LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Viti i ngritjes së fuqishme të opozitës", Berisha: Veliaj po kërkon azil në SHBA me shpifje! Samitin e NATO-s do e organizoj unë

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. • Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se viti 2024 ishte viti i zhvillimeve shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. • Berisha shtoi se ky ishte viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare, dështimit të plotë dhe përfundimtar të grushtit shqiptar për eliminimin e opozitës dhe realizimin e projektit "Shqipëria pa opozitë". • Ai shtoi se në këtë vit varfëria u thellua me kate, kurse pasurimi i qeveritarëve u shtua me pallate. • Berisha shtoi se opozita ecën e sigurt drejt 11 majit në një fitore të vërtetë. •  Sipas tij narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të plotë dhe me 11 maj nuk dihet nëse do ketë nam apo nishan. Kreu i PD-së në konferencë ka folur lidhur me udhëtimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj jashtë vendit. • Berisha gjatë fjalës së tij publikoi edhe atë që ai tha se është bileta e udhëtimit të Veliajt, në të cilën data e kthimit është në datën 18 janar. Ndërkohë kryebashkiaku u shpreh pak ditë më parë se ishte larguar nga vendi vetëm për dy ditë. • Berisha tha se Veliaj ka përdorur skemën e largimit ndërsa shtoi se presidenti i PL-së, Ilir Meta merret zvarrë në mes të rrugës pa asnjë akuzë konkrete. •  Berisha tha se ndaj Veliajt rëndojnë 4 akuza që mund të dënohet nga 25 deri në 40 vite burg dhe se ndaj tij nuk po përcaktohet asnjë masë sigurie. • Kreu i PD-së i bëri thirje organeve ligjzbatuese të SHBA-së të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri. • Ai shtoi se dihet të merren masat nëse Veliaj tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e qëndrimit. • Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimin e GJKKO një vit më parë për vendosjen e tij në arrest shtëpie. •  Ai u shpreh se SPAK ka bërë dhe po bën çdo përpjekje për të zbatuar urdhërin e kryeministri Edi Rama. • Berisha shtoi se ai është këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin e tij. • Berisha u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit se në vitin 2027 do të organizohet samiti i NATO-s në Shqipëri. • I pyetur se kush do të presë këtë Samit, Berisha u shpreh se atë do ta organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. 

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve! Janë 3 rezoluta që shpallin zgjedhjet farsë

"Viti i ngritjes së fuqishme të opozitës", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u pyet nga gazetarët në lidhje me mosbindjen civile të opozitës. Berisha u shpreh se beteja për qeverinë teknike vazhdon dhe se mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve. Kreu i PD-së tha se PD do fitojë zgjedhjet, por beteja për qeverinë teknike vazhdon. 

"PD do fitojë zgjedhjet, por beteja për qeverinë teknike vazhdon, nuk është ndërprerë.
Do vazhdojë me intensitet. Mosbindja civile do marrë forma të ndryshme, vazhdon ajo, nuk heqim dorë nga mosbindja civile kurrë. E kam theksuar, gjer ditën e zgjedhjeve, nuk heqim dorë nga mosbindja civile," tha ai.

Berisha shtoi se për herë të parë që nga viti 2001, opozita arrin të mbrojë votën. Ai shtoi se janë 3 rezoluta që shpallin zgjedhjet farsë. Sipas tij PD realizoi një gjë të jashtëzakonshme, nuk ishte realizuar që nga viti 2001.

"Tani, së pari njëherë ajo pati një efekt të jashtëzakonshëm. Për herë të parë që nga viti 2001, opozita arrin të mbrojë votën. Janë 3 rezoluta që shpallin zgjedhjet fasadë, farsë. Kjo ishte mbrojtja e votës. Kjo është mbrojtja më e fuqishme që i bëhet votës, me rrugë paqësore. Rruga tjetër është me armë, por ne nuk jemi për konflikt civil.


Ne realizuam një gjë të jashtëzakonshme, nuk ishte realizuar që nga viti 2001 është hera e parë.
Sigurisht që ka analiza dhe do ketë analiza. Nuk mund të them se kanë qenë në thellësinë e vazhdueshme për shkak të gjendjes së vazhdueshme të protestave. Por mbi bazën e analizave të bëra, sado të pjesshme, do ketë dhe qëndrimet përkatëse," theksoi Berisha.

 

1 VITE ME PARE

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, jo ai që bëri protesta kundër aleancës

"Viti i ngritjes së fuqishme të opozitës", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit se në vitin 2027 do të organizohet samiti i NATO-s në Shqipëri.

I pyetur se kush do të presë këtë Samit, Berisha u shpreh se atë do ta organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Ai shtoi se projeksione nuk janë vetëm të tij por të mbarë aleancës.

"Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo," tha ai.

Berisha shtoi se lokomotivë e fushatës së PD-së për zgjedhjet elektorale do të jetë programi ekonomik. Ai shtoi se nga 1 janari e deri në ditën e fitores do të ketë  një përkushtim të plotë dhe total në paraqitjen e programit të PD për shqiptarët dhe ekspozimin e figurave, të të rinjve.

"Nga janari dhe gjer ditën e fitores ka një përkushtim të plotë dhe total në paraqitjen e programit të PD për shqiptarët dhe ekspozimin e figurave, të të rinjve. Por, lokomotivë e fushatës sonë elektorale do të jetë programi ekonomik i saj. Kjo do jetë, programi ekonomik i PD," shtoi ai.

 

1 VITE ME PARE

"SPAK ka bërë dhe bën çdo përpjekje për të zbatuar urdhërin e Edi Ramës", Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

"Viti i ngritjes së fuqishme të opozitës", Berisha:

Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimin e GJKKO një vit më parë për vendosjen e tij në arrest shtëpie. Berisha u shpreh se SPAK ka bërë dhe po bën çdo përpjekje për të zbatuar urdhërin e kryeministri Edi Rama. Ai shtoi se ai është këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin e tij.

"Unë kam ardhur për të qëndruar këtu kundër narkodiktaturës. SPAK ka bërë dhe bën çdo përpjekje për të zbatuar urdhërin e Edi Ramës, por unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim," tha ai.

Më tej Berisha u pyet në lidhje me dy deklarat e tij të mëpashme ku tha se denoncimin ndaj kryebashkiakut i Tiranës, Erion Veliaj e paraqiti Rama ndërsa shtoi se ai është Nesti Angoni. Gazetari e pyeti Berishën nëse kjo deklaratë e tij bie në kundërshtim me atë që tha pak kohë më parë se vetë Rama e largoi Veliajn nga vendi.

Berisha tha se Veliaj e paraqiti veten kudo si pasardhësin e Edi Ramës, gjë e cila tmerroi Ramën dhe Linda Ramën. Kreu i PD-së shtoi se Rama është i rrezikshëm dhe se gjëja më e tmerrshme është djegësi që nuk ekziston, dhe që ai nuk ka një akuzë. 

"Erion Veliaj e paraqiti veten kudo si pasardhësin e Edi Ramës, gjë e cila tmerroi Ramën dhe Linda Ramën, që ti themi gjërat siç janë. Dhe kjo nuk mund të pranohej. Në raste se kujtoheni ju, dy vjet më parë, Edi Rama dërgoi Belindën si të deleguar të PS-së për Tiranën, por çfarë ndodhi? E tërhoqi, po, po. Tani për të mos e zgjatur shumë, lexo pak çfarë i tha Rama Zërit të Amerikës. Zërit të Amerikës i tha se, çdo njeri mund të hetohet. E bëri si çdo njeri atë, e shumëzoi me afër zero. E bëri me gjysëm hiçi. Por jo çdo njeri që hetohet, fajësohet. E lëshoi komplet.


Tani, Rama i bëri. Është i rrezikshëm ai. Rama e mbrojti atë. Tani të themi atë që është, gjëja më e tmerrshme është djegësi që nuk ekziston, dhe që ai nuk ka një akuzë. Nuk guxuan ti bëjnë një akuzë të vetme. Ka 13 akuza, 13 herë citohet Arben Ahmetaj, për djegësin, përgjegjësi të gjitha të Erion Veliajt dhe ja veshën atij. Po kështu ‘5D’. Pra kësaj i thonë, ‘bukën e kripën e kemi bashkë, duhanin ndamas’. I gjetën një çështje që s’ka lidhje me Ramën dhe e kllaposën, ik tani.

Pra nuk ka asnjë kundërshti këtu. Rama me çështjet që i ka ngritur së fundmi, nuk ka lidhje, se i ka pasur të fshehta ky. Se unë nuk mund të them se, dinte Rama se blinte Velica, 800 mijë apo 1 mln euro fustane. Mos shkojmë gjer në gjëra të tilla. Nuk i dinte Rama këto. Ka kohë gjithmonë, për votën e lirë ka kohë gjithmonë," shtoi Berisha.

 

1 VITE ME PARE

Berisha: Thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri

"Viti i ngritjes së fuqishme të opozitës", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përdorur skemën e largimit ndërsa shtoi se presidenti i PL-së, Ilir Meta merret zvarrë në mes të rrugës pa asnjë akuzë konkrete. Berisha shtoi se ndaj Veliajt rëndojnë 4 akuza që mund të dënohet nga 25 deri në 40 vite burg dhe se ndaj tij nuk po përcaktohet asnjë masë sigurie.

Kreu i PD-së i bëri thirje organeve ligjzbatuese të SHBA-së të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri. Ai shtoi se dihet të merren masat nëse Veliaj tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e qëndrimit.

Fjala e Berisha:

Por merrem se nuk më ka pëlqyer fare skema që ka përdorur, ik, mbathja i thonë, kurse Ilir Metën e merr dhe e zvarrit në mes të rrugës pa asnjë akuzë konkrete. Kurse këtij me 4 akuza që rëndojnë nga 25 gjer 40 vjet burg, gjersa ti nuk përcakton masë sigurie dhe nuk e di sepse thonë se nuk janë lejuar, por një gjë është e sigurt se ky është pas Edi Ramës, hajduti më i madh i Shqipërisë, Ballkanit dhe më gjerë.


Tani ka deklaruar se për dy ditë jam në Tiranë, sikundër iu bëj thirrje organeve ligjzbatuese në SHBA të bëjnë gjithçka për rikthimin e tij në Tiranë në qoftë se ai tenton të kërkojë në këtë vend apo në atë vend azil politik. Nuk mund të përdorë SHBA për akte të tilla fugjitive. Kë do takojë ai atje? Këtu në bashki ka deklaruar se unë po shkoj se këtu nuk e zgjidha dot, ta zgjidh atje. Çfarë do zgjidh ai atje? Duke kompromentuar kështu edhe mbrojtës.


Departamenti i Shtetit kishte këtu një zëvendësndihmëssekretar, erdhi kastile për çështje të korrupsionit. Çfarë don ky që shkon atje? Ndaj dhe thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e tij në Shqipëri nëse ai tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e qëndrimit.

1 VITE ME PARE

Berisha publikon biletën e avionit të Veliajt: E ka kthimin me 18 janar, po e mbush komunitetin ndërkombëtar me shpifje për të marrë azil

"Viti i ngritjes së fuqishme të opozitës", Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët ka folur lidhur me udhëtimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj jashtë vendit. 

Berisha gjatë fjalës së tij publikoi edhe atë që ai tha se është bileta e udhëtimit të Veliajt, në të cilën data e kthimit është në datën 18 janar. Ndërkohë kryebashkiaku u shpreh pak ditë më parë se ishte larguar nga vendi vetëm për dy ditë.

Sipas liderit të opozitës, Veliaj "po mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohem nga Sali Berisha, e tëra kjo vetëm e vetëm që të marrë statusin e azilantit politik."

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Tani, natyrisht nuk mund të mos ndalemi tek problemi i ditës. Unë kam këtu, u kam sjellë këtu, është bileta e Erion Veliajt, i cili thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar. Tani, çfarë komenti kam unë. Komenti është ky: skema e përdorur, cilido që ka ABC-në e kodeve dhe ligjeve, ishte mbathja se të arrestuam.

Prokuroria në mënyrë bizare, deklaron se i kemi të vërtetuara, unë e di që kanë të vërtetuara, se kanë dokumentet dhe llogaritë bankare të fshehta të tij, i kanë pasuritë, i kanë mashtrimet, se ai thotë më tradhtuan, keni bërë deklarata nën presion, aludon për vjehrrën, Velicën, nuk e di për kë aludon, e vërteta është se në seancën 5-orëshe në prokurori ka rrëzuar çdo gjë që ka mashtruar në seancën 8-orëshe para disa muajsh.

Dhe tani kërkon të fajësojë Velicën dhe vjehrrën, ky i ka bërë vetë, sepse del që kanë renditur aty, thuhet se kanë renditur të paktën minimumi 60 mashtrime, duke krahasuar dëshminë e parë me dëshminë e dytë të tij. Mohimet e dëshmisë së parë dhe faktimet e dëshmisë së dytë. Pastaj thotë ma bënë me hile, më thanë je person për dijeni dhe nuk më thanë se je person në hetim. Ku ka hile kur shkon e mashtron aty, thua nuk kam llogari bankare, nuk kam këtë, nuk kam atë, çfarë hile ka aty.

Ligësia e tij ekstreme është se ai po mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohem nga Sali Berisha, e tëra kjo vetëm e vetëm që të marrë statusin e azilantit politik. E ka kërkuar apo nuk e ka kërkuar, këtë nuk mund ta them, biletën ja ku e keni. Në deklaratë tha se do kthehet sot, për dy ditë. Si do shkonte për weekend ai? A ka marrë ai kontakte me vendet e Amerikës Latine apo vendet nordike, ato nuk i di se nuk merrem me gjërat që qarkullojnë.

"Viti i ngritjes së fuqishme të opozitës", Berisha:
bileta e publikuar nga berisha
1 VITE ME PARE

Berisha: Narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të plotë! Me 11 maj nuk dihet nëse do ketë nam apo nishan

"Viti i ngritjes së fuqishme të opozitës", Berisha:
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se viti 2024 ishte viti në të cilin shqiptarët u larguan masivisht nga Shqipëria dhe numri i shqiptarëve në BE arriti në total në 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Ai shtoi se në këtë vit varfëria u thellua me kate, kurse pasurimi i qeveritarëve u shtua me pallate.

Berisha shtoi se opozita ecën e sigurt drejt 11 majit në një fitore të vërtetë. Sipas tij narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të plotë dhe me 11 maj nuk dihet nëse do ketë nam apo nishan. 

Fjala e Berishës:

Ky ishte viti në të cilin shqiptarët u larguan masivisht nga Shqipëria dhe numri i shqiptarëve në BE arriti në total nga viti 2014 gjer sot në 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Viti, në të cilin varfëria u thellua me kate, kurse pasurimi i qeveritarëve u shtua me pallate. Pra, ky ishte viti në të cilin po të ktheni sytë mbrapa, përveç pllakave të shtruara në disa sheshe të qytetit dhe një ure të përfunduar nga privatët në Kukës, nuk shihni një vepër publike të përfunduar.


Vazhdon vjedhja e parave në tunelin e Llogarasë, vazhdojnë punimet në bajpasin e Vlorës, vazhdon tërkuza te tuneli i Murrizit, është zhdukur rruga Qukës-Qafë Pllocë, pra nuk ka një vepër në 12 vite. Janë shpenzuar 57 miliardë euro buxhetet së bashku dhe urdhëroni se ku janë, që të gjitha të shndërruara në pasuri. Por, natyrisht damkosja dhe vërtetimi i vjedhjeve monstruoze të Erion Veliajt janë dhe këto një zhvillim madhor për vitin.


Hapja e negociatave 4 vite pas marrjes së vendimit, unik në botë, shkuarja tek kapitujt është tërësisht për arsye gjeostrategjike pasi Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për kapitujt dhe negociatat. Pak a shumë, se mund ta shohësh në shumë këndvështrime këtë, mund t’i quajmë këto zhvillime për opozitën, e sollën në prag të fitores dhe opozita ecën e sigurt drejt 11 majit në një fitore të vërtetë. Pseudomazhoranca apo narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të plotë dhe me 11 maj nuk dihet nëse do ketë nam apo nishan. E mbyll këtë ekspoze të shkurtër për viti me një urim të përzemërt për të gjithë shqiptarët që ndjekin këtë konferencë dhe një fitore e cila nuk do jetë vetëm fitore e opozitës, por do jetë e mbarë shqiptarëve më 11 maj të vitit 2025.

1 VITE ME PARE

Berisha bën bilancin: Viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare dhe mbështetjes më të madhe ndërkombëtare për të

"Viti i ngritjes së fuqishme të opozitës", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se viti 2024 ishte viti i zhvillimeve shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Berisha shtoi se ky ishte viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare, dështimit të plotë dhe përfundimtar të grushtit shqiptar për eliminimin e opozitës dhe realizimin e projektit "Shqipëria pa opozitë".

Ai theksoi se krahas qëndresës të pamposhtur të opozitës, u karakterizua gjithashtu si viti i mbështetjes ndërkombëtare më të fuqishme për opozitën dhe denoncimit tashmë publik nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë i regjimit të Edi Ramës si narkodiktaturë apo si konglomerat i shtetit me krimin.

Fjala e Berishës:

Së pari, edhe njëherë një urim të përzemërt për vitin që vjen dhe duhet të theksoj se viti 2024 ishte viti i zhvillimeve shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Para së gjithash ky ishte viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare, dështimit të plotë dhe përfundimtar të grushtit shqiptar për eliminimin e opozitës dhe realizimin e projektit ‘Shqipëria pa opozitë’, Shqipëria e regjimit të Edi Ramës. Por ky vit, krahas qëndresës të pamposhtur të opozitës, u karakterizua gjithashtu si viti i mbështetjes ndërkombëtare më të fuqishme për opozitën dhe denoncimit tashmë publik nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë i regjimit të Edi Ramës si narkodiktaturë apo si konglomerat i shtetit me krimin.


Si regjim ku zgjedhjet janë shndërruar në fasadë, ku korrupsioni ka kufi vetëm qiellin. Po të kemi parasysh situatën ku ndodhej Shqipëria, mund t’u them se këto janë arritje epokale, arritje jashtëzakonisht të mëdha për opozitën. Natyrisht ky ishte viti i burgosjeve politike, dëshmi e asaj që bastardi i xhelatit Kristaq Rama ndan të njëjtin botëkuptim për pluralizmin dhe kundërshtarët politikë njëlloj me të atin që i varte ata në litar. Por ky ishte viti, se viti ishte i opozitës, të themi atë që është, ky ishte viti në të cilin opozita faktoi me dokumente në mënyrë të pakundërshtueshme aferat më të mëdha korruptive të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale, djegësave, sterilizatorëve dhe në mënyrë të veçantë aferën e Portit të Durrësit. Ky ishte viti në të cilin opozita ia doli, sado që hasi rezistencë të madhe, të paraqesë para shqiptarëve dhe botës, Skrapin e partisë si një organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani.

berisha rama veliaj samiti i natos ne tirane

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen