Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Tepelenë. • Konkretisht policia ka identifikuar dhe shpallur kërkim autorin e vrasjes së 44-vjeçarit, i cili është identifikuar me emrin Kamber Sulçaj. • Sipas policisë, autori ka qëlluar me armë drejt biznesmenti italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre pas një konflikti për motive të dobëta. • Gjithashtu blutë bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe automjeti i viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy armë gjahu. • Po ashtu janë sekuestruar edhe mjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta. • Gjithashtu janë publikuar edhe provat e vleshme që dokumentojnë ngjarjen. • Hetuesit përmes kamerave të sigurisë në segmente të ndryshme rrugore kanë mundur të dokumentojnë itinerarin e lëvizjes së autorit të dyshuar përmes makinës së tij ngjyrë të bardhë. • Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e autorit të vrajes. • 48-vjeçari është i shpallur në kërkim nga policia për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.
5 artikuj për këtë temë.
TEPELENË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ekzekutimi i i biznesmenit italian Eduardo Sarchit. Bëhet me dije se autori, Kamber Sulçaj ishte duke udhëtuar për tek stalla e bagëtive në pronësi të tij që ndodhej mes fshatrave Nivicë dhe Bolen.
Por gjatë rrugës në vendin e quajtur Lluf ai është shkëmbyer me një automjet me karroceri me të cilën udhëtonte Gazmend Braçi me tre shokët e tij. Për shkak se Braçe mbante drita të gjata në automjet ata kanë debatuar dhe konfliktuar verbalisht. Sulçaj u ka thënë: “Më verbove, më hodhe në kanal”.
Pas debatit dhe pasi Sulçaj i ka fyer, Gazmend Braçime dhe tre shokët janë nisur në drejtim të Salarisë ku Gazmendi ka edhe banesën. Gjatë rrugës autori i ka ndjekur nga pas dhe i ka parakaluar, por në një moment afër banesës automjeti që ai po e përdorte që ishte në pronësi të një çobani është prishur.
Më pas Gazmendi ka telefonuar babanë dhe i ka thënë të vinte ta merrte pasi e ka lënë automjeti. Babai i tij Eqeremi është nisur me dy makina së bashku me biznesmenit italian Eduardo Sarchit me të cilin po darkonin dhe në momentin që ata kanë mbërritur atje, autori ka qëlluar. Biznesmeni italian ka marrë vetëm një plumb në kofshë.
Pasi ai ka qëlluar nuk i ka lënë të largohen për 15 minuta. Gjithashtu në këto momente ka kaluar edhe një perosn me një motor për terrene malore dhe ka dëshmuar të njejtën gje. Më pas Kamber Sulçaj është larguar dhe makinën e ka fshehur në një fshat të thellë poshtë një peme.
Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij janë emra të njohur për policinë. Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestuan vëllai i tij Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin. Sulçaj rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur "Stone Quramenga”.
48-vjeçari është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve Gjithashtu në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj. Përveç aksioneve në gurore Sulçaj ka edhe stanin me bagëti.
TEPELENË- Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit. Kamber Sulçaj rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur "Stone Quramenga”.
48-vjeçari është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve Gjithashtu në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj. Përveç aksioneve në gurore Sulçaj ka edhe një stan me bagëti.
Po ashtu Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij janë emra të njohur për policinë. Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestuan vëllai i tij Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin.
Sipas policisë, Sulçaj ka qëlluar me armë drejt biznesmenti italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre pas një konflikti për motive të dobëta. Hetuesit përmes kamerave të sigurisë në segmente të ndryshme rrugore kanë mundur të dokumentojnë itinerarin e lëvizjes së 48-vjeçarit përmes makinës së tij ngjyrë të bardhë. Sulçaj akuzohet për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.
TEPELENË- Personi që shihni në foto është Kamber Sulçaj, autori i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit. 48-vjeçari është i shpallur në kërkim nga policia për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.
Nga hetimet dyshohet se Sulçaj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt biznesmenit italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara. Policia gjithashtu njoftoi se ka sekuestruar ga vendngjarja, automjetet e viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.
TEPELENË- Dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, është zbardhur nga policia. Gjithashtu janë publikuar edhe provat e vleshme që dokumentojnë ngjarjen. Hetuesit përmes kamerave të sigurisë në segmente të ndryshme rrugore kanë mundur të dokumentojnë itinerarin e lëvizjes së autorit të dyshuar përmes makinës së tij ngjyrë të bardhë.
Gjithashtu thuhet se autori Kamber Sulçaj ka qëlluar me armë drejt biznesmenti italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre pas një konflikti për motive të dobëta. Sakaq, blutë bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe automjeti i viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy armë gjahu.
Ndërkohë anë sekuestruar edhe mjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.
TEPELENË- Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Tepelenë. Konkretisht policia ka identifikuar dhe shpallur kërkim autorin e vrasjes së 44-vjeçarit, i cili është identifikuar me emrin Kamber Sulçaj. Sipas policisë, autori ka qëlluar me armë drejt biznesmenti italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre pas një konflikti për motive të dobëta.
Gjithashtu blutë bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe automjeti i viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy armë gjahu. Po ashtu janë sekuestruar edhe mjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.
Njoftimi i Policisë:
Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes. Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara. Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S..
Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu. Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta. Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.
Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.
-Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu. -Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit. Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.
-Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura). Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.