LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin! Kremlini: Akuza të papranueshme, reagime histerike

• Vdekja e opozitarit rus, kundërshtarit të presidentit Vladimir Putin ka sjell reagime nga një pjesë e madhe e lierëve të Perëndimit. • Në një zë ta kanë bërë përgjegjës presidentin Putin për vdekjen e Navalny. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se Navalny luftoi deri në minutën e fundit për vlerat e lirisë dhe demokracisë dhe konsideron fajtor për vdekjen e tij regjimin rus. • Ministri i jashtëm francez Stephane Cezournet në komentin për vdekjen e Alexei Navalny tha se disidenti rus i burgosur Alexei Navalny pagoi me jetën e tij për rezistencën e tij ndaj një sistemi shtypjeje. • Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Bart Eide shkroi në rrjetin social X se "qeveria ruse mban përgjegjësi të rëndë" për vdekjen e Navalny, i cili po vuante një dënim 19-vjeçar në një koloni penale të Arktikut. • Presidenti letonez Edgars Rinkevics shkroi në Platformën X se Navalny ishte vrarë brutalisht nga Kremlini. • Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se kritiku i Kremlinit, kishte vdekur sepse ai ishte një simbol i një Rusie të lirë dhe demokratike, duke lënë të kuptohet se ai ishte vrarë qëllimisht. • Ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ky lajm i tmerrshëm tregon edhe një herë se si Rusia ka ndryshuar dhe çfarë regjimi është në pushtet në Moskë. • Sekretari amerikan i shteti, Anthony Blinken u shpreh se vdekja e Navalnyt nxjerr në pah dobësinë dhe kalbjen e sistemit që Vladimir Putin ndërtoi në Rusi. • Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron thotë se presidenti rus Vladimir Putin "duhet të jetë përgjegjës" për vdekjen e Alexei Navalny. • Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka cituar fjalët e Navalny ku bënte thirrje për të mos u dorëzuar dhe ku thoshte se dhe nëse e vrasin do të thotë se mbështetësit e tij janë tepër të fortë. • Presidenti Joe Biden fajësoi të premten presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e raportuar të liderit të opozitës ruse Alexey Navalny , duke thënë se ai ishte "i indinjuar" por "jo i befasuar" nga lajmi. • Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se ato që ajo i quajti akuzat perëndimore për vdekjen e liderit të opozitës të burgosur Alexei Navalny ishin "vetëzbuluese". • Zëdhënësi i Kremlinit, Dmtry Peskov ka thënë se çdo akuzë se Moska zyrtare është përgjegjëse për vdekjen e Alexei Navalny është plotësisht e papranueshme. • Kryetari i Dumës së Shtetit në Rusi, Vyacheslav Volodin, është zyrtari i fundit rus që ka komentuar vdekjen e Navalny, duke fajësuar liderët perëndimorë.

17 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vdekja e Navalny, Macron: Në Rusi sot, shpirtrat e lirë dënohen me vdekje

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Emmanuel Macron

FRANCA- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas vdekjes së paritur të opozitarit rus Alexei Navalny në burg. Macron tha përmes platformës 'X', se në Rusi sot, shpirtrat e lirë dërgohen në gulag, ku ata dënohen me vdekje.

Presidenti francez përshëndeti kujtimin, angazhimin dhe guximin e Navalny dhe dërgoi ngushëllimet e tij për familjen e tij.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

2 VITE ME PARE

Shefi i OKB-së: Të bëhen hetime të besueshëm dhe transparente për vdekjen e Navalny

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Antonio Guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për një hetim të plotë të besueshëm dhe transparent mbi rrethanat e vdekjes së Navalny në paraburgim, sipas zëdhënësit të tij. Zëdhënësi i tij shton se Guterres ishte i tronditur nga vdekja e raportuar e Navalny.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

2 VITE ME PARE

Kurti për vdekjen e Navalny: Gatishmëri për të vrarë dhe torturuar këdo që kërcënon kontrollin e ngushtë të pushtetit

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Albin Kurti

MYNIH- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reaguar në lidhje me vdekjen e opozitarit rus Alexei Navalny. Kurti ka thënë se disa orë më parë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka dëgjuar për vdekjen e Alexei Navalnyn nga bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya.

Ai ka shtuar se vdekja e Navalnyt është thirrje për të gjithë për të parë autoritarizmin ashtu siç është.

“Vdekja e raportuar e Navalnyt është një thirrje për të gjithë për të parë autoritarizmin ashtu siç është, një gatishmëri për të vrarë dhe torturuar këdo që kërcënon kontrollin e ngushtë të pushtetit”, shkroi Kurti në platformën 'X'.

2 VITE ME PARE

"Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalny"/ Biden reagon për vdekjet e liderit të Opozitës në Rusi

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Foto ilustruese

SHBA-Presidenti Joe Biden fajësoi të premten presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e raportuar të liderit të opozitës ruse Alexey Navalny , duke thënë se ai ishte "i indinjuar" por "jo i befasuar" nga lajmi. 

"Mos bëni gabim, Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalny," tha zoti Biden nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se kjo ishte "më shumë provë e brutalitetit të Putinit".

Navalny vdiq në një  koloni penale ruse , thanë të premten autoritetet e burgut. Autoriteti i burgut tha se Navalny "u ndje keq" pasi doli për një shëtitje të premten dhe "pothuajse menjëherë" humbi vetëdijen. Janë tentuar masat e ringjalljes, por mjekët e urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tij. Ai i kishte mbijetuar të paktën dy tentativave të mëparshme të dyshuara për helmim. 

Kur u pyet nëse Navalny, lideri më i shquar i opozitës ruse, u vra, zoti Biden u përgjigj: "Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi". 

“Por nuk ka dyshim se vdekja e Navalny ishte pasojë e diçkaje që bëri Putin dhe banditë e tij”, tha ai. 

Zoti Biden tha se Navalny ishte një "zë i fuqishëm për të vërtetën", i cili "i qëndroi me guxim korrupsionit" të qeverisë së Putinit. 

Ai akuzoi Putinin se e kishte helmuar, arrestuar dhe mbajtur në izolim Navalny, dhe tha se kjo nuk e ndaloi Navalny-n "të thërriste të gjitha ato gënjeshtra". Presidenti vuri në dukje se Navalny mund ta kishte jetuar jetën e tij "i sigurtë në mërgim", por në vend të kësaj u kthye në Rusi për shkak të besimit të tij në vendin e tij dhe popullin e tij, edhe pse ai e dinte se mund të burgosej ose vritet.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila ndodhet në Gjermani për Konferencën e Sigurisë së Mynihut, tha se nëse raportet për vdekjen e tij konfirmoheshin, "kjo do të ishte një shenjë e mëtejshme e brutalitetit të Putinit. Çfarëdo historie që ata tregojnë, le të jemi të qartë: Rusia është përgjegjëse. "

Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjithashtu fajësoi Putinin dhe tha se nëse raportet janë të sakta, "vdekja e [Navalny] në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e një njeriu vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar. Rusia është përgjegjëse për këtë."

2 VITE ME PARE

Vdekja e Navalny në burg, Hillary Clinton citon fjalët e tij: Nëse më vrasin, do të thotë se ne jemi tepër të fortë

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Hillary Clinton

SHBA- Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka postuar një mesazh në homazh për opozitarin e ndjerë rus, Alexei Navalny, në platformën X. Clinton ka cituar fjalët e Navalny ku bënte thirrje për të mos u dorëzuar dhe ku thoshte se dhe nëse e vrasin do të thotë se mbështetësit e tij janë tepër të fortë.

“Dëgjo, kam diçka shumë të qartë për t'ju thënë. Nuk ju lejohet të dorëzoheni. Nëse vendosin të më vrasin, do të thotë se ne jemi tepër të fortë,” shkruan ajo, duke cituar Navalny nga një dokumentar i BBC-së i vitit 2022. Ajo gjithashtu i dërgon "ngushëllimet më të thella" familjes së Navalny dhe popullit rus për vdekjen e tij.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

2 VITE ME PARE

Autoritetet ruse paralajmërojnë qytetarët kundër tubimeve masive në Moskë pas vdekjes së Navalny

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Alexei Navalny

RUSI- Autoritetet e qytetit të Moskës kanë paralajmëruar qytetarët kundër protestave publike në kryeqytetin rus pas lajmit për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny. Në një deklaratë të raportuar nga agjensitë ruse të lajmeve, zyra e prokurorit të qytetit vë në dukje një numër thirrjesh në internet për një tubim masiv dhe thotë se e konsideron të nevojshme të paralajmërojë kundër shkeljes së ligjit.

“Ju lutemi, vini re se kjo ngjarje masive nuk është koordinuar me autoritetet ekzekutive të qytetit në përputhje me procedurën e përcaktuar me ligj”, thanë prokurorët.

Ligji rus kërkon që organizatorët të kërkojnë leje nga autoritetet për çdo tubim masiv. Sipas videove dhe fotove në rrjetet sociale, njerëzit në qytete të tjera ruse po i bëjnë nderimet e tyre ndaj Navalny-t pasi u përhap lajmi për vdekjen e tij.

2 VITE ME PARE

Perëndimi akuzoi Putin-in për vdekjen e Navalny, Kremlini: Sulmet të papranueshme, reagime histerike

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Dmitry Peskov

RUSIA- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmtry Peskov ka thënë se çdo akuzë se Moska zyrtare është përgjegjëse për vdekjen e Alexei Navalny është plotësisht e papranueshme. Peskov thotë se reagimi i udhëheqësve perëndimorë ndaj vdekjes së Navalny ishte "histerik". Më herët, kryetari i parlamentit rus Vyacheslav Volodin fajësoi Perëndimin për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

2 VITE ME PARE

Reagon Kasparov për vdekjen e Navalnyt: Keni duart me gjak

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Foto ilustruese

RUSI-Ish-kampioni i famshëm botëror i shahut dhe kritiku i ashpër i Kremlinit, Garry Kasparov, ka postuar një seri postimesh në platformën X për vdekjen e Alexei Navalny.

“Putini është vrasësi i Navalny-t”, thotë ai. Megjithatë ai ka kritikuar edhe qeveritë perëndimore për mosmbajtjen e një qëndrimi më të fortë kundër trajtimit të Navalnyt nga Kremlini.

“Zemërimi dhe përbuzja ime e përjetshme ndaj politikanëve perëndimorë që e trajtuan helmimin dhe burgosjen e Navalny-t si vetëm një pikë tjetër negocimi me Putinin”, thotë ai, duke iu referuar burgosjes së tij të përsëritur dhe helmimit të tij me Novichok në vitin 2020 .

2 VITE ME PARE

Vdekja e Navalny, Kryetari i parlamentit rus fajëson Perëndimin

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Vyacheslav Volodin


RUSIA- Kryetari i Dumës së Shtetit në Rusi, Vyacheslav Volodin, është zyrtari i fundit rus që ka komentuar vdekjen e Navalny, duke fajësuar liderët perëndimorë. Sipas tij, liderët perëndimorë kanë marrë një numër të madh vendimesh të dështuara dhe janë kapur pas pozicioneve të tyre që përfitojnë nga vdekja e Navalny-t.

“Të gjithë ata, emrat e tyre janë të njohur, nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe lidershipi i SHBA-së deri te Scholz, Sunak dhe Zelensky, janë fajtorë për vdekjen e Navalny-t. Janë ata që kanë marrë një numër të madh vendimesh të dështuara dhe janë kapur pas pozicioneve të tyre që përfitojnë nga vdekja e tij”, tha politikani në kanalin e tij Telegram.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Me duartrokitje të gjata në sallë, si u prit gruaja e Navalny në Konferencën e Mynihut pas lajmit për vdekjen e tij

 

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Yulia Navalny

MYNIH- Gruaja e opozitarit rus, Alexei Navalny, Yulia Navalnaya i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta luftojnë së bashku regjimin në Rusi. Këto komente ajo i bëri teksa mbajti fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Nuk e di nëse duhet t’i besojmë lajmit të tmerrshëm. Ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe Qeverisë së tij. Por, nëse kjo është e vërtetë, do të doja që Putini dhe i gjithë stafi i tij, i gjithë rreth i tij, Qeveria e tij dhe miqtë e tij, ta dinë se do të ndëshkohen për atë që kanë bërë me shtetin tonë, me familjen time dhe me bashkëshortin tim”, tha Yulia Navalnaya për raportimet për vdekjen e bashkëshortit të saj në burgun rus.

Para nisjes së fjalimit dhe pas mbylljes, Yulia u prit me duartokitje të gjata nga audienca e sallës.

 

 

2 VITE ME PARE

Vdekja e liderit të opozitës ruse në burg, ministri Hasani: Një kujtesë e trishtë se sa larg vlerave është sot Rusia

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Foto ilustruese

TIRANË-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas lajmit të vdekjes në burg të kritikut më të ashpër të Vladimir Putinit, Alexei Navalny, lider i opozitës ruse. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se vdekja e Navalny është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi i vdekjes së Alexei Navalny në një burg rus. Navalny jetoi dhe vdiq pa bërë kompromise kur vinte puna për vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz. Vdekja e tij është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia”, ka shkruar Hasani.

 

2 VITE ME PARE

Vdekja e Navalny, Cameron: Putin duhet të jetë përgjegjës

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
David Cameron

BRITANI- Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron thotë se presidenti rus Vladimir Putin "duhet të jetë përgjegjës" për vdekjen e Alexei Navalny. Duke folur në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Cameron e quan Navalny një luftëtar jashtëzakonisht të guximshëm kundër korrupsionit, i cili hoqi dorë nga gjithçka për atë që besonte.

Cameron shton se nuk duhet të ketë dyshim për natyrën e tmerrshme të regjimit të Putinit në Rusi pas asaj që sapo ka ndodhur.

2 VITE ME PARE

Gruaja e Navalny: Nuk mund t'i besojmë Putin-it, nëse kjo është e vërtetë do të mbajnë përgjegjësi

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Alexei Navalny dhe bashkëshortja

MYNIH- Gruaja e Alexei Navalny, Julia, sapo ka folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ajo akuzoi presidentin rus për vdekjen e bashkëshortit të saj, duke thënë se ai është përgjegjës për të gjitha gjërat e tmerrshme që po ndodhin në vend. Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj deri më tani erdhi vetëm nga burime shtetërore.

“Nuk e di nëse ta besoj apo jo këtë lajm të tmerrshëm që marrim vetëm nga burime të qeverisë ruse. Prej shumë vitesh ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe qeverisë së tij. Ata gjithmonë gënjejnë. Por nëse kjo është e vërtetë, dua që Putini dhe të gjithë rreth tij të dinë se do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që i kanë bërë vendit tonë, familjes sime. Dhe kjo ditë do të vijë shumë shpejt. Dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë njerëzve që të bashkohen dhe ta mposhtin këtë të keqe”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

Vdekja e Alexei Navalny, nëna e tij: Ai ishte i shëndetshëm dhe i lumtur kur e pashë të hënën

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny flet gjatë një konference shtypi mbi përpjekjet e përbashkëta të opozitës në zgjedhjet lokale në 2015, në Moskë, 22 prill 2015.

MOSKË- Nëna e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny u citua nga gazeta ruse "Novaya Gazeta" të ketë thënë se djali i saj kishte qenë "gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur" kur e pa për herë të fundit më 12 shkurt. "Novaya Gazeta" raportoi se Lyudmila Navalnaya shkroi në një postim në Facebook sot se nuk do të dëgjojë asnjë ngushëllim.

"Nuk dua të dëgjoj asnjë ngushëllim. E pamë atë në burg më 12 shkurt, në një takim. Ai ishte gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur", ka shkruar nëna e Navalny.

2 VITE ME PARE

Blinken: Vdekja e Alexei Navalny-t në burg nënvizon dobësinë e sistemit që ndërtoi Putini

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!

MYNIH- Sekretari amerikan i shteti, Anthony Blinken ka reaguar në lidhje me vdekjen e kritikut të Putin, Alexei Navalny. Blinken në reagimin e tij u shpreh se vdekja e Navalnyt nxjerr në pah dobësinë dhe kalbjen e sistemit që Vladimir Putin ndërtoi në Rusi.

“Së pari, nëse këto raporte janë të sakta, zemrat tona shkojnë për gruan e tij dhe familjen e tij. Për më tepër, vdekja e tij në një burg rus, obsesioni dhe frika e një njeriu të caktuar, vetëm sa nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që ndërtoi Putini. Rusia është përgjegjëse për këtë,” shtoi Blinken nga Mynihu.

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se Uashingtoni po kërkon konfirmimin e vdekjes së Navalny.

2 VITE ME PARE

Politika gjermane për vdekjen e Navalny: Ishte simbol për një Rusi të lirë dhe demokratike, lajm i tmerrshëm

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
foto ilustruese

GJERMANI- Reagime ka pasur edhe nga Gjermani për vdekjen e liderit opozitar rus, Alexei Navalny. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se kritiku i Kremlinit, kishte vdekur sepse ai ishte një simbol i një Rusie të lirë dhe demokratike, duke lënë të kuptohet se ai ishte vrarë qëllimisht, një ndjenjë që bëri jehonë edhe nga ministri i financave.

Baerbock shkroi në X: Si askush tjetër, Alexei Navalny ishte një simbol për një Rusi të lirë dhe demokratike. Kjo është pikërisht arsyeja që ai duhej të vdiste.

Ministri i Financave Christian Lindner tha: Alexey Navalny luftoi për një Rusi demokratike. Për këtë, Putini e torturoi deri në vdekje.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në "X": Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Alexei Navalny. Ai u ngrit për demokracinë dhe lirinë në Rusi - dhe me sa duket e pagoi guximin e tij me jetën e tij. Ky lajm i tmerrshëm tregon edhe një herë se si Rusia ka ndryshuar dhe çfarë regjimi është në pushtet në Moskë.

2 VITE ME PARE

Reagimet nga perëndimi për vdekjen e Alexei Navalny: Vdekja e tij në burg na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putinit

 

Vdekja e Navalny, Perëndimi në një zë: Vrasësi Putin!
Alexei Navalny

FRANCË- Lajmi për vdekjen e Alexei Navalny shkaktoi një valë reagimesh në Perëndim. Ministri i jashtëm francez Stephane Cezournet në komentin për vdekjen e Alexei Navalny tha se disidenti rus i burgosur Alexei Navalny pagoi me jetën e tij për rezistencën e tij ndaj një sistemi shtypjeje. 

“Vdekja e tij në burg na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putinit”, shtoi ministri francez.

Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Bart Eide shkroi në rrjetin social X se "qeveria ruse mban përgjegjësi të rëndë" për vdekjen e Navalny, i cili po vuante një dënim 19-vjeçar në një koloni penale të Arktikut.

Presidenti letonez Edgars Rinkevics shkroi në Platformën X se Navalny ishte vrarë brutalisht nga Kremlini. 

“Çfarëdo që dikush mendon për Alexei Navalny si një politikan, ai thjesht u vra brutalisht nga Kremlini. Ky është një fakt dhe kjo është diçka që duhet ditur për natyrën e vërtetë të regjimit aktual të Rusisë. Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve”, ka shkruar presidenti letonez.

alexei navalny

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty