“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
VD-Margariti: Do të kthehen në Shqipëri të gjitha veprat e konfiskuara në SHBA
9 Dhjetor 2021, 09:47Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh gjatë seancës së Kuvendit se memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së, i hap rrugë bashkëpunimit në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në vendin tonë. Sipas saj, marrëveshje siguron kthimin në Shqipëri të të gjitha veprave të trashëgimisë kulturore të cilat janë konfiskuar si të paligjshme në ShBA, si dhe kufizon importimin e kategorive të caktuara të materialit arkeologjik dhe etnologjik.
“Mbi bazën e këtij memorandum Shtete e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen së bashku me ne të luftojmë trafikimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, ta mbrojmë atë. Do të kufizojnë importimin e kategorive të caktuara të materialit arkiologjik dhe etnologjik. Nga ShBA do të shpallet dhe një listë së bashku me Republikën e Shqipërisë ku do të shihet nëse eksportimi ka qenë i paligjshëm. Objektet e konfiskuara në ShBA do të kthehen në Shqipëri si dhe nga ana tjetër Shqipëria do të ndajë informacione të çmuara rreth gërmimeve të autorizuara në këto vite si dhe vjedhjen dhe trafikimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore. Kjo marrëveshje na siguron një mbështetje nga ShBA në aspektin teknik, për të ndarë eksperiencat në këtë fushë, por dhe shkëmbimin e materialeve arkeologjike dhe etnologjike. Ratifikimi i këtij memorandum është një mbështetje jo vetëm për Ministrinë e Kulturës por për të gjithë trashëgiminë kulturore shqiptare”, tha Margariti.
Gjatë seancës së sotme parlamentare u diskutua projektligji “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë”.
TIRANË – Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme edhe një vendim të rëndësishëm për posedimin e armëve me qëllim kontrollin e tyre. Menjë...
TIRANË– Këto ditë pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë më 11 dhjetor Kuvendin ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video nga aktiviteti që mbajti sot më 8 dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë. Krah videos, Basha sh...
TIRANË – N/kryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se PD-ja do të dalë më e fortë pas Kuvendit të 18 dhjetorit. Në lidhje direkte me e...