LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Arjan Gosës në Kavajë/ Pas Habib Rexhës arrestohet edhe shoku i tij, bashkëpunoi me autorin. Gjendet arma e krimit dhe makina në Durrës

• Habib Rexha dhe Ervis Kurti janë dy të prangosurit për vrasjen e Arjan gosës në Kavajë. • 29-vjeçari Kurti, që dyshohet se ka ndihmuar vrasësin e Arjan Gosës në Kavajë të largohej nga vendngjarja pasi kreu krimin, është vënë sot në pranga. • Sipas Policisë, ai ka shkuar pranë lokalit ku Habib Rexha vrau Gosën dhe e ka marrë me makinë, pas atentatit dhe e ka çuar në Kukës. • Një ditë më parë, në Polici u vetëdorëzua autori Habib Rexha. • Në dëshminë e tij, autori ka deklaruar se vrasjen e Gosës nuk e kishte planifikuar, por e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër. • Tashmë Rexha, por edhe Kurti, do të përballet me drejtësinë për krimin e kryer pasditen e vonë të së dielës në Kavajë. Viktima u vra ndërsa ndodhej në lokal së bashku me babanë e tij të moshuar, dëshmia e të cilit është pjesë e dosjes hetimore për ngjarjen. • Vrasja ndodhi disa ditë më parë në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. • Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. • Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. • Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. • Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Ekzekutoi me plumb në kokë Gosën/ Momenti kur autori vrapon për t'u larguar nga vendngjarja, qytetarët habiten kur e shikojnë

Vrasja e Arjan Gosës në Kavajë/ Pas Habib Rexhës arrestohet
Habib Rexha

TIRANË- Ky është momenti kur Habib Rexha largohet me vrap pasi qëlloi për vdekje Arjan Gosën në Kavajë. Siç shihet edhe nga videoja e 'Dosja.al', 31 vjeçari është me armën e krimit në dorë dhe largohet me vrap në drejtim të paditur.

Rexha u vetëdorëzua në polici një ditë më parë, duke u shprehur se veprimin po e kryen me dëshirë. Në pranga ka rënë edhe shoku i tij, Ervis Kurti pasi e ka ndihmuar për t’u larguar pas vrasjes. 31-vjeçari ka deklaruar para grupit të hetimit se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar dhe se miku i tij nuk kishte dijeni për ngjarjen.

Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyer nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha. Familja e tij ka shprehur frikën për një tjetër hakmarrje dhe ka kërkuar mbrojtje ndërkohë që babai i Arjan Gosës ka thënë në policinë e Kavajës se çështjen ia ka lënë në dorë drejtësisë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Familja Rexha kërkoi mbrojtje, babai i dy vëllezërve Gosa: Nuk do hakmerremi

Vrasja e Arjan Gosës në Kavajë/ Pas Habib Rexhës arrestohet
Arian Gosa

KAVAJË- Babai i dy vëllezërve të vrarë në Kavajë, Edmond dhe Arian Gosa ka deklaruar se nuk do të hakmerret. Mësohet se ai ka deklaruar se çështjen do ia lërë në dorë drejtësisë dhe se nuk do të vazhdonte gjakmarrjen. Po ashtu i moshuari ka mohuar se djali i tij ka deklaruar se do i shuante familjen Rexha, por tha se me dorëzimin e tij në polici, do lërë drejtësinë të bëj punën e saj.

Vrasja ndodhi disa ditë më parë në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e Arian Gosës, gjenden në zonën e plazhit në Durrës makina e Habib Rexhës dhe arma e krimit

Vrasja e Arjan Gosës në Kavajë/ Pas Habib Rexhës arrestohet
Arjan Gosa

KAVAJË- Gjendet arma dhe makina që përdori Habib Rexha për t'u larguar nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së Arjan Gosës, të dielën e shkuar në Kavajë. Sipas informacioneve, mjeti është gjetur në zonën e plazhit në Durrës dhe brenda ka qenë edhe arma e zjarrit. Ka qenë vetë Rexha ka treguar vendin se ku e ka lënë. Ervin Kurti, miku i tij e ka shoqëruar deri në Durrës.

 

3 VITE ME PARE

"Nuk e vrara për gjakmarrje", Zbardhet dëshmia e Habib Rexhës: Ariani tha se do na shuante si familje, unë i parapriva

Vrasja e Arjan Gosës në Kavajë/ Pas Habib Rexhës arrestohet
Habib Rexha

KAVAJË- Dëshmia e Habib Rexhës, të riut që vrau Arian Gosën disa ditë më parë në Kavajë është zbardhur. Pasi u dorëzua në polici ditën e djeshme, ai ka deklaruar në dëshminë e tij se nuk e vrau Gosën për gjakmarrje. Ai ka thënë se fillimisht kur Ariani ka ardhur nga Italia, i kishte kërcënuar ata si familje se do i vriste të gjithë. Dhe për këtë Rexha u shpreh se i kishte bërë parapritë, ndërkohë që theksoi se askush nga familja nuk kishte dijeni për ngjarjen.

“Une jam autori i vrasjes së Arjan Gosës. Vrasjen nuk e kam kryer për gjakmarrje, por për arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia është shprehur se do ta na shuante si familje. Kësaj, unë i bëra parapritë. Sa të na vriste ai neve, pashë të udhës ta vrisja unë i pari. Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali pranë shtepisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durrësit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”, ka deklaruar Rexha.

Vrasja ndodhi disa ditë më parë në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al

vritet arjan gosa arjan gosa ervis kurti

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen