LIVE UPDATES
Politike

Luan Baçi: “Albpetrol” fsheh bilancin, mbështes protestën e naftëtarëve, janë mashtruar disa herë nga qeveria (VD)

29 Janar 2020, 13:09 Nga DOSJA

Tiranë– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka deklaruar se kompania “Albpetrol” keqmenaxhohet dhe se fsheh të dhënat, pasi nuk dihet nëse është me fitim apo me humbje. Baçi theksoi se mbështet protestën e naftëtarëve pasi sipas tij janë mashtruar disa herë nga qeveria.

“Përfitoj nga rasti që, në emër të Partisë Demokratike, të mbështes protestën e përsëritur të punonjësve të rafinerisë së Ballshit, që nuk marrin dot rrogat. Ata janë mashtruar për të disatën herë nga kjo qeveri, por roblemi i tyre nuk ka për t’u zgjidhur përsa kohë vendi drejtohet nga ata që u shërbejnë okigarkëve, pasurimit të paligjshëm të tyre dhe jo qytetarëve. E vërteta e Albpetrolit është se kompania shtetërore vidhet pa pushim për të pasuruar një grusht pushtetarësh dhe klientësh të tyre. E vërteta është se kompania, që duhet të sillte zhvillim për zonën trajtohet si celulë partiake, ku ka rëndësi punësimi i militantëve dhe largimi i profesionistëve të ndershëm.”, shprehet ai.


Fjala e plotë:

Rreth 1 vit më parë, Partia Demokratike denoncoi keqmenaxhimin e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol dhe të reformës politike në këtë kompani, ku u hoqën profesionistët dhe u mbajtën militantët. Qeveria, siç e ka zakon, u përpoq ta mbysë realitetin me propagandë dhe mashtrime, duke mohuar të vërtetën. 
Një vit më pas, Albpetroli ka ndërruar 3 drejtorë me motivationin “rezultate negative”, gjë që konfirmon shqetësimet e ngritura prej nesh. Por, megjithëse ka ndërruar 3 drejtorë në 12 muaj, Albpetrol nuk ka përmirësime. Ashtu siç pritej, drejtuesja e re e kompanisë shtetërore të naftës Erjola Muka, po rezulton një dështim. Kompania nuk e ka realizuar planin e nxjerrjes së naftës as me drejtuesen e re, e cila rezulton e paaftë profesionalisht. Ajo është një inxhiniere kimiste mjedisi dhe nuk ka patur më parë asnjë ditë përvojë pune në fushën e hidrokarbureve apo të menaxhimit të një kompanie të ngjashme. Nga 6 vendburime, në 5 prej tyre nuk realizohet plani. Objektivi është arritur vetëm në vendburimin e Karbunarës, ku plani është vetëm 1 ton, më i ulëti nga të gjithë. Partia Demokratike disponon të dhëna se deri 2 javë më parë, Albpetroli ishte minus 26 tonë naftë në një ditë të vetme, ndërsa 160 puse janë jashtë përdorimit për shkak të difekteve, ku nuk vë dorë njeri.  Për të fshehur dështimin, vjedhjen dhe lehtësirat e paligjshme koncesionarët, kompania shtetërore Albpetrol nuk publikon të dhëna nëse është më fitim apo me humbje. Nuk dihet bilanci i saj, sa janë të ardhurat, sa janë shpenzimet. Albpetrol ka detyrimin të bëjë publik prodhimin mujor dhe vjetor të naftës. Të bëjë transparencë për sasinë e naftës që eksporton dhe asaj që përpunohet në vend, duke mos vënë të parin interesin e koncesionarëve, por të naftëtarëve dhe të shqiptarëve. Kompanitë koncesionare kanë detyrim që 50 % të prodhimit vjetor ta perpunojne në vend, por, me miratimin korruptiv të Albpetrolit, ata nuk e bëjnë një gjë të tillë. Kjo është edhe arsyeja pse prodhimi i naftës mbahet i fshehtë. Kjo marrëdhënie e paligjshme, dhe korruptive mes kompanisë shtetërore të naftës dhe koncesionarëve privatë përbën shkakun kryesor lae rafineritë e nadyës mbeten pa punë dhe punonjësit e tyre pa bukën e gojës. Përfitoj nga rasti që, në emër të Partisë Demokratike, të mbështes protestën e përsëritur të punonjësve të rafinerisë së Ballshit, që nuk marrin dot rrogat. Ata janë mashtruar për të disatën herë nga kjo qeveri, por roblemi i tyre nuk ka për t’u zgjidhur përsa kohë vendi drejtohet nga ata që u shërbejnë okigarkëve, pasurimit të paligjshëm të tyre dhe jo qytetarëve. E vërteta e Albpetrolit është se kompania shtetërore vidhet pa pushim për të pasuruar një grusht pushtetarësh dhe klientësh të tyre. E vërteta është se kompania, që duhet të sillte zhvillim për zonën trajtohet si celulë partiake, ku ka rëndësi punësimi i militantëve dhe largimi i profesionistëve të ndershëm. Çlirimi i Albpetrolit nga interesat mafiozë, që punojnë për pushtetarët dhe oligarkët përbën një nga prioritetet kryesore të Partisë Demokratike.

Dy ditë më parë naftëtarët e Ballshit protestuan sërish. Ata deklaruan se kanë 4 muaj pa rroga dhe nëse nuk u jepet një zgjidhje do të marshojnë drejt Tiranës.  Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luan baci naftetaret ne proteste luan baci naftetaret ne proteste


Sondazh

Poll
Politike 29 Janar 2020, 11:24

Has- Liman Morina, kreu i Bashkisë së Hasit ka reaguar ndaj Gazmend Bardhit pas akuzës se ai ishte kapur me zë dhe fugurë duke blerë vota. Morina ka deklaruar s...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë