Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
LUFTA/ Biden paralajmëron Xi Jinping: Kina do të mbajë përgjegjësi nëse ndihmon Rusinë
18 Mars 2022, 07:28Nga DOSJA
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, do të telefonojë sot, më 18 mars, udhëheqësin kinez Xi Jinping. Sipas The Guardian, SHBA po i bën presion Kinës që të mos ofrojë mbështetje ushtarake ose municione për Rusinë në pushtimin e saj në Ukrainë.
“Presidenti Biden do të flasë me presidentin Xi të premte dhe do t’ia bëjë të qartë se Kina do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim që do të ndërmarrë për të mbështetur agresionin rus”-tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në një konferencë për shtyp më 17 mars.
Biden dhe Xi gjithashtu do të diskutojnë konkurrencën ekonomike midis dy vendeve, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbajtur linja të hapura komunikimi midis dy vendeve. Të dy liderët do të diskutojnë menaxhimin e konkurrencës midis dy vendeve tona, si dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”-tha Psaki.
Telefonata ishte planifikuar pas takimit në Romë më 14 mars, midis këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe këshilltarit të lartë kinez për politikën e jashtme, Yang Jiechi.
Një zyrtar i lartë i administratës së Biden tha se Sullivan ishte i drejtpërdrejtë me Yang në lidhje me imlikimet dhe pasojat e mundshme për Kinën nëse i ofron mbështetje Rusisë.
Gjatë takimit të tij me Yang, Sullivan kërkoi më shumë transparencë për qëndrimin e Pekinit në lidhje me Rusinë dhe përsëriti se çdo përpjekje e Kinës për të ndihmuar Rusinë të shmangte sanksionet do të ishte e kushtueshme për qeverinë e Xi Jinping.
UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon dhe bombardiet nga forcat ruse nuk kanë të ndalur një ushtar ukrainas ka dashur të harrojë për pak gjendje në të cilen n...
UKRAINË-Ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë në përditësimin e saj të përditshëm në Facebook se rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i kon...
UKRAINË– Një aktore ukrainase, Oksana Shvets, e njohur për punën e saj në ekranin e kinemasë dhe të teatrit, u vra në një sulm me raketa ruse në Kiev...
UKRAINË– Tre shpërthime janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qytetin ukrainas Lviv, raporton televizioni ukrainas 24. Një re e madhe tymi raportohet se ...
UKRAINË– Pushtimi rus i Ukrainës vazhdon në ditën e 22-të, pavarësisht negociatave. Qyteti port i Mariupolit prej ditësh po vuan pasojat më të mëdha ...
HAGË- Në fjalën e tij përmbyllëse, Nasim Haradinaj i është drejtuar prokurores Valeria Bolicci duke i thënë “Ndërsa ju prokurore fjalën kriminel merreni mb...
UKRAINË- Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 34 persona janë plagosur në të paktën 43 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë. CNN shkruan se k...
BULLGARI- Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, u arrestua diten e sotme së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij. Reuters shkruan se Borisov u a...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron nuk e fsheh dëshirën e tij për të forcuar ushtrinë dhe kapacitetin e reagimit të Francës ndaj krizave serioze. B...