6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, ku një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti dhe për pasojë humbi jetën sot në spital. • Marija Zhivkoviç nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë më 2 gusht në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda. • Marija Zhivkoviç e lindur më 1983, ishte transferuar në Prishtinë nga Qendra Spitalore Klinike në Graçanicë, ku u pranua në gjendje të rëndë mbrëmjen e 31 korrikut. • Policia e Kosovës ka konfirmuar se bashkëshorti i saj Dejan Zhivkoviç është ndaluar dhe se ka nisur hetimet për këtë rast. • Viktima dyshohet se ka pasur hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe nuk është arritur që të kryhet operacioni nga ekipi mjekësor në Klinikën Emergjente. • Më 31 korrik, Zhivkoviç u arrestua nga Policia e Kosovës dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit u dërgua në paraburgim. • Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ishte kthyer në orët e mbrëmjes në shtëpi, ku edhe pati fillimisht një konflikt me viktimën. • Pas debatit verbal mes tyre, i dyshuari e ka kapur për fyti gruan, e më pas e ka rrëzuar përtokë, ku dyshohet se e ka goditur për shkallëve të shtëpisë deri në humbje ndjenjash.
3 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, ku një grua u dhunua brutalisht nga bashkëshorti. Fatkeqësisht, ky rast u bë edhe më tragjik, pasi viktima nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën sot në QKUK.
Viktima dyshohet se ka pasur hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe nuk është arritur që të kryhet operacioni nga ekipi mjekësor në Klinikën Emergjente. Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ishte kthyer në orët e mbrëmjes në shtëpi, ku edhe pati fillimisht një konflikt me viktimën.
Pas debatit verbal mes tyre, i dyshuari e ka kapur për fyti gruan, e më pas e ka rrëzuar përtokë, ku dyshohet se e ka goditur për shkallëve të shtëpisë deri në humbje ndjenjash. Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, ndërsa i dyshuari u arrestua atë natë dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.
KOSOVË- Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, ku një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti dhe për pasojë humbi jetën sot në spital. Viktima dyshohet se ka pasur hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe nuk është arritur që të kryhet operacioni nga ekipi mjekësor në Klinikën Emergjente.
Bëhet me dije se e ndjera që vdiq tragjikisht është Marija Zhivkoviç, (41-vjeçare), kurse burri i saj që e rrahu mizorisht është Dejan Zhivkoviç (43-vjeçar). Më 31 korrik, Zhivkoviç u arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit u dërgua në paraburgim.
PRISHTINË- Një grua me inicialet M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë më 2 gusht në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla.
“Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ajo kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda, dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë në ditë”, tha Syla.
M.Zh., e lindur më 1983, ishte transferuar në Prishtinë nga Qendra Spitalore Klinike në Graçanicë, ku u pranua në gjendje të rëndë mbrëmjen e 31 korrikut.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se bashkëshorti i saj me iniciale D.Zh. është ndaluar dhe se ka nisur hetimet për këtë rast. Aktivistja për të drejtat e grave dhe drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Pravo na pravo” nga Graçanica , Milica Stojanoviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se institucionet kanë dështuar sërish kur është fjala për dhunën ndaj grave.
“Ky përfundim tragjik ka ardhur pikërisht sepse institucionet nuk janë marrë sa duhet me këtë problem. Më e keqja është se institucionet ende heshtin. Policia është përgjigjur me kohë, njeriu është dërguar në mbajtje, por varet edhe nga institucionet tjera se çfarë do të ndodhë”, tha Stojanoviq.
Ajo tha se janë institucionet vendore ato që duhet të punojnë për fuqizimin e grave për të denoncuar në kohë dhunuesin dhe se institucionet e drejtësisë duhet të vendosin dënime më të rrepta për dhunuesit.
“Që të mos lirohen dhunuesit me gjobë, dhunuesi nuk duhet të lirohet asnjëherë 24 apo 48 orë pas ushtrimit të dhunës”, nënvizon ajo dhe shton se në raste të tilla duhet të reagojë edhe shoqëria, sepse dhuna nuk është kurrë “çështje private”.
Gjatë muajit prill, dy gra u qëlluan nga burrat e tyre brenda pak ditësh. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani më pas u bëri thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, shoqërisë civile, qytetarëve, grave dhe burrave që të punojnë së bashku për të ndalur dhunën me bazë gjinore, “e cila njollos vendin tonë dhe që mund ta shkatërrojë atë nga brenda”. Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./ REL