LIVE UPDATES
Politike

Lleshaj kritikon strukturat vendore në Himarë:Zona është zaptuar, 20 subjekte pa leje nuk janë mbyllur

19 Korrik 2019, 11:31 Nga DOSJA
Lleshaj kritikon strukturat vendore në Himarë:Zona është

Vlorë- Sandër Lleshaj ministri i Brendshëm në një takim në Himarë,  me Prefektin e Qarkut  të Vlorë, Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, drejtues të Policisë, Task Forcë iu ka kërkuar llogari  drejtuesve të institucioneve vendore.

Në fjalën e tij Lleshaj është ndalur kryesisht tek siguria në plazhe e pushuesve. Më pas Lleshaj ka hedhur akuza ndaj drejtuesve të Himarës duke thënë se kanë lënë persona të pa autorizuar të zaptojnë vendin në Himarë.

Ai ka theksuar më se në Himarë janë më shumë se 20 subjekte pa leje por deri më tani nuk janë mbyllur dhe kjo është një problem.

Fjala e plotë e Lleshajt në Himarë: 

Fjala e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në takimin me Task Forcën për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ku mori pjesë Prefekti i Vlorës, Kryetari Bashkisë, drejtues të agjencive lokale dhe të policisë vendore e kufitare:

Përshëndetje,

kam ardhur në kuadër të inspektimeve që zhvillojmë e gjithë Qeveria, në pjesën e plazheve për arsye se kjo stinë, ky sezon konsiderohet mjaft i rëndësishëm për ekonominë e vendit.  

Turizmi është një ndër motorët kryesorë të ekonomisë dhe detyra e përgjegjësia jonë është të ofrojmë ato shërbime që duhen që ky proces të funksionojë normalisht.

Për fatin e mirë, apo të keq, nuk e di, unë kam segmentin Vlorë-Himarë, që e mbulojmë bashkë me Kryeministrin si segment, ndërkohë që të gjithë Ministrat kanë nga një segment të caktuar, por këtë Vlorë-Himarë, sa për informacion, e ka Kryeministri dhe unë si përgjegjësi.

Për ne është mirë, nuk e di se si do të jetë për ju, sepse t’ju them të drejtën, me këto që dëgjoj dhe me informacionet që kam, nuk rezulton që kemi arsye për të qenë të kënaqur me shërbimin e ofruar dhe me punën e bërë.

Menaxhimi i fluksit turistik kërkon që institucionet përkatëse, agjencitë shtetërore dhe ato vendore, të kryejnë dhe të plotësojnë përgjegjësitë që kanë. 

Së pari, në drejtim të sigurisë së jetës, sigurisë ushqimore, sigurisë shëndetësore, çështjet që kanë të bëjnë me evazionin fiskal. 

Këto që dëgjoj nga ju, edhe raportet që kemi, evidentojnë shqetësime të rëndësishme, shqetësime që lidhen së pari me masat e marra për sigurinë e jetës. Ndoshta këtu s’kemi pasur incidente, por kemi pasur në segmente të tjera të plazheve, incidente edhe të rënda, humbje jete, për arsye të ndryshme, edhe për arsye shëndetësore. Por edhe për arsye shëndetësore është një problem, se dhe një atak që mund të ndodhë në kontaktin e parë me ujin është një problem për të cilin ne nuk mund të ngremë duart e të themi, – po ja, e ka fajin vetë ai që u fut, se s’di!

Detyra është që të mundohemi që qytetarëve, publikut t’i ofrojmë ndihmë, këshillim, mbështetje e kështu me radhë.

Sa i përket sigurisë së jetës, me shqetësim të madh mbetet vendosja e personelit në kullat e vrojtimit në të gjitha plazhet. 

Të gjithë këta operatorë që operojnë në stacione plazhi, duhet që të ofrojnë shërbimin e duhur të sigurisë për klientët e tyre. Ata klientë, të cilët paguajnë të gjithë tek këta operatorë plazhi dhe për më tepër kur kemi operatorë plazhi, të cilët thjesht kanë zaptuar një segment plazhi, dhe publikut, shtetit, bashkisë i paguajnë zero lekë. 

Pra të gjitha paratë që mbledhin nga pushuesit i fusin në xhep dhe u ofrojnë asgjë. Dhe kjo situatë nuk ka nevojë as të spjegohet, nuk ka asnjë mirëkuptim. 

Po ju them të gjithëve, administratorët që kanë përgjegjësi për këtë gjendje, do të mbajnë përgjegjësi të rëndë, dhe ndaj e kam Drejtorin e Policisë me vete, ndërkohë që pasdite në Vlorë do të kem drejtorin përkatës të Departamentit që vjen nga Tirana. 

Për t’ju thënë një gjë të qartë, vija bregdetare e Shqipërisë është pronë e popullit shqiptar, e publikut. Ajo nuk mund të zaptohet për interesa private të kurrkujt. Dhe këtu s’ka shpjegim, nuk ka arsyetim. Aq më tepër kur ata që operojnë në vijën bregdetare, nuk ofrojnë as minimumin e përgjegjshmërisë që duhet të ofrojnë. 

Të paguajë një student, ta lerë te kulla dhe t’i thotë të paktën t’i bjerë bilbilit ose sinjalizo nëse ka një incident, e dikush ka nevojë për ndihmë! Kaq, një minimum të tillë, ne nuk mund ta tolerojmë. Se nuk jemi në xhungël, jemi në një zonë urbane, ku duhet të ofrojmë shërbime dhe të ofrojmë siguri për qytetarët shqiptarë, për turistët e huaj, të cilët duhet ta ndiejnë që ky vend ka përkujdesje. Nuk të merr vetëm paratë, ai i hotelit, apo i restorantit, apo i plazhit atje, por dhe të japin diçka për ato që të marrin. Aq më tepër kur bëhet fjalë për sigurinë  e jetës.

I nderuar Prefekt,
i nderuar Kryetar i bashkisë, zoti Drejtor i Policisë,

nuk duhet të ketë tolerancë  as edhe një milimetër. Në qoftë se bashkia i toleron, sa i përket kontratës, po themi, nuk do t’u marrë parà atyre, dakord ne do të bëjmë sivjet sikur nuk e dimë këtë gjë, sivjet. Por sa i përket sigurisë se jetës, këtu nuk mund të bëjmë sikur nuk e dimë, këtu duhet marrë masë urgjente. Kushdo ka një sektor, ka një stacion plazhi, duhet të ketë edhe një staf të caktuar për siguri dhe për shërbim të njerëzve, të cilëve ai u merr parà. Nuk po them pastaj që për ato parà, a taksohet, a lëshon faturë? Por siguria është një element, i cili nuk mund të tolerohet.

Sigurisht që përveç kësaj, mbeten me rëndësi të madhe edhe disa çështje të tjera. Se nëqoftëse ne lodhemi të gjithë që të kemi mbarëvajtje të turizmit, angazhojmë të gjithë administratën, të gjithë shëndetësinë, të gjithë policinë, të gjithë pjesën tjetër dhe, në fund, produkti i turizmit, shkon në xhepa privatë, pa u përkthyer në asnjë lloj takse, në asnjë lloj përfitimi publik, atëherë ç’kuptim ka?

Kush do ta paguajë angazhimin tuaj dhe të strukturave të tjera shtetërore, nëqoftëse ata që operojnë në plazh, në vijën e parë apo dhe në vijën e dytë, nuk japin asnjë parà për buxhetin, për publikun me një fjalë! Sepse, në një farë mase, që të funksionojë ky modeli këtu, duhet të funksionojë Prefekti, Kryetari i bashkisë, Tatimet, Taksat, Shëndetësia, Policia e të tjera me radhë. Këto funksionojnë, të gjitha i shërbejmë këtij (operatorit); po ky kujt i shërben? Vetëm vetes? Kjo nuk mund  të lejohet. 

Kjo është çështja e dytë që lidhet me financat. Nuk mund të lejojmë evazion masiv, ndërkohë që ne masivisht jemi vënë në shërbim të funksionimit të këtij sistemi. Në qoftë se mijëra nëpunës të shtetit shqiptar janë në funksion të një turizmi që të ecë mirë, që të ketë pastërti, që të ketë shërbim shëndetësor, që të ketë siguri, qetësi, polici e të tjera me radhë, dhe operatorët të punojnë thjesht për vete, ky është absurd që nuk mund të lejohet. Pyetja e madhe është përse ndodhin këto? Janë “çmendur” operatorët apo jemi “çmendur” ne, administratorët?

Ka dy opsione për këtë. Thuhet nga njëra anë që janë “çmendur” operatorë të caktuar, të cilët bëjnë evazion, por ama thuhet dhe tjetra, që janë “çmendur” administratorët, të cilët bëjnë korrupsion. 

Administratorë që bëjnë korrupsion, mbyllin sytë dhe nuk bëjnë detyrën. Dhe nuk e bëjnë detyrën, jo se nuk e dinë, jo se nuk kanë instrumentet ligjorë në dorë, por sepse nuk duan ta bëjnë, sepse kanë paguar një çmim të korrupsionit, kanë pranuar një çmim të korrupsionit dhe lejojnë pastaj që operatorë të caktuar të mos paguajnë taksat, ai tjetri t’i shmanget kushteve të cilësisë ushqimore, ai tjetri kushteve të sigurisë së jetës e kështu me radhë.

Prandaj dua t’ju them qartësisht, të nderuar anëtarë të kësaj Task Force dhe të pranishëm të tjerë, duhet të vlerësoni me seriozitetin maksimal dhe me përgjegjësinë më të lartë që ju jep detyra, këtë moment në të cilin ne jemi. 

Nuk ekzistoni të gjithë ju për të bërë mbledhje, vetëm mbledhje; ekzistoni për të bërë verifikime në terren dhe për të ndryshuar gjendjen, pa shqetësuar ata që janë miqtë, dmth objekti kryesor që janë pushuesit, të cilët nuk duhet ta ndiejnë praninë e kurrkujt si shqetësim. Por ata që janë për shërbim, shërbëtorët, qoftë administrata qofshin bizneset duhet të jenë 24 orë në këmbë. 24 orë në këmbë duhet të jetë pronari i këtij hoteli, apo tjetri me radhë në mënyrë që sezoni të eci mirë dhe që nga sezoni të ketë përfitim publiku. Të ketë përfitim gjithë shoqëria, jo 3 vetë. 

Sepse siç edhe e përsërita vija jonë bregdetare, është pronë publike. Ujërat e Shqipërisë janë pronë publike, dhe në qoftë se këto ujëra përdoren për të përfituar, për të gjeneruar të ardhura, këto të ardhura duhet të shkojnë edhe tek ata që i gjenerojnë, por edhe të publiku. 

Duhet të teprojnë dy parà edhe për Pilurin lart që t’i bëhet rruga apo ujësjellësi, e kështu me radhë, pra kjo është ideja! Dhe kjo është përgjegjësia e secilit prej jush. 

Në fakt duke e marrë në konsideratë situatën e përsëritur të informalitetit në vijën bregdetare, që prej vitesh vazhdon të jetë një situatë e agravuar informaliteti, ne jemi duke studiuar opsionet e tjera për të thënë që nëse, në përfundim, do të arrijmë në konkluzionin që bashkitë nuk arrijnë dot ta menaxhojnë vijën që iu është lënë në menaxhim; në qoftë se bashkitë na prodhojnë një nivel informaliteti të papranueshëm, siç është – (jo në Himarë, Himara është më mirë se sa bashkitë e tjera) – ne do të kërkojmë zgjidhje të tjera për t’iu thënë bashkive, meqenëse nuk e bëni dot këtë përgjegjësi, atëherë do të ngarkojmë një agjenci tjetër ose një strukturë tjetër shtetërore, e cila ta bëjë këtë me rreptësinë e padiskutueshme të ligjit. 

Vija bregdetare e Shqipërisë është aset i qytetarëve  shqiptarë dhe duhet të përdoret në interesin e tyre dhe jo të feudalizohet në duar personash, të cilët nuk japin atë për të cilën ekzistojnë dhe duhet të jenë aty.

Kështu që jemi në pikun e sezonit, ju kërkoj impenjim maksimal, në qoftë se nuk doni të ballafaqoheni dhe të befasoheni nga masat, të cilat ligji i parashikon për secilin, që nuk e kryen dot ose nuk do ta kryejë dot këtë përgjegjësi dhe këtë detyrë për të cilën ekzistojnë në këto funksione.

Ndërhyrjet e Qeverisë, të organeve të tjera ligjzbatuese do të jenë të forta për të bërë këtë që po kërkojmë dhe kjo është fare e thjeshtë. Ligjshmëri dhe drejtësi në përdorimin  e këtyre aseteve unikale për vendin tonë.

Kështu që në përfundim ju uroj punë të mbarë, ju uroj suksese! 

Në radhë të parë i uroj suksese Kryetarit të Bashkisë, mikut tim të vjetër, por edhe juve të gjithëve, duke ju lutur që ta mbani këtë që ju thashë në konsideratë me seriozitetin më të madh. Faleminderit!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike leshaj kritika vendorëve sander lleshaj leshaj kritika vendorëve sander lleshaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje