LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë! Partitë kryesore publikojnë LISTAT me emrat e kandidatëve. KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

• Partitë kryesore në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, duke publikuar listat e kandidatëve që do të garojnë për një karrige në Kuvend. • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka prezantuar listën e saj për zgjedhjet parlamentare më 28 dhjetor. • Kryetari Lumir Abdixhiku ka theksuar se lista kombinon përvojën dhe profesionalizmin e figurave të njohura me energjinë dhe vizionin e gjeneratës së re, për të sjellë ndryshime reale në institucionet e Kosovës. • Sipas Abdixhikut, ekipi përfshin aktivistë, profesionistë dhe liderë të rinj politikë, të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin e institucioneve, ekonomisë, arsimit dhe sigurisë. • Sakaq edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpallur listën e saj me 110 kandidatë, të cilët do të garojnë me numrin 130 në fletëvotim. • Sipas PDK-së, ky numër simbolizon unitet, stabilitet dhe zhvillim ekonomik. • Lista e publikuar përbëhet nga një kombinim i më shumë se 50 kandidatëve të rinj, që garojnë për herë të parë, dhe 37 gra, duke tejkaluar kuotën gjinore dhe duke treguar angazhimin e partisë për një përfaqësim gjithëpërfshirës. • Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njoftoi gjithashtu listën e saj me 110 kandidatë, të përzgjedhur me kriter profesionalizmi dhe angazhimi politik. • Kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, tha se Kosova ka nevojë për përfaqësues të guximshëm që i qëndrojnë vendit në çdo rrethanë. • Në renditjen e kandidatëve, një e treta u bazua në numrin e votave nga zgjedhjet e kaluara, ndërsa dy të tretat janë vendosur me short. 

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e parakohshme! Haradinaj prezanton kandidatët e AAK-së për 28 dhjetorin: Lista që synon t’i japë Kosovës zërin e guximshëm

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë!
AAK

KOSOVA- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare më 28 dhjetor. Lista përbëhet nga 110 emra, të përzgjedhur me kriter profesionalizmi, përvojë dhe angazhim politik.

Kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të vendosur, të cilët i qëndrojnë vendit dhe interesit publik në çdo situatë. Ai ka shtuar se renditja e kandidatëve në listë është bërë pjesërisht mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve të kaluara dhe pjesërisht me short, sipas vendimit të Këshillit Drejtues të partisë.

Sipas Haradinajt, një e treta e kandidatëve janë renditur sipas numrit të votave që kanë marrë në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, ndërsa për dy të tretat e mbetura, renditja është përcaktuar me short. Kryetari i AAK-së ka theksuar se kjo metodë synon të sigurojë një përzierje të drejtë midis përvojës dhe rinisë brenda partisë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë!
Lista

“Të dashur qytetarë, të nderuara struktura të Aleancës në të gjitha nivelet e udhëheqjes,

Kam nderin t’ju konfirmoj kandidaturat për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë. Ashtu siç edhe qytetari i Kosovës ka nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit publik.

Sa i përket radhitjes në listë, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues, 1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti.

Secili dhe secila në këtë listë e ka vlerën e vet dhe meriton votën e qytetarëve të Kosovës.

Aleanca, krah teje!”, ka shkruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj
Besnik Tahiri
Time Kadrijaj
Bekë Berisha
Arber Tolaj
Albana Bytyqi
Pal Lekaj
Gani Dreshaj
Diellza Kukaj
Agim Çeku
Burim Ramadani
Teuta Haxhiu
Shmesedin Dreshaj
Arton Demhasaj
Xhevahire Zhuniqi
Zafir Berisha
Ahmet Isufi
Tringa Morina
Xhavit Zariqi
Ali Berisha
Hafize Sallahi
Haxhi Ibishi
Besnik Krasniqi
Vildane Latifi
Ardian Kastrati
Enver Hoti
Besmire Bytyqi
Baki Feta
Valmire Maliqi
Agron Bacaj
Elbasan Shabani
Esmehan Kakruki
Kushtrim Xhemaili
Ukshin Thaçi
Refki Bytyqi
Leona Berisha
Luigj Ademi
Alberta Binçe
Mehmet Klinaku
Erëngal Gashi
Mensut Ademi
Fatime Lika
Blertë Gashi
Vll Bogaj
Faton Jakupi
Dreni Kastrati
Liridon Hasani
Lindije Matoshi
Dielza Fetoshi
Daut Haradinaj
Hamdi Komoni
Hidajete Maksutaj
Veli Kryeziu
Fadil Arifi
Blerim Bajramaj
Kreshnik Smajlaj
Dashurie Bislimi
Arbnor Fazliu
Bilall Bushi
Adelina Mehmeti
Flamur Gaqaferi
Edmond Hoxha
Emine Murtezi
Xhelal Krasniqi
Bashkim Budakova
Doretina Hiseni
Arbër Zenuni
Sali Rexhaj
Adelina Culaj
Prekë Prekaj
Nezir Gashi
Feride Xani
Mentor Durguti
Abdylnaser Sefa
Anjeza Tahiri
Labinot Svorqani
Xhemile Murati Shabani
Dardan Krasniqi
Gani Demaj
Gazmend Syla
Dafina Roka
Arber Grabovci
Gentian Lila
Anbresa Dina
Avni Gashi
Arben Kiqina
Donjetë Shijaku
Feriz Shala
Arbina Buzolli
Lahi Brahimaj
Dritan Bajramaj
Mumin Morina
Agnesë Mazreku
Bujar Tafili
Heurkan Hoxha
Nora Boshniaku
Albertona Sahiti
Ferdinando Kolaj
Vjollca Vokrri
Haki Abazi
Burim Kuçi
Fjolla Kastrati
Izet Rushiti
Qemajl Sejdija
Ilirjana Mehmetaj
Agim Muqaj
Edona Sylejmani
Adil Maloku
Zeqë Malaj
Durim Halilaj

7 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e parakohshme të Kosovës/ PDK publikon listën me 110 kandidatë! Mes tyre përfshirë 50 emra që garojnë për herë të parë dhe 37 gra

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë!
Bedri Hamza

KOSOVA- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë publike listën përfundimtare të kandidatëve me të cilët do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor. Në garë do të hyjë me 110 kandidatë, ndërsa në fletëvotim do të figurojë me numrin 130 – një numër që, sipas PDK-së, simbolizon stabilitet, unitet dhe orientim të qartë evropian.

Hamza, i cili kryeson listën, në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka theksuar se përbërja e saj përfaqëson një kombinim të energjisë së re dhe përvojës politike, me më shumë se gjysmën e kandidatëve që provojnë për herë të parë rrugën drejt Kuvendit.

Një rëndësi të veçantë partia i ka kushtuar edhe barazisë gjinore. Lista përfshin 37 gra, duke tejkaluar kuotën e detyrueshme dhe, sipas PDK-së, duke treguar përkushtimin për një përfaqësim më të gjerë të grave në politikë. Partia potencon se ekipi i ri është i balancuar dhe përfaqësues për të gjitha komunat dhe komunitetet e Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë!
Lista

Partia u bën thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të votojnë numrin 130, duke mbështetur vizionin e saj për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të bashkuar:

Bedri Hamza
Uran Ismaili
Vlora Çitaku
Enver Hoxhaj
Arben Mustafa
Besa Kabashi Ramaj
Rrahman Rama
Eman Rrahmani
Sala Jashari
Kujtim Gashi
Jakup Nura
Ganimete Musliu
Blerta Deliu Kodra
Xhavit Haliti
Përparim Gruda
Ferat Shala
Elmi Reqica
Ariana Musliu Shoshi
Fadil Demaku
Altin Krasniqi
Eliza Hoxha
Besim Hasani
Arbnore Salihu
Besim Ilazi
Besianë Musmurati
Rashit Qalaj
Idriz Vehapi
Hajdar Beqa
Antigona Berisha
Arian Tahiri
Gazmend Maliqaj
Riad Rashiti
Aurorë Osmani Buca
Çelë Gashi
Xhevahir Geci
Luljeta Veselaj Gutaj
Fitim Selimi
Visar Korenica
Drita Kadriu
Genc Prelvukaj
Arbënesha Kuqi
Nait Hasani
Melihate Basholli Latifi
Ilir Murtezaj
Lulzim Aliu
Shqipe Krasniqi
Shkumbin Demaliaj
Amir Ahmeti
Skender Ukaj
Muzafer Shala
Afërdita Saramati
Gëzim Qerimi
Bernard Tahirbegolli
Adonjeta Zymberi Selmani
Burim Bajrami
Kosovare Mursej
Hamdi Muhameti
Adem Morina
Bashkim Gllareva
Besa Ismail Ahmeti
Lulzim Rustemi
Arta Pantina
Sylëman Berisha
Salih Dvorani
Besart Ymeri
Ramize Shala
Hisen Berisha
Arben Gega
Adelina Gashi
Adriatik Berisha
Albulena Saliuku
Agim Fejzullahi
Aulonë Syla
Hafiq Drenica
Artan Beharmi
Sami Hoti
Shahin Dervishaj
Jona Hoxhaj
Musli Gucati
Arianit Collaku
Arita Krasniqi
Adnan Thaçi
Selver Xhelili
Besarta Nurçaj Osmanaj
Mentor Ismaili
Adrijana Latifi
Xhemshit Krasniqi
Ditjona Stavovci
Fetah Paçarizi
Haxhi Raci
Leutrim Retkoceri
Avni Hasallari
Antigona Gashi
Izmir Zeqiri
Adnan Sogajeva
Jehona Jashari Miftari
Agron Paçarizi
Valentina Leka Gashi
Isak Neziri
Mergim Lushtaku
Linda Nebiu
Sylë Muriqi
Qëndrim Kryeziu
Bekim Sopaj
Vlora Pireva
Mustafë Krasniqi
Dafina Broqi
Diana Shehu Devaja
Bekim Haxhiu
Abelard Tahiri

7 MUAJ ME PARE

"Le të ecim bashkë për Kosovën tonë"! Kreu i LDK prezanton “listën e shpresës” për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ja çfarë synon Abdixhiku me kandidatët e partisë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë!
Lumir Abdixhiku

KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zbuluar listën e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor, duke e prezantuar atë si një hap strategjik për të rikthyer shpresën dhe stabilitetin në vend.

Sipas Abdixhikut, lista përfaqëson një kombinim të përvojës dhe profesionalizmit të figurave të njohura me energjinë dhe vizionin e gjeneratës së re, që synon të sjellë ndryshime reale në institucionet e Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai theksoi se ekipi i përzgjedhur bashkon njerëz me integritet dhe përkushtim ndaj qytetarëve, të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin e institucioneve, ekonomisë, arsimit dhe sigurisë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë!
Lista

Më tej Abdixhiku shton se lista e prezantuar synon të ndërthurë aktivistë të LDK-së, profesionistë të dëshmuar dhe liderë të rinj politikë, duke ofruar një alternativë që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe aspiratave euroatlantike të Kosovës. Sakaq Abdixhiku ka bërë të qartë se partia do të hyjë në garë politike me fokus tek stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe rritja e besimit në institucionet e shtetit.

"Një, dy, tre.
Zgjedh shpresën!

Sot paraqesim listën tonë të shpresës. Listën e njerëzve që besojnë në shtet, në ligj, në meritë dhe në të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ky është ekipi që përfaqëson përvojën, profesionalizmin dhe energjinë e një gjenerate të re që kërkon ndryshim të vërtetë për vendin.

Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Me këtë listë, Lidhja Demokratike e Kosovës nis rrugëtimin drejt më 28 dhjetorit për ta kthyer vendin në normalitet, për t’i rikthyer institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin. Shkojmë drejt fitores me qetësi, me dije, me përkushtim - dhe me besimin se populli i Kosovës do të zgjedhë shpresën.

Le të ecim bashkë.

Për shpresën. Për shtetin. Për Kosovën tonë." shkruan Abdixhiku./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë! KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë!
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë i ka miratuar mbi 70 mijë aplikime për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sipas të dhënave preliminare, gjatë periudhës 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor) përmes platformës elektronike të KQZ-së, janë pranuar mbi 84.700 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar rreth 71.900 ndërkaq janë refuzuar rreth 6.700. Në vlerësim e sipër janë rreth 5.900 aplikime”, ka thënë Elezi në disa përgjigje me shkrim.

Ai ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e votuesve janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 51.000 sosh, për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe rreth 2.500 të tjerë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

“Rreth 18.000 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka thënë mes tjerash Elezi.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, KQZ-ja pati regjistruar afro 105 qytetarë në diasporë për të votuar në atë proces.

Në ato zgjedhje, Kosova e ka organizuar për herë të parë votimin fizik nëpër përfaqësitë diplomatike, përkatësisht në 16 ambasada dhe 14 konsullata në 19 shtete të ndryshme të botës.

Zgjedhjet e parakohshme mbahen pasi për partitë politike të Kosovës ishte e pamundshme që të arrinin konsensus për të ecur përpara, pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, meqë asnjëra parti nuk arriti t’i siguronte numrat e nevojshëm për të qeverisur e vetme.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para dhe fitoi 48 ulëse në Kuvend, duke i lënë prapa Partinë Demokratike të Kosovës me 24 ulëse, Lidhjen Demokratike të Kosovës me 20, Listën Serbe me nëntë dhe koalicionin mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me tetë të tilla.

Ulëset tjera ishin të rezervuara për pakicat.

Disa parti në Kosovë kanë qenë në favor të caktimit të 28 dhjetorit si datë për zgjedhje, me arsyetimin se shumë shtetas të Kosovës nga diaspora kthehen në vendlindje në kohën e festave.

Në mesin e tyre ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, e cila i ka fituar shumicën e votave të diasporës më 9 shkurt.

Disa parti tjera kanë përmendur problemet eventuale që mund të dalin me monitorimin e procesit më 28 dhjetor, pasi një pjesë e vëzhguesve ndërkombëtarë mund të mos jenë të angazhuar, marrë parasysh që një pjesë e madhe e botës është në periudhë pushimesh.

Megjithatë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka arsyetuar vendimin e saj, duke thënë se KQZ-së i është dashur kohë për t'u përgatitur, meqë vendi i ka mbajtur edhe dy procese tjera zgjedhore në tetor dhe nëntor - dy runde të zgjedhjeve lokale./ REL

zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen