6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kapllan Nasufi, 60 vjeç, ka ndërruar jetë pasi është asfiksua në bannesën e tij që është përfshirë nga flakët. Ndërsa bashkëshortja e 60-vjeçarit, Naslie Nasufi, 59 vjeç, ka përuar djegie të shumta dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. • Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së kaluar në Shkodër. Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa është bërë e mundur shuarja e flakëve nga ana e zjarrfikëses. • Një nga fqinjët e çiftit është shprehur se 60-vjeçari mund edhe të kishte mbijetuar, oir ambulanca, sipas tij është vonuar shumë për të shkuar në vendngjarje.
3 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Fqinjët e çiftit Nasufi që u bllokuan në banesën e tyre që u përfshi nga flakët, thonë se 60-vjeçari mund të kishte mbijetuar nëse ambulance nuk do të ishte vonuar. Në prononcimin për Report TV, ata shprehen se gruaja e 60-vjeçarit Kapllan Nasufi, që u asfiksua e ndërroi jetë një natë më parë, Naslie Nasufi, ka pësuar djegie të mëdha.
“Këtu ndodhi zjarri. Kanë ardhur njerëzit për pune, e ka pa flakën. Gruaja ka dalë e djegur e kanë çuar në spital. Kapllani ka vdek brenda. S’e dimë si ka ardhur flaka, jemi zgjuar prej gjumi. Kushtet i kanë pas të këqija. Ambulanca ka ardhur me vonesë, policia ka ardhur më shpejt. Zjarrfikëset kanë ardhur me gjithë policinë. E dëgjova zhurmën, kur dola jashtë pashë flakën e madhe. Katastrofë. Nusja ishte djeg komplet, prit ambulancën. Ka ardhur vonë. Vetëm policia ka ardh shpejt, ambulanca e zjarrfikësja ka ardhur me vonesë. Ajo është shumë keq. Është djeg krejt,”- thonë fqinjët.
“Ka dy djem të martuar. E shoqja nuk punonte. Ai punonte pastrues rrugësh,”- tha një fqinjë.
SHKODËR- Nasflie Nasufi, 59 vjeçe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pasi ka pësuar djegie të shumta në trup. Mësohet se gruaja ka marrë plagë pasi shtëpia ku jetonte me bashkëshortin, Kapllan Nasufi, mori flakë një natë më parë. Fatkeqësisht 60-vjeçari ndërroi jetë dhe u nxorr i shkrumbuar nga flakët.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së kaluar në Shkodër. Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa është bërë e mundur shuarja e flakëve nga ana e zjarrfikëses. Një nga fqinjët e çiftit është shprehur se 60-vjeçari mund edhe të kishte mbijetuar, oir ambulanca, sipas tij është vonuar shumë për të shkuar në vendngjarje.

"Rreth orës 22:45, në lagjen "Liria", Shkodër, ka rënë zjarr në një banesë private dhe për pasojë shtetasi K. N. 60 vjeç, ka humbur jetën
Po si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë
Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit", ka njoftuar policia.