"Mollët e kalbura nuk do përcaktojnë komunitetin tonë"/ Rama për BBC: Deklaratat e Braverman për shqiptarët j...
Politike
Pas Olsian Çelës, Yuri Kim i shkon në zyrë edhe Sandër Lleshajt: SHBA, partneri ynë i madh strategjik
29 Janar 2020, 11:18Nga DOSJA
TIRANË- E dërguara e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit ka ndarë një foto me të në rrjetet sociale, ku edhe shkruan se bashkë me Kim kishin ndarë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.
“Me kënaqësi prita dhe takova sot Ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Ndamë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, për rolin e pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi, për projekte të reja bashkëpunimi me SHBA, për thellim të partneritetit mes institucioneve të sigurisë nga të dyja vendet dhe për çështje të tjera me rëndësi. SHBA vijojnë të jenë partneri ynë i madh strategjik, përherë në krah dhe në mbështetje të përparimit të gjithanshëm të vendit tonë,”-shkruan Lleshaj në postimin e tij.
Para se të shkonte në zyrën e ministrit të Brendshëm, Kim takoi edhe kryeprokurorin Olsian Çeladhe kreun e KLP-së, Gent Ibrahimin. Dy ditë më parë Yuri Kim shkoi në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku edhe dorëzoi letrat kredenciale për emërimin e saj nga senati amerikan. Më pas ajo shkoi në zyrën e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili e priti me trëndafila të kuq.
Ndërsa ditën e djeshme, Kim zhvilloi takime me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në faqen zyrtare në Facebook, të ambasadës së SHBA-së shkruhet se ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Komisioni i Venecias, ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar kërkesën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për dhënien e një opinioni për veprimt...
BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë publik takimin e djeshëm me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen. Në një video nga Brukseli, Rama u shpr...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me prishjen e godianve tek Qyteti Studenti. Në një reagim në Facebook, PD shkruan se shembja e d...
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një darkë pune më Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Nga ky takim nuk janë ...
Politike28 Janar 2020, 21:54
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për vendimin për rikthimin e dosjes 184 në Dibër.Teksa ishte i ftuar në studion e “Tempora” ...
TIRANË– Presidenti Iliri Meta ka dekoruar ditën e sotme ish-futbollistin e njohur Genc Tomori me titullin “Mjeshtër i Madh”Në një postim në rrjetin socia...
SHKUP– Franca del me qëndrim të ri sa i përket hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën. Ambasadori francez Kristijan Timonie për dallim nga deklaratat e më...
BRUKSEL- Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla patën sot një ditë intensive në Samitin e Nivelit të Lartë...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme takime prezantuese me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jash...