Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Një aksident i rëndë me vdekjen e dy fëmijëve ka ndodhur në zonën e Kënetës, Durrës. •Një automjet tip "Benz" ka goditur tre fëmijë të moshave 10–13 vjeç teksa këta të fundit ishin duke luajtur në rrugët e lagjes.•Dy prej tyre ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës.•Policia ka ndaluar Nikoll Radaçin, drejtuesin e automjetit pak minuta pas ngjarjes.• Sipas informacionit paraprak ai dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.• Ndërkohë, Nikollë Rradaçi ka deklaruar para grupit hetimor se nuk mban mend asgjë pasi ka qënë nën efektin e alkoolit. • Dosja.al i disponon pamjet e plota të ngjarjes tragjike në Durrës, por për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes, ka vendosur që të mos i transmetojë të plota.
17 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se vrasësit e fëmijëve në Durrës dhe mbrojtësve të tij ndëshkimin më të rëndë.
Në një postim në Facebook Berisha shkruan se, autori është i njohur si i përkëdhelur i partisë së krimit, problematik për lagjen por imun e i paprekshëm.
Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjet e fëmijëve që vdiqën nga përplasja e rëndë.
"Një tragjedi e vertetë! Miq, 58 vjeçari Radaçi iu mori jetën në Durrës me makinë dy djemve, njëri 10 dhe tjetri 13 vjeçar dhe të tretin 8 vjeçar e dëmtoi rëndë dhe si monstër ai ja mbathi. I la në kthetrat e vdekjes. Nuk iu dha asnjë ndihmë. Autori është i njohur si i përkëdhelur i partisë së krimit, problematik për lagjen por imun e i paprekshëm.
Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të engjëjve viktima. Unë i lutem Zotit që shpirti i tyre të bëhet dritë dhe prindërit të gjejnë forcën për të përballuar këtë gjëmë të rëndë si dhe uroj shërim të shpejtë vogëlushit në spital. Kurse vrasësit të fëmijëve dhe mbrojtësve të tij ndëshkimin më të rëndë.", shkruan Berisha./Dosja.al
DURRËS- Gazetarja Armela Ferko, ka reaguar ndaj aksidentit tragjik sot në Durrës. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ferko shkruan se, ngjarja tragjike nuk është një aksident, ajo është një vrasje.
Gazetarja ngriti një pyetje drejtuar opinionit publik kur shprehet se, si mund ta shmangim një rast të till në të ardhmen, e më tej shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave.
Reagimi i plotë:
"Ngjarja tragjike e Durresit nuk eshte nje aksident, ajo eshte nje vrasje. Sa here themi qe nuk ka me femije neper rruge, si pasoje e shpopullimit por edhe sepse femijet e sotem rrine te mbyllur ne shtepi me telefonat ne duar dhe nuk dalin te luajne. Ngjarja e sotme na solli ne vemendje te pakten tre gjera:
Se pari, qe femijet mund te na vrasin edhe ne trotuare, sepse ne rruget e vendit ne mase qarkullojne jo shofere, por vrases dhe qe nuk sillen si burra, por shkarkojne frustracionet e tire ne timon, e mjere kush eshte ne rrugen e tyre…120 km/ ore kush nuk nje rruge lagje te ngushte, nuk di!
Se dyti, kjo eshte nje vrasje e paralajmeruar. Banoret vete kane rrefyer se jane ankuar, madje fiks per shkaktarin e gjemes se sotme.
Se treti, femijet nuk kane ku te luajne as ne rrethina, e kete na e tregon pamjen rrenqethese e topit te mbetur ne trotuar ne skenen tragjike te ngjarjes.
Cfare na mbetet te bejme tani? Si te shmangim te till ne te ardhmen? A mund te sherohet me kjo? Mjere ato familje, mjere ato nena cfare po fusin ne dhe! Ngushellime familjareve dhe sherim te shpejte vogelush te mbijetuar ne kete ngjarje. Zoti u dhente force per te perballuar dhimbjen e per te ecur perpara!
Ps: Nje lutje shume e madhe shkon per koleget e medias, sidomos portaleve. Cilido qofte qellimi i publikimit te videos, dhimbja qe e mbyllin ate. Para te qenurit gazetare, duhet te kujtojme te jemi njerëz.", shkruan gazetarja./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik sot në Durrës ku humbën jetën dy të miturit dhe u plagos një tjetër.
Zhupa shkruan se, nuk mund të vazhdojë më t'i quajmë aksidente apo pakujdesi raste kur dikush hipën i dehur në timon.
Ajo shprehet se, është koha që Kodi Penal të mos i trajtojë këta persona si shkelës të rregullave të shkelit rrugor, por si autorë të krimeve të rënda kundër jetës.
Postimi i plotë:
"Sot është një ditë e zezë që duhet të na shkundë të gjithëve.
Nuk gjej fjalët e duhura për të thyer ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur pjesën tjetër të shpirtit të tyre, fëmijët e tyre. Lutem me gjithë zemër për shërimin e fëmijëve të plagosur. Ky është rasti për të reflektuar sivënës, nuk mund të vazhdojë më t'i quajmë “aksidente” apo “pakujdesi” raste kur dikush hipën i dehur në timon. Ky është një akt i vetëdijshëm, ku makina kthehet në armë dhe rrezik për jetën e tjera është i qëllimshëm.
Është koha që Kodi Penal të mos i trajtojë këta persona si shkelës të rregullave të shkelit rrugor, por si autorë të krimeve të rënda kundër jetës. Kush drejton mjetin në gjendje të dehur, e bën me dijeni të plotë të gjithëve.
Drejtësia duhet të jetë në shëndetin e duhur dhe të vërtetë të vërtetë.",shkruan Zhupa./Dosja.al
DURRËS- Është zbardhur dëshmia e Nikollë Rradaçi, 57-vjeçari i cili aksidentoi dy të mitur për vdekje ndërsa plagosi rëndë një tjetër.
Shoferi i 'Benz-it' dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda.
I marrë në pyetje nga grupi hetimor, Nikollë Radaçi i rënduar psikologjikisht është shprehur se nuk e meriton të jetojë pasi 'mori në qafë' fëmijët.
“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,”, ka deklaruar 57-vjeçari./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Rama ka reaguar ndaj pamjeve makabre që po qarkullojnë në rrjet të aksidentit qe i mori jetën dy të miturve dhe plagosi rëndë një tjetër në Durrës.
Nëpërmjet një postimi në X, Rama shkruan se, publikimi i imazheve grafike nuk informon, por vetëm sa shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pariparueshme. Ai shton se, kjo po shndërron botën e informacionit në një spektakël.
Kryeministri u bën thirrje qytetarëve të reskpektojnë humbjen e famijarëve.
"Ndërsa i gjithë vendi është në zi për këtë ngjarje dhe drejtësia po bën punën e saj me autorin e krimit, është detyrë e të gjithëve, por veçanërisht e mediave dhe portaleve, të tregojnë përmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Publikimi ose përhapja e imazheve grafike nuk informon, por vetëm sa shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pariparueshme dhe e shndërron botën e informacionit në një spektakël.
Respekti për dinjitetin njerëzor dhe dhimbja e atyre që preken drejtpërdrejt duhet të jetë mbi çdo sensacionalizëm apo klikim. Le të tregojmë solidaritet, humanizëm dhe dhembshuri në një ditë tragjike si kjo."., shkruan Rama në X./Dosja.al
DURRËS- Nikoll Radaçi, shoferi i cili aksidentoi tre fëmijë të mitur rreth moshës 10 vjeç në Durrës, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.
Mësohet se, testi i alkoolit është kryer disa herë dhe ka treguar një nivel prej 0.7, mbi kufirin e lejuar sipas Kodit Rrugor, i cili përcakton se masat mbi 0.3 sjellin penalitete, ndërsa mbi 0.5 konsiderohen vepër penale që mund të shoqërohet me arrest në flagrancë.
Gjithashtu bëhet me dije se, 57-vjeçari Radaçi është i njohur si përsëritës në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe më herët është gjobitur disa herë për shpejtësi dhe shkelje të tjera në trafik./Dosja.al
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike.
Rama ka njoftuar se ndodhet në Erevan të Armenisë, në kuadër të Komunitetit Politik Europian, nga ku ka marrë lajmin për ngjarjen e rëndë.
Ai u shpreh thellësisht i prekur, duke lutur që Zoti të bekojë shpirtrat e dy fëmijëve dhe t’u japë forcë prindërve për të përballuar dhimbjen. Rama shhkruan se u bashkohet në lutjet për shërimin e fëmijës i cili po lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Postimi i plotë:
"Kam mbërritur në Jerevan, Armeni, për Komunitetin Politik Evropian dhe kam mësuar për humbjen e pashprehshme tragjike të dy fëmijëve, ndërsa fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti i bekoftë dy shpirtrat e vegjël, prindërve u dhëntë forcë e jashtëzakonshme për të mbijetuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa bashkohem me lutjet për shërimin e fëmijës së shtruar në spital.", shkruan Rama./Dosja.al
Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e…
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2026

DURRËS-Ministria e Shëndetësisë ka reaguar rreth të miturit që mbeti i plagosur nga përplasja me makinë pasditen e sotme në Durrës është transportuar në Spitalin e Traumës.
Në një reagim publik, Ministria bën me dije se fëmija ka marrë dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë. Ministria thekson se fatmirësisht i mituri është i vetëdijshëm.
“I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, thotë ministria./Dosja.al

DURRËS- Videoja nga kamerat e sigurisë së një lokali tregojnë pamjet makabre nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Durrës.
Sic shihet, makina e drejtuar nga Nikoll Radaçi, 57 vjeç banor I zonës, është ngjitur mbi trotuar ku ndodheshin tre djemtë duke luajtur me top dhe ka marrë zvarrë dy prej tyre duke i lënë të vdekur në vend, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Banorët e zonës së Kënetës, kanë deklaruar se Radaçi ishte njeri problematik dhe lëvizte në lagje me shpejtësi tej normave të lejuara.
Dosja.al i disponon pamjet e plota të ngjarjes tragjike në Durrës, por për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes, ka vendosur që të mos i transmetojë të plota./Dosja.al
DURRËS- Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës, ku ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën dy fëmijëve, kanë rrëfyer se si ndodhi ngjarja e rëndë mesditën e sotme.
Njëri nga ata, kushërinj me prindërit e njërit prej tre fëmijëve ka deklaruar se dy prej tyre janë vëllezër ndërsa tjetri është djal i vetëm.
Njëri nga dy vëllezërit ndodhet tek Spitali i Traumës, ka deklaruar ai. Ndërsa u shpreh se, makina erdhi me shpejtësi maksimale duke i goditur dhe copëtuar në vend.
“I kam kushërinj prindërit e tyre, makina erdhi me shpejtësi maksimale. I ka goditur dhe i ka copëtuar. Po luanin me top. Babën e vet e ka në Itali, e ka të sëmurë. Ata dy të shtëpisë tjetër janë vëllezër, njëri ka shpëtuar. Në Tiranë është dërguar.”, u shpreh njëri prej banorëve./Dosja.al
DURRËS- Një banor në lagjen nr.15 në Durrës, ku 3 fëmijë u përplasën me makinë, ka folur rreth momentit tragjik.
Banori i cili kishte shkuar në lagjen nr.15 te njerëzit e bashkëshortes, tha se sapo kishte kaluar rrugën nga njëri krah në krahun tjetër, në momentin e aksidentit. Më tej ai tha se pas përplasjes së të miturve, njerëzit dolën në rrugë dhe po ulërinin.
“E frikshme. Sa kalova me familjet atje unë. Unë rri matanë me qira, do vija te njerëzit e nuses. Sa kalova para makinës, vetëm kur ja bëri bam ktej. Dolën njerëzit po ulërinin. S’ka më keq, ke frikë të dalësh nga shtëpia”, tha një prej banorëve të lagjes./Dosja.al
DURRËS- Nikoll Radaçi është emri i 57-vjeçarit i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy të mitur, rreth 10-vjeç, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Mësohet se shoferi i Benz-it po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 57-vjeçari ka qenë me shpejtësi kur mjeti ka devijuar dhe ka kaluar në trotuar ku luanin tre fëmijët.
Drejtuesi i mjetit, rezident në zonë, ka braktisur mjetin pas ngjarjes, por është vënë në pranga pak minuta më pas nga policia./Dosja.al
DURRËS- Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë.
Uniformat blu njoftojnë se, si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar tek Spitali i Traumës.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
"Durrës / Informacion paraprak. Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit."./Dosja.al

DURRËS- Pamjet e mëposhtme tregojnë vendin e ngjarjes ku humbën jetën sot dy të mturit në Durrës.
Tre fëmijët që u përplasën mesditën e kësaj të diele në zonën e Kënetës ku po luanin pranë lagjes e më pas u përplasën nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi.
Dy prej tyre ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Pak minuta më parë u bë me dije se, unifomat blu kanë ndaluar shoferin e makinës./Dosja.al

DURRËS-Një aksident i rëndë me vdekjen e dy fëmijëve ka ndodhur në zonën e Kënetës, Durrës. Mësohet se, një automjet ka goditur tre fëmijë të moshave 10–13 vjeç teksa këta të fundit ishin duke luajtur në rrugët e lagjes.
Dy prej të miturve nuk kanë mundur t'u mbijetojnë plagëve, ndërsa i treti po lufton për jetën në spital.
Paraprakisht dyshohet se, shkaku ka qenë shpejtësia e automjetit tej normave të lejuara, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e shoferit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjeve./Dosja.al