Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Francës, Emmanuel Macron kanë zhvilluar një video-konferencë gjatë së cilës janë zotuar të bashkëpunojnë më ngushtë për të trajtuar krizat ndërkombëtare.
Putini tha se diskutimet kanë prekur krizat në Ukrainë, Siri dhe Libi, si dhe tensionet në rajonin e Ballkanit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, është i sigurt për përparimin në çështjet kryesore me Rusinë, përfshirë veçanërisht krizën në Libi, tha zyra e tij, të premten.
Deklarata u lëshua pas bisedës mes dy liderëve.
Macron është “i bindur se ne mund të përparojmë me Rusinë në një numër temash”, u tha një zyrtar i lartë francez gazetarëve, duke përmendur “çështjen e stabilizimit të Libisë dhe ribashkimin e institucioneve të këtij vendi”.
Macron, gjatë muajve të fundit ka ndjekur një politikë të afrimit me Rusinë, duke arritur pajtim me Putinin, për çështjet kryesore të mosmarrëveshjeve, siç është situata në Ukrainë, një qasje që i ka shqetësuar disa aleatë të Bashkimit Evropian.
Bisedimet e tyre ndodhën, pasi Macron këtë javë sulmoi ashpër ndërhyrjen e Turqisë në konfliktin në Libi.
Muajt e fundit Turqia ka rritur mbështetjen e saj për Qeverinë e Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara.
Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata tjetër e udhëhequr nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar me seli në Tobruk.
Rusia e mbështet Haftarin, dhe Franca gjithashtu dyshohet se e favorizon atë – megjithëse Parisi insiston se ka qëndrim neutral në konflikt.
Gjatë bisedës me presidentin rus, Macron ka shprehur “shqetësimin për forcimin e pranisë turke në Libi”, tha zyrtari francez, raporton AFP.
Ai tha se gjatë dy orësh bisedimesh, Putin kishte ftuar Macronin për vizitë në Rusi dhe presidenti francez e kishte pranuar ftesën, megjithëse nuk është caktuar asnjë date e realizimit të saj.
Vizita ka të ngjarë të bëhet “në muajt e ardhshëm” dhe “para fundit të vitit” megjithëse kriza e koronavirusit do të duhej të merrej në konsideratë, tha zyrtari.
Udhëheqësi francez kishte planifikuar të marrë pjesë në ngjarje në Sheshin e Kuq në Moskë, muajin e kaluar, për të përkujtuar 75 vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste.
Marrë nga: REL
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RUSI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi ku një 26 vjeçar ka goditur me thikë dy adoleshentë dhe më pas ka qëlluar veten me armë gjahu, pa...
Pavarësisht se u duk se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, do te rifillonin këtë herë me ndërmjetësimin e SHBA në një takim në Uashington, ato serish stopuan. K...
SHQIPËRI-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se sot ka arritur në Aeroportin e Tiranës, ndërsa, të dielën në mbrëmje ai do t’i drejtohe...
RUSI- Gjatë paradës ushtarakë të së mërkurës për 75-vjetorin e Ditës së Fitores në Moskë ka ndodhur një incident ku të gjithë të pranishmit janë tmerruar. Sip...
TIRANË- Kryetari i Partisë Nisma, Fatmir Limaj, ka reaguar sot pas aktakuzës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Në një deklaratë, Limaj u ka bërë ...
SHBA- Presidenti i Amerikës Donald Trump që nga filllimi i pandemisë e deri më tani asnjëherë nuk ka vendosur maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi madje as ...
SHBA- Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Bolton mbrojti kritikat e tij të ashpra ndaj Presidentit Donald Trump si një udhëheqës ...
ITALI- Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ditën e sotme është shprehur se shkollat në Itali do të rihapen më 14 qershor. Ai ka shtuar se vendi është i përga...
TIRANË– Analisti Milaim Zeka mbrëmjen e sotme në studion e “ABC News” komentoi zhvillimet e fundit dhe situatën politike në Kosovë.Zeka u ndal edhe t...
KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus në vend dhe...