LIVE UPDATES
Sport

Llogritë e Europianit, sot mbyllen dy grupet e rradhës B dhe C

21 Qershor 2021, 06:16 Nga DOSJA
Llogritë e Europianit, sot mbyllen dy grupet e rradhës B dhe C

HOLANDE – Një ndër sfidat më të forta të takimeve të fundit është ndeshja Rusi-Danimarkë, ku bardhekuqve iu nevojitet patjetër fitorja, për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm për në raundin tjetër.

Gjithçka ndryshoi shpejt dhe gjithë synimet e danezëve për të lënë gjurmë në këtë europian pësuan një goditje të rëndë, që në ndeshjen hapëse me Finlandën, madje që në fundin e pjesës së parë, pas atij episodi dramatik që kushtëzoi në mënyrë të kuptueshme edhe ecurinë e mëtejshme të ekipit të drejtuar nga trajneri Kasper Hjulmand.

Si Finlanda, ashtu edhe Maqedonia e Veriut, ishin dy debutueset e vetme në këtë europian, megjithatë ndonëse pa ekperiencë në një aktivitet të tillë, skuadra tjetër skandinave iu prishi punë vendasve, të cilët në një farë mënyre janë vetë fajtorë për situatën në të cilën ndodhen.

Edhe në sfidën me Belgjikën, bardhekuqtë dominuan përgjatë gjithë pjesës së parë, megjithatë skuadra daneze nuk ia doli për të shënuar më shumë se një gol në portën e mbrojtur nga Thibaut Courtois.

Që të gjithë mendonin se danezët nuk do të hasnin vështirësi në një grup të tillë, duke pasur parasysh edhe favorin e faktorit fushë, por gjithsesi tani bardhekuqtë janë të shtrënguar për të fituar patjetër duelin me Rusinë. Danimarka mbyll dhjetëshen e parë të botës, ndërsa Rusia klasifikohet e 38-ta në renditjen e FIFA-s.

Për hir të së vërtetës “Djajtë e Kuq” nuk e mundin përfaqësuesen skandinave prej më shumë se gjysmë shekulli dhe sado e pabesueshme mund të duket, Finlanda nuk njeh humbje në shtatë përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy vendeve. “Suomi” ka fituar 4 dhe barazuar 3 nga këto takime dhe tani është e qartë që një pikë në përballjen ndërmjet tyre del e tepron për ekipin e drejtuar nga trajneri Markku Kanerva.

Llogaritë janë të thjeshta, sepse nëse Finlanda humbet, Danimarka kualifikohet automatikisht qoftë edhe me një fitore minimale duke zënë vendin e dytë në Grupin B. Me një skenar të tillë, Danimarka, Finlanda dhe Rusia, do të barazoheshin në kuotën e tre pikëve dhe si kriter do të merrej për bazë golaverazhi i përgjithshëm dhe sasia e golave të shënuar. Në rast se Finlanda barazon atëherë është e kuptueshme që danezët janë të shtrënguar për të fituar me goleadë, për të shpresuar më pas që 3 pikët të mjaftojnë për të lënë poshtë vetes të paktën dy skuadra të tjera përfaqësuese në klasifikimin e përgjithshëm të vendeve që do të pozicionohen në vendin e tretë.

Rusët në krahun tjetër u paraqitën vërtet shumë dobët në takimin hapës me Belgjikën, gjithsesi skuadra e drejtuar nga veterani Stanislav Cherchesov ia doli mbanë për të mposhtur minimalisht Finlandën në “Gazprom Arena”, falë një goli të realizuar në sekondat e fundit të pjesës së parë nga lojtari i Atalantës, Aleksei Miranchuk.

Tani miqve iu mjafton edhe një barazim, për të kaluar në raundin tjetër, por gjithsesi rusët e kanë të qartë që në Kopenhagen i pret një mision tepër i vështirë, sepse kualifikohen apo jo, vendasit do të bëjnë çmos që të paktën këtë europian ta mbyllin me një fitore.

Rusia ka fituar të vetmen përballje ndërmjet tyre, bëhet fjalë për një takim miqësor nëntë vjet më parë pikërisht në “Parken” të Kopenhagenit, ku miqtë nën drejtimin e holandezit Dick Advocaat fituan 2-0 falë golave të shënuar që në pjesën e parë nga dyshja Roman Shirokov–Andrei Arshavin. Sidoqoftë, duke shtuar edhe statistikat e përgjithshme të sfidave me ish-Bashkimin Sovjetik, danezët kanë humbur 9 dhe barazuar thjesht 1 në 11 takimet ndërmjet tyre, në të gjithë kompeticionet.

Dy ndeshjet Rusi-Danimarkë dhe Finlandë-Belgjikë do të zhvillohen njëkohësisht në orën 21:00, përkatësisht në Copenhagen dhe Saint Petersburg, ndërkaq më herët në orën 18:00 do të mbyllen gjithashtu edhe sfidat e Grupit C.

Në këtë grup Holanda e ka prerë prej ditësh biletën për në fazën e ndeshjeve me eliminim të drejtpërdrejtë dhe e ka të garantuar gjithashtu edhe vendin e parë, ndërsa Maqedonia e Veriut u bë ekipi i vetëm përfaqësues, që u eliminua pas dy sfidave të para, nga të gjashtë grupet.

Në këtë mënyrë gjithçka pritet të zgjidhet nga dueli Ukrainë-Austri, ku nuk do të ishte aspak çudi që sfida të përfundonte në barazim. Në Grupin C këto dy ekipe kombëtare kanë nga 3 pikë, por është e qartë që ekipit të drejtuar nga trajneri Andriy Shevchenko, i mjafton edhe barazimi, pasi verdheblutë kanë shënuar një gol më shumë, krahasuar me bardhekuqtë.

Në renditje Ukraina e ka golaverazhin 4-4, ndërsa skuadra e Franco Foda-s 3-3. Kjo është sfida e parë kompetitive ndërmjet dy vendeve, ndërkohë dy ndeshjet miqësore mes tyre ndajnë një bilanc të barabartë. Në nëntorin e vitit 2011, në Lviv fitoi Ukraina 2-1, ndërsa gjashtë muaj më vonë në Innsbruck, triumfoi Austria me shifrat 3-2.

B.T (Dosa.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit