 16.06.2023 në Tiranë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

– 6 (gjashtë) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “GLOCK”, me numra të fshirë me mbishkrim “Glock Austria 9 x 19”.

– 1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “HERSTAL”, me numër 1534 P.

– 1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “BROëNING”, me numër 2205.

– 4 (katër) krehra pistolete ngjyrë e zezë

– 201 (dyqind e një) copë fishekë kalibër 9 mm.

– 1 650 (njëmijë e gjashtë qind e pesëdhjetë) euro

– 31 700 (tridhjetë e një mijë e shtatëqind) lekë

– 8 (tetë) aparate telefonash celularë

– 1 (një) aparat DVR, e markës “HILOOCK”,

– dokumente të ndryshme

– 1 (një) automjet i markës Mercedes Benz Sprinter

– Gjithashtu, në zbatim të vendimeve të Gjykatës, në datën 01.08.2024 është ushtruar kontroll në disa banesa, biznese, automjete apo dhe kontroll personal të personave ku janë gjetur dhe sekuestruar sendet e mëposhtme:

– 24 armë zjarri pistoletë

– 1 automatik kallashnikov

– pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit (gjilpëra, susta, shul, qyt etj.,)

– 49 krehëra (karikator) të llojeve të ndryshme,

– 2 thika

– 409 fishekë të kalibrit të ndryshëm,

– 1 palë pranga

– 10 pajisje speciale optike dhe lazeri

– 4 automjete

– 1 motor

– 1 palë veshje ushtarake

– 1 helmetë e forcave speciale

– 4 aparate celularë

– 2 laptop

– 1 njësi qendrore

– 290 euro

– 13,000 lekë

– kartë Sim Vala (kosovare)

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit ndaj një falënderim i veçantë shkon për të gjithë institucionet që bashkëpunuan me SPAK në këtë hetim.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Trafikonin armë nga Shqipëria drejt Anglisë, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen tre persona dhe sekuestrohet një arsenal armësh

Trafiku i armëve Shqipëri-Angli/ Shkatërrohet grupi kriminal,
pamje nga ngjarja

TIRANË- Një grup kriminal i cili trafikonte armë nga Shqipëria drejt Anglisë është shkatërruar. Mësohet se tre persona mes tyre edhe drejtuesi i grupit kriminal janë arrestuar në Tiranë, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë të cilët dyshohet se janë fshehur në Angli.

Tre persona e arrestuar në Tiranë janë: Adulla Hoxhaj 44 vjeç, Bojken Turtulli 21 vjeç dhe Rifat Avdiaj 62 vjeç.

Pas gjashtë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri, qindra fishekë, lazera, pajisje optike, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 thika.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “INKORPORIMI”, ndjekur me metoda proaktive, për shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK-un, BKH-në dhe autoritetet ligjzbatuese britanike.

Gjatë operacionit u godit një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sekuestrohet një arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov), qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike.

Sekuestohen dhe veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 armë të ftohta (thika).

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 shtetas të cilët u kapën në Tiranë.

Vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike, për kapjen e 3 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë fshehur në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilët GJKKO ka caktuar të njëjtën masë sigurie.

Konretisht janë arrestuar shtetasit: A. H., B. T. dhe R. A., të tre banues në Tiranë.

Arsenali i armëve dhe sendet e tjera të sekuestruara janë gjetur në banesën e shtetasit A. H., i cili nga hetimit rezulton drejtuesi i grupit kriminal.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në 6 banesa, në Tiranë dhe në Tropojë.

Operacioni, në kuadër të procedimit të iniciuar në muajin prill të vitit 2023, nga Drejtoria e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Operacioni është ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK-un, BKH-në dhe autoritetet britanike.

Në muajin prill 2023, Policia, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, sekuestroi në Portin e Durrësit, një tjetër arsenal armesh (8 pistoleta) që do trafikoheshin drejt Mbretërisë së Bashkuar, me një furgon me targa angleze, drejtuesi i të cilit u vu në pranga.

Në drejtmin e SPAK-ut dhe në bashkëpunim të ngushtë me BKH-në dhe me autoritetet ligjzbatuese britanike, vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

1 VITE ME PARE

Trafik ndërkombëtar armësh/ SPAK aksion në Tiranë, GJKKO lëshon 6 masa sigurie

Trafiku i armëve Shqipëri-Angli/ Shkatërrohet grupi kriminal,
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një aksion ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se aksioni është bërë si goditje kundër një grupi te strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve.

Gjithsej bëhet me dije se SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të lëshojë 6 masa sigurie. Ndërkohë që është bllokuar gjithashtu një sasi masive me municione dhe armatime. Operacioni i SPAK është ende në vijim, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar për ngjarjen. 

trafik armesh nga shqiperia ne britani spak grup kriminal arsenal armesh

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen