LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës, PS kryeson! Preferencialet zbardhin emrat e kandidatëve që shkojnë në Kuvend

• Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. • Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë se votuesit e brendshëm kishin rënie të fortë në Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rënie 16%. • Këto qarqe prej vitesh po përjetojnë kombinimin të faktorëve të emigracionit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë, duke reduktuar bazën e votuesve rezidentë. • Vijon numërimi i votave të diasporës teksa Partia Socialiste ka marrë kryesimin. • Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka siguruar 65327 vota në total nga qendrat e numëruara, ndërkohë që Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 34093 vota. • Nga ana tjetër Nisma-Shqipëria Behet me në krye Adriatik Lapajn ka marrë 8,464 vota, e ndërsa Partia Mundësia e Agron Shehjat numëron deri tani 3,628 vota. • Procesi i numërimit të votave preferenciale vijon në qarkun e Fierit. • Deri më tani janë numëruar 552 kuti nga 587 në total. • Në këtë qark, Partia Socialiste ka siguruar 12 mandate, ndërsa koalicioni "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore" ka marrë vetëm 4 mandate. • Përveç 5 deputetëve të listës së mbyllur, PS-ja do të ketë në parlament shtatë deputetë nga lista e hapur. Listën e hapur e kryeson Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asfloral Haxhiu dhe Ceno Klosi.

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Numërimi i votave/ Të burgosurit te 313-ta të kënaqur me Ministrin e Brendshëm, Ilir Meta i dyti më i votuar

 

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
Ilir Meta

TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka rezultuar më i preferuari mes të paraburgosurve te 313-ta. Hoxha ka marrë numrin më të lartë të votave nga të dënuarit, duke siguruar 92 të tilla. Edhe Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, është renditur i dyti më i votuar në burgun 313, me 58 vota.

Kjo ka nxitur aludime për një “fushatë nga qelia”, duke sjellë në vëmendje mbështetjen që disa figura politike vijojnë të gëzojnë edhe mes personave nën hetim apo të dënuar. Në listën e më të votuarve nuk mungon dhe emri i Ermonela Felajt apo dhe Olta Xhaçkës.

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,

 

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,

1 VITE ME PARE

BIRN: Numërimi i votave të diasporës kthehet në një maratonë

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
Foto ilustruese

TIRANË- Vota e diasporës vlerësohej si një nga risitë e zgjedhjeve të 11 majit, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përballet me vështirësi për numërimin e saj. Në Parkun Olimpik në Tiranë, ku po punohet prej së dielës, grupet e numërimit kanë hapur deri mesditën e së enjtes rreth 127 mijë zarfa nga më shumë se 194 mijë vota të mbërritura në total.

Sipas zyrtarëve të KQZ-së dhe vëshguesve të partive politike, vonesat lidhen me procedurën e komplikuar të dokumentimit të votës si diasporës si dhe lodhjen e numëruesve. Vëzhguesit shpjegojnë se për të mbërritur tek fleta e votimit duhet të hapen më parë dy zarfa.

Edhe drejtoresha e Votimit nga Jashtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Jona Josifi, shpjegon se grupet e numërimit të votës së diasporës kanë një volum pune të shtuar si pasojë e setit të dokumentacionit zgjedhor në këtë rast.

“Nëse numëruesit brenda vendit, kur hapin kutitë e votimit, gjejnë atje fletët e votimit dhe fillojnë menjëherë i vendosin në stivë në tavolinë, në rastin e votave nga jashtë, kur hapim kutinë e votimit, numëruesit gjejnë një set për çdo zgjedhës,” shpjegon Josifi.

“Ky set ka zarfin B të mbyllur, brenda të cilit gjendet zarfi A, i mbyllur dhe ky, ku brenda të cilit gjendet fleta e votimit,” thotë Josifi dhe sqaron se numëruesit, pasi vendosin në stivë mbi tavolinë stetet që janë në kuti, fillojnë të hapin fillimisht zarfin B ku gjendet zarfi A dhe pasi hapin këtë të fundit, prej andej merret fleta e votimit që duhet të shpaloset pasi ka qenë e palosur për lehtësi paketimi.

Pasi shpalosen dhe vendosen mbi tavolinë të gjitha fletët e votimit të nxjerra nga paketimi seteve, kalohet në kamera pjesa e prapme ku gjendet vula e KQZ dhe më vonë nga ana e përparme ku evidentohet subjekti politik i shënuar prej votuesit.  Josifi nënvizon se për të kryer numërimin e një vote nga jashtë, kryhen katër herë më shumë veprime se në rastin e numërimit të votave të brendshme.

Në vijim, Josifi shpjegon se dhe stafi i numëruesve është lodhur gjatë këtyre ditëve, pasi disa prej tyre kanë qenë edhe pjesë e komisioneve në qendrat e votimit, si dhe u duhet të kryejnë më shumë veprime. Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit pritej me interes të lartë në fillimin e procesit të numërimit, por rezultatet e deritanishme tregojnë pothuajse një pasqyrë të ngjashme me votat brenda vendit.

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në 13:30, Partia Socialiste kishte marrë 54% të votave, kundrejt 28% të votave që kanë shkuar në favor të koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike.

Mes partive të reja, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë mbi 8% të votave të diasporës, e ndjekur nga Partia Mundësia me 3.7% dhe Lëvizja Bashkë me 2.7%.

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,

Sipas Josifit nga KQZ, numërimi i votave nga jashtë për subjektet politike mund të përfundojë të premten, në orët e vona të mbrëmjes, për t’i hapur rrugën votimit preferencial për kandidatët./ Reporter.al

1 VITE ME PARE

Fenomeni Sara Mila… kandidatja që votuesit e saj nuk e ndjekin as në rrjetet sociale, si i garantoi 18 mijë vota?

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
Sara Mila

ELBASAN- Sara Mila, 29 vjeçe është aktualisht deputetja më e votuar e Parlamentit duke siguruar më shumë vota në listat e hapura. Mila, një personazh i panjohur në politikë ka mundur të sigurojë jo pak, por 18.599 vota, duke u shkëputur përmbi Agron Malajn në Dibër, apo Tërmet Peçin që të dy janë të votuar por jo aq sa ajo.

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,

Habia qendron përtej faktit se Mila është e panjohur për publikun e gjerë. Nga vëzhgimi që Dosja.al i bëri fushatës së saj, 29-vjeçarja ka vetëm 7500 ndjekës në rrjetet sociale. E njëjta prezencë e ulët pasqyrohet edhe në komentet apo reagimet e postimeve të saj.

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,

Por për të mos e “baltosur” figurën e saj, siç tha edhe ajo vetë, deri në shpalljen e kandidatëve, Sara Mila nuk ka patur asnjë takim përpara ditës që emri i saj u konfirmua si pjesë e listave të hapura në Partinë Socialiste. Kështu, Sara Mila e nis aktivitetin politik më tetor të 2024 me një video, ku njofton nisjen e aplikimit te “Deputeti që Duam”. Nga tetori i 2024 e deri më 28 mars kur ajo u konfirmua si kandidate, sërish nuk ka asnjë postim. Më 28 mars 2025, kur emri i saj doli, Sara ndezi motorët për të mos u ndalur pa 18 mijë vota.

Por si shpjegohet ky rezultat? Cila është aftësia speciale e kësaj makinerie elektorale që bindi sovranin e Elbasanit për ta votuar masivisht Sara Milan?

Por nëse është kështu, nëse një kandidate që gëzon mbështetje popullore në këtë qark, si mund të mos ndiqet në rrjetet sociale nga elektorati i saj?

Mungesa e një fushate të strukturuar në rrjete sociale dhe në terren ngre dyshime serioze mbi mënyrën si Sara Mila arriti këtë rezultat. Në një sistem zgjedhor ku vota preferenciale kërkon njohje dhe lidhje personale me votuesit, një kandidate me ekspozim minimal nuk arrin natyrshëm një rezultat kaq të lartë.

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,

Ndërsa opozita dhe Berisha e lidhin këtë sukses me emrin e Suel Çelës, një personazh i njohur në Elbasan për ndikimin e tij të madh në terren dhe raportet e hershme me Partinë Socialiste. Sipas opozitës, votat për Sarën nuk janë rezultat i përkrahjes popullore, por i një makinerie elektorale të padukshme që kontrollon votën në territor. Ndërkohë që vetë Sara thotë se ka qenë puna e saj e fortë që ka sjellë këtë rezultat.

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,

Ajo tashmë është deputete e Kuvendit dhe përfaqëson një nga qarqet më të mëdha të vendit. Por mbetet për t’u parë nëse ajo do të ketë zë dhe rol në Parlament, apo do të jetë thjesht një mandat memec i garantuar nga struktura që nuk kanë lidhje me politikën por me krimin e organizuar. Deri atëherë pyetja është: Kush e kontrolloi vërtet listën dhe votën në Elbasan më 11 maj?/Dosja.al

1 VITE ME PARE

Të burgosurit te 302 në Tiranë ia japin votën PS, Ermonela Felaj kandidatja më e votuar

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
foto ilustruese

TIRANË- "Çudirat" e këtij procesi zgjedhor po fillojnë të shpalosen çdo ditë që pas 11 majit. E radhës vjen nga kutia me fletët e votimit që ka ardhur nga burgu 302 në Tiranë, ku shumicën e votave e ka siguruar PS.

Siç shihet nga fotoja e mëposhtme, Ermonela Felaj, e cila ka dhe bashkëshortin, Bledar Valikaj dhe emotrenë prokurorë ka marrë plot 33 vota. I dyti për numrin e votave radhitet ministri i Brendshëm Ervin Hoxha me 27 vota.

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,

 
1 VITE ME PARE

PD dorëzoi kërkesën për shfuqizimin e vendimit të KAS, Kolegji Zgjedhor vendos nesër për votat e Greqisë

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
foto ilustruese

TIRANË- Kolegji Zgjedhor merr nesër një vendim lidhur me kërkesën e dorëzuar dje nga PD për shfuqizimin e vendimit të KAS për votat e ardhura nga Greqia. 

Kërkesa u dorëzua nga avokati i PD-së, Marash Logu. Një ditë pas zgjedhjeve, kreu i KQZ Celibashi pranoi kërkesën e PD-së për të trajtuar veçmas votën e ardhur nga Greqia.

Ndërkohë KAS vendosi që çdo votë e ardhur nga emigrantët në shtetin grek do të numërohej normalisht si votat e tjera të ardhura nga shtetet e tjera. 

PD kontestoi procesin duke pretenduar parregullsi në administrimin e votave nga Greqia si dhe ka ngritur pikëpyetje sa i takon sigurisë që shoqëroi transportimin e tyre nga fqinji jugor drejt Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

PS fitoi zgjedhjet/ Veliaj reagon nga burgu: Jam pa fjalë përpara kësaj vale mbështetjeje

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
Edi Rama dhe Erion Veliaj

DURRËS- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Veliaj thotë se shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën dhe zhvillimin, teksa ironizoi opozitën duke thënë se qytetarët “nuk i besojnë më Saliut & co” dhe sipas tij “11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.”

Ai shton se nga shqiptarët ka mësuar se “nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen.” Gjithashtu Veliaj komentoi edhe votën e diasporës, duke thënë se ndihet i përunjur përpara kësaj mbështetje masive.

"Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë - ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre", thotë ai.

POSTIMI:

Miqtë e mi,
Nuk di nga t’ia nis. Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë, përpara kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite. Shqiptarët folën - dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një “ofertë e re”. Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen. Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.

Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij. Saliu & co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin. Që nga viti 2013 e deri sot, pas çdo humbjeje, kanë folur për vjedhje, për komplot, për një popull që nuk i meriton.

Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë - ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre.

Sot ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive e dua të falenderoj secilin prej jush, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga Amerika në Greqi, nga Anglia në Turqi, që i besuan Partisë Socialiste. Por, më lejoni që falenderimin më special ta ruaj per Tiranën time të dashur. Për familjen time të dytë. Për kolegët e mi të Bashkisë Tiranë dhe për ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në Tiranë që me punën e përkushtimin e tyre arritën një fitore të paharrueshme. Jeni të jashtëzakonshëm. Jam krenar për të gjithë ju!

1 VITE ME PARE

Numërimi i votave/ Celibashi thirrje partive politike: Nxisni komisionerët dhe numëruesit të përfundojnë procesin brenda ditës së sotme

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bwrw thirrje partive politike të nxisin komisionerët e tyre dhe numëruesit për përfundimin e procesit të numërimit të votave brenda ditës së sotme.  Celibashi shpreh se nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda orës 24:00 të ditës së sotme.

Më tej shton se duke respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i fton ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve.

Ai thekson se përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike dhe nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore.

Deklaratë për publikun

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që ky proces të përfundojë brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të ditës së sotme.

Nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati.

Duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i ftojmë ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve.

Përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të garantuar mbarëvajtjen dhe përfundimin e procesit.
Nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, me keqardhje njoftojmë se të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
Ilirjan Celibashi

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Votat preferenciale për Lezhën, ja kandidatët demokratë dhe socialistë që futen në Kuvend

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
Foto ilustruese

LEZHA- Në qarkun e Lezhës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë ku PD-ASHM mori shumicën me 4 deputetë, ndërsa socialistët siguruan 3 ulëse në Parlament.

PD-ASHM do të përfaqësohet nga Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti, që siguruan mandatin si kandidatë të listës së mbyllur, si edhe Gjin Gjoni me 8873 vota dhe Kastriot Piroli me 5632 vota, nga lista e hapur.

Nga ana tjetër PS përfaqësohet nga Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj që siguruan mandatin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste. Nga PS në listat e hapura u përfshi vetëm një kandidate, Marjeta Neli, e cila siguroi 6745 vota.

1 VITE ME PARE

Numërimi i votave preferenciale në Fier drejt fundit, ja cilat emra shkojnë në Kuvend si më të votuarit nga radhët e PS

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
foto ilustruese

FIER- Procesi i numërimit të votave preferenciale vijon në qarkun e Fierit. Deri më tani janë numëruar 552 kuti nga 587 në total. Në këtë qark, Partia Socialiste ka siguruar 12 mandate, ndërsa koalicioni "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore" ka marrë vetëm 4 mandate. 

Përveç 5 deputetëve të listës së mbyllur, PS-ja do të ketë në parlament shtatë deputetë nga lista e hapur. Listën e hapur e kryeson Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asfloral Haxhiu dhe Ceno Klosi.

12 deputetët që shkojnë në Kuvend nga socialistët:

Belinda Balluku 
Petrit Malaj
Kiduina Zaka 
Erjo Mile 
Ana Nako

Ceno Klosi 15182
Klevis Jahaj 12289
Asfloral Haxhiu 11524
Antoneta Dhima 6460
Elton Korreshi 5889
Zegjine Çaushi 3835
Dhimitër Kruti 3608

4 deputetët që shkojnë në Kuvend nga PD: 

Gazment Bardhi
Luan Baçi
Brunilda Haxhiu
Saimir Korreshi 

1 VITE ME PARE

Zgjedhja e diasporës, vijon numërimi, PS kryeson paraprakisht me 65.327 vota

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Vijon numërimi i votave të diasporës teksa Partia Socialiste ka marrë kryesimin. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka siguruar 65327  vota në total nga qendrat e numëruara, ndërkohë që Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 34093 vota.

Nga ana tjetër Nisma-Shqipëria Behet me në krye Adriatik Lapajn ka marrë 8,464 vota, e ndërsa Partia Mundësia e Agron Shehjat numëron deri tani 3,628 vota.

Votat e numëruara deri tani:

PS – 65327 vota

PD – 34093 vota

Nisma SHB- 10078 vota

Mundesia – 4489 vota

Bashkë – 3223 vota

PSD – 1455 vota

1 VITE ME PARE

"Fitorja absolute e PS"/ Analiza e BIRN: Më pak vota, më shumë mandate

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
edi rama

TIRANË- Në një situatë që duket se përbën deformim të madh të vullnetit të votuesve, Partia Socialiste e Shqipërisë po siguron 83 mandate parlamentare, ndërsa mori praktikisht 52% të votave. Të 83 mandatet parlamentare përbëjnë 59% të parlamentit dhe diferenca është shkaktuar nga padrejtësitë sistemike të instaluara nga Rama dhe Berisha, fillimisht në një marrëveshje në vitin 2008, marrëveshje e konfirmuar edhe vitin e kaluar.

Sipas Kushtetutës dhe parimeve demokratike, përfaqësimi parlamentar duhet të reflektojë vullnetin popullor në mënyrë sa më të përafërt, ndonëse pranohet gjerësisht se kjo nuk është e mundur 100 për qind. Pabarazitë kanë qenë në shkallë më të vogël gjatë zgjedhjeve të kaluara, por shënuan kulmin këto zgjedhje, kur ushtri të ndryshme patronazhistësh të Partisë Socialiste u përleshën me opozitën dhe me njëra-tjetrën për të siguruar 733 mijë vota brenda vendit, 35 mijë më pak se sa katër vjet më parë.

Numri i përgjithshëm i votave të hedhura brenda vendit të dielën ishte 1.46 milionë, rreth 200 mijë më pak se sa katër vjet më parë. Partia Socialiste ra me 35 mijë vota, ndërsa të 107 mijë votat që Lëvizja Socialiste për Integrim mori katër vjet më parë, nuk dihet se ku kanë përfunduar. Për rrjedhojë, të 733 mijë votat që PS ka siguruar brenda vendit kanë prodhuar 83 mandate, me një mesatare prej 8834 votash për mandat. Koalicioni i Partisë Demokratike mori 481 mijë vota dhe 50 mandate, për një mesatare prej 9635 votash për mandat. Socialdemokratët e Tom Doshit morën 47 mijë vota dhe siguruan 3 mandate në total ose një mandat deputeti për çdo 16 mijë vota. Nisma Shqipëria Bëhet mori 49 mijë vota, por deri tani ka siguruar vetëm një mandat dhe ka shpresa për një të dytë në Fier në varësi të votave nga emigrimi. Partia Mundësia e Agron Shehajt siguroi dy mandate me 43 mijë vota, me një mesatare prej mbi 21 mijë secila. Lëvizja Bashkë mori 1 mandat me 20 mijë vota. Koalicioni Euroatlantik mori zero mandate me më shumë se 19 mijë vota. Me pak fjalë, partive të vogla iu deshën dy apo tre herë më shumë vota për mandat se sa partive të mëdha.

Zgjedhje “jo në përputhje me standardet”

Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend shqetësues sa i përket mënyrës së organizimit të zgjedhjeve dhe deri më sot nuk ka zhvilluar asnjë palë zgjedhje të vlerësuara si të përshtatshme për një vend demokratik. Por zgjedhjet e së dielës morën një numër të pazakontë të lartë kritikash nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët, në raportin e tyre paraprak, folën në tetë raste për praktika apo për fenomene të cilat u konsideruan si “jo në përputhje” “jo të pajtueshëm” apo “në kundërshti” me “standardet ndërkombëtare”.

Shqetësimi kryesor i shprehur nga ndërkombëtarët lidhet me “rastet e frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorimit të rrjeteve të patronazhimit.” Sipas raportit, këto probleme “u mbajtën shënim dhe janë të papërputhshme me standardet ndërkombëtare.”

Shqetësimi i dytë lidhet me informacionet që sugjerojnë se administrata publike i ka bërë presion votuesve të grupeve të margjinalizuara që të votojnë Partinë Socialiste. “Kjo është në kundërshti me standardet ndërkombëtare, të cilat kërkojnë që votuesit të jetë të lirë nga ndikimi apo shtrëngimi,” shkruhet në raport.

Shqetësimi tjetër lidhet me “përqendrimin e lartë të medias”, e cila nuk garanton dot larmishmëri të informimit, një kërkesë kyçe kjo për demokracinë dhe diçka që “është në kundërshti me standardet ndërkombëtare”.

Raporti vijon më tutje me kritikimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e aksesit në Tiktok, vendim të cilin gjithashtu e veçon si i tillë që “bie ndesh me standardet ndërkombëtare”.

Ndërkombëtarët janë gjithashtu të shqetësuar për mungesën e mjeteve ligjore efikase për trajtimin e këtyre problemeve, nga fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të kontrollojë dhe të dënojë abuzimet, te fakti që vendi nuk ka mekanizmat e duhur ligjorë për të garantuar larmishmërinë e skenës mediatike dhe luftën kundër oligopolit në tregun televiziv.

Se sa pasoja do të kenë këto shkelje të standardeve zgjedhore nga ana e Ramës për të, kjo është çështje e debatueshme. Fron Nahzi, studiuesi shqiptaro-amerikan që ka jetuar në vitet ’90 në Shqipëri dhe, në atë kohë, u shpall armik nga Berisha, shpjegon në një opinion për BIRN se, për shkak të gjendjes së përgjithshme botërore, diplomacia ka gjasa do të mbyllë sytë përballë kësaj rrëshqitjeje pas në standardet demokratike të vendit, ndërsa një prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR, eurodeputeti Michael Gahler theksoi se “Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE në gjendjen aktuale”.

Qarqe të varfra, fitore të mëdha

Pas zgjedhjeve të vitit 1991, kur Partia e Punës fitoi mbi 75% të parlamentit, shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare deklaroi se kjo ishte “një fitore e mjerë”. Në atë kohë, shumica e zonave rurale të vendit, ku banonte 63% e popullsisë, votoi Partinë e Punës, ndërsa opozita siguroi sukses relativ në qendrat e mëdha urbane të vendit, përfshirë Tiranën. Komenti i Kadaresë për “fitore të mjerë” lidhej pikërisht me fitoren e siguruar mbi segmentet më të varfra të shoqërisë.

Zgjedhjet e së dielës shfaqin një panoramë të ngjashme, ku, pavarësisht makinerive të shumta elektorale, socialistët në Qarkun Tiranë arritën të fitojnë vetëm 48% të votave, nga 52% që fituan në rang kombëtar. Brenda Bashkisë Tiranë, në zonat rurale, si Baldushk, Ndroq, Pezë apo Petrelë, socialistët fituan 55 apo 60% të votave me një përjashtim të ish-Komunës Shëngjergj, që përfshin zonën malore përtej Malit të Dajtit, ku Socialdemokratët e Tom Doshit siguruan një rezultat surprizë prej 28%.

Situata është e ngjashme në qarqe të tjera. Qarku Fier, ku rreth 65% e popullsisë jeton në zonat rurale është një shembull i vlefshëm. Socialistët fituan në nivel qarku 63% të votave dhe 12 nga 16 mandate, por në qytetin e Fierit fituan 58% ndërsa në zonat rurale përreth fitoret ishin shumë më të thella. Në Libofshë fituan 70%, në Bubullimë 71% etj.

Në qytetin e Korçës, socialistët morën 52% të votave ndërsa në zonat rurale shumë më shumë se sa kaq. Zona shumë e thellë dhe shumë e varfër malore e Lekasit shënoi rekord me 81%. Rezultati në nivel qarku, 54%.

Në qarkun e Vlorës, qyteza turistike relativisht e pasur e Himarës i dha socialistëve 43%, ndërsa zona e varfër malore e Horë-Vranishtit i dha 78%.

Në qarkun Elbasan, socialistët fituan 60%, ku në  qytetin e Elbasanit rezultati ishte 53% dhe në zonat e tjera, më shumë se kaq. Ish-komuna malore Zavalinë i dha socialistëve pothuajse 71% të votave.

Për të parë ndarjen rurale-urbane në suksesin e PS në zgjedhje kërkohen më shumë analiza, por tendenca është e qartë: makineritë elektorale funksionojnë më lehtë aty ku popullsia është më e varfër. Në këtë kuptim, komenti i Kadaresë për fitoren e Partisë së Punës në vitin 1991 ka gjasa vlen në një masë jo të vogël për fitoren e Ramës të dielën.

Në zgjedhjet e kaluara, pala fituese është favorizuar nga formula e ndarjes së mandateve për një diferencë prej maksimumi 4.6%. Kjo do të thotë që, në zgjedhjet e vitit 2017, socialistët arritën të fitojnë 52.3% të parlamentit me 48.3% të votave, në zgjedhjet e së dielës gjasat janë që do të fitojnë 83 mandate apo 59.3% të votave, me një diferencë prej 7 pikësh përqindjeje, më e larta e regjistruar në pesë zgjedhjet e fundit.

Shpjegimi për këtë fitore disproporcionale mund të kërkohet te votat që nuk prodhuan mandate të partive të vogla. Në Berat, Nisma Shqipëria Bëhet fitoi 7.4% të votave, ndërsa sëbashku me partitë e tjera të vogla mori 12%. Kjo është pothuajse mjaftueshëm për një nga 7 mandatet e qarkut, i cili u fitua nga PS 5 me 2.

Në Fier, socialistët fituan 12 nga 16 mandate, pra 75% të mandateve me 63% të votave, sepse partitë e vogla morën vota të ndara për më shumë se një  mandat dhe koalicioni i Shqipërisë Madhështore fitoi vota për pak më shumë se 4 mandate. Në Vlorë e në Durrës, situata ishte e ngjashme ndërsa në Tiranë, teorikisht partitë e vogla mund të merrnin shtatë apo tetë mandate nga 4 që morën, nëse do të kishin garuar bashkë.

Në total, PS ka marrë rreth 10 mandate për të cilat nuk është votuar nga qytetarët, falë ndarjes proporcionale rajonale, e cila u dakordësua dy dekada më parë mes Ramës dhe Berishës, dyshes që ka dominuar jetën politike shqiptare që prej asaj kohe./Reporter.al

1 VITE ME PARE

Analiza: Shqipëria voton, formula vendos

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
Foto ilustruese

TIRANA- Në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, përfaqësimin më të lartë e kanë votuesit e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, teksa shumë parti të vogla, pavarësisht votave të marra, nuk mund të çojnë mandate në Kuvend për shkak të formulës zgjedhore që u aplikua këtë herë “sistem proporcional rajonal”. Të dhënat të përafërta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se një mandat i Partisë Socialiste në qeveri përfaqëson rreth 9,3 mijë votues, ndërsa një deputet i koalicionit opozitar përfaqëson mbi 10 mijë votues.

Në anën tjetër, Partia Koalicioni Euroatlantik e zotit Basha, ndonëse ka marrë rreth 20 mijë vota, nuk do të përfaqësohet në Kuvend. Në rast se këto vota do të ishin në krah të Partisë Socialiste do të përktheheshin në 4 mandate. Më të penalizuar janë votuesit e “Nisma Shqipëria bëhet” që ka mbi 56 mijë vota dhe siguron vetëm një mandat në Kuvend. Nëse këto vota do të ishin të Partisë Socialiste do të përktheheshin në 6 mandate.

Përfaqësimi i ulët i alternativave të reja në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë vjen për shkak të formulës zgjedhore sistem proporcional rajonal, bazuar në metodologjinë “D’Hondt” që favorizon forcat e mëdha.

“Sistemi ynë është bërë proporcional lokal, për të penalizuar prurjet e reja. Në një sistem proporcional kombëtar partitë e reja do të kishin sukses dhe do të ishin përcaktuese për mazhorancat politike.

Në proporcional rajonal, PS mori 83 mandate, në proporcional kombëtar do të kishte 72-74 deputetë, partitë me 3% do të duhej të kishin 3-4 deputetë, në kushtet kur pragu ynë zgjedhor është nga 2021 vetëm 1%, më parë ishte 3%”, analizoi Afrim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Studime Politike.

Neritan Sejamini, ekonomist dhe analist pohon se fakti është që ne kemi sistem zgjedhor rajonal, ku zgjedhjet janë të pavarura njëra nga tjetra. “Në fakt ne kemi 12 zgjedhje dhe jo një zgjedhje”.

Duke qenë se rajonet kanë popullsi krejtësisht të pabarabartë njëri me tjetrin—nga Kukësi me rreth 62 mijë banorë tek Tiranë me rreth 760 mijë banorë, pra mbi 12 herë më të madhe se Kukësi— dhe për rrjedhojë numër të ndryshëm mandatesh, nga 3 Kukësi në 37 Tirana— sistemi manifeston tre tipare kryesore, sqaron Sejamini:

“Sistemet zgjedhore asnjëherë nuk janë përfaqësim automatik i përqindjes së votës popullore në vende në Kuvend. Sikurse çdo sistem zgjedhor (kryesisht përmes vendosjes së pragjeve elektorale që variojnë nga 2-3% në 10-12% në disa raste të rralla) ndëshkojnë partitë shumë të vogla me qëllim për të shmangur fragmentizimin gati automatik të parlamenteve. Megjithatë, sistemi ynë mund të konsiderohet një sistem që ka nivel të lartë shtrembërimi të vullnetit të qytetarëve dhe të fatit të partive të vogla.

Ky shtrembërim bëhet më pak i kuptueshëm kur rajonalizimi ka humbur çdo sens praktik pasi shumica e deputetëve të qarqeve nuk kanë asnjë lidhje domethënëse me këto qarqe. Përkundrazi ke deputetë që qarkullojnë nga qarku në qark në zgjedhje të ndryshme. Në këto kushte një sistem proporcional kombëtar me një prag të ulët do të ishte sistem më i mirë se ky që kemi tani”, thotë Z.Sejamini.

Zoti Krasniqi shpjegon se në sistemet proporcionale legjitimiteti i forcës politike ka më shumë rëndësi sesa vota individuale. Demokracitë më të vjetra në botë janë mazhoritare.

Formula zgjedhore e Shqipërisë bazuar në sistemin proporcional aplikohet nga vende të BE si Spanja, Portugalia dhe Belgjika. Ky sistem në vende të vogla si Shqipëria i bën me stabël qeverinë në krahasim me vendet fqinjë që aplikojnë formula të tjera që favorizojnë shpërndarjen e votave në më shumë alternativa.

Mirëpo nga ana tjetër kjo metodë djeg votat e alternativave të reja duke mos i përfaqësuar në parlament. Sipas këtij sistemi një votë në Kukës në kuptimin e mandatit vlen më shumë se një votë në Tiranë. Formula ndihmon polarizimin politik dhe ndihmon në ruajtjen e duopolit PS- PD.

Zoti Krasniqi thotë se Shqipëria prej vitit 2008 vendi aplikon sistem proporcional. “Kjo ka bërë që aktualisht kemi deputet me mbi 21 mije vota apo edhe me 360 vota. Sistemi është çështje kompromisi, ndaj vota nuk e bën më të rëndësishëm dhe as më të dobët deputetin, por nënkupton se partia është institucion, ka sistem merite dhe llogaridhënie.

Ai analizon më tej, se tek ne jo vetëm se ky parakusht nuk respektohet, po partitë nuk veprojnë si institucione llogaridhënëse dhe meritokracie. Shqetësimi lidhet edhe me etiken dhe integritetin: mbi baze të cilit sovranitet dhe legjitimitet vepron një deputet që nuk votohet dhe nuk përfaqëson, dhe çfarë vlerë ka vota në vendimmarrje”.

Formula zgjedhore i bënte më efektive votat në qytetet e mëdha. Psh në Tiranë pragu efektiv për të fituar një mandat ishte 2%, ndërsa në Kukës ngjitej ne 19% sipas formulës. Në këtë mënyrë votat e partive të vogla vlenin vetëm në qarqet e mëdha, ndërsa të voglat mbeten pa përfaqësim.

Formula e re që u aplikua këtë vit ka penalizuar edhe opozitën, e cila humbur ka humbur rreth 9 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka fituar rreth 9 mandate. Ndryshimet ne Kodin zgjedhor vitin e kaluar rishpërndanë numrin e mandateve në qark, ku Tirana mori 1 më shumë, ndërsa Korçës ju hoq 1 mandat. Formula rriti humbjen e votave nën pragun 1 %, të cilat me formulën e përkthehen kryesisht në karrige shtesë për partinë më të madhe./ Monitor

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Të dhënat: Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

Zgjedhjet parlamentare/ Vijon numërimi i votës së diasporës,
Foto ilustruese

TIRANA- Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë se votuesit e brendshëm kishin rënie të fortë në Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rënie 16%. Këto qarqe prej vitesh po përjetojnë kombinimin të faktorëve të emigracionit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë, duke reduktuar bazën e votuesve rezidentë.

Rënia ka si faktor kryesor emigracionin, pasi sipas të dhënave të Eurostat, në vitet 2022 dhe 2023 kishin emigruar nga Shqipëria në vendet e BE-së rreth 100 mijë persona. Nga gjithsej 1,661,176 votues brenda vendit në vitin 2021, këtë vit, në kutitë e votimit u paraqitën 1,461,899 qytetarë ose ‑12 % në nivel kombëtar. Tirana është qarku me peshën më të madhe me rreth 449, 667 votues më 2025, me rënie 7,8 % në krahasim me 2021. Me gjithë rënien, Tirana përfaqëson 30,8% të elektoratit aktiv nga 29,4% në 2021, duke forcuar rolin vendimtar të kryeqytetit.

Në qarqet e tjera të mëdha Fier, Durrës dhe Elbasan, rënia ishte dyshifrore (shiko grafikun e mëposhtëm). Këto qarqe humbën së bashku mbi 70 000 votues. Në qarqet e Veriut, Kukës, rënia ishte 10%, Në Lezhë 9.3%, në Dibër rreth 10% dhe në Shkodër 15%. Kukësi ka rënie më të ulët pasi ka pësuar valë të fortë emigracioni para 2021, ndërsa në qarqet e tjera, si Shkodra, ikja e popullsisë ka qenë konstante. Sipas të dhënave të Cens 2023, Shkodra ishte qarku me rënien më të madhe të popullsisë në krahasim me 2011.

Numri i votuesve nuk lidhet plotësisht me numrin e popullsisë mbi 18 vjeç, pasi shumë persona nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur marrin pjesë në votime. Popullsia e vendit është një tregues dinamik që ndryshon në bazë të lindjeve, vdekjeve, emigracionit etj., por krahasimi i dy të dhënave fikse mbi numrin e votuesve tregon një trend rritës të tkurrjes së popullsisë në vend. Sondazhet kanë treguar mosbesim të lartë të të rinjve ndaj ofertës partiake, duke bërë që shumë prej tyre të mos marrin pjesë në zgjedhje. Kjo tendencë mund të jetë rritur më tej më 2025.

Faktorët ekonomikë gjithashtu me rritjen e kostos së jetesës dhe mungesa e incentivave sociale ulën interesin për pjesëmarrje në votime. Migrimi i brendshëm i paregjistruar e shton hendekun midis listave dhe realitetit duke bërë që qytetarët figurojnë por nuk votojnë. Lodhja politike dhe mungesa e alternativave konsiderohet si arsye tjetër që po pakëson votuesit, duke shtuar mosbesimin se vota sjell ndryshim real.

Nëse tendenca nuk frenohet, partitë do të përballen me një elektorat gjithnjë e më të vogël dhe më të përqendruar në kryeqytet, ndërsa legjitimicteti i proceseve zgjedhore do të varet gjithnjë e më shumë nga përfshirja reale e diasporës dhe përditësimi i regjistrave civilë./ Monitor

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria