Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Çollaku: Do krijohet parti tjetër! Kush përdor logot e PD, ndiqet penalisht
8 Dhjetor 2021, 21:45Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka hedhur idenë se ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmend të krijojë një tjetër parti, paralel me atë Demokratike.
I ftuar në “Open”, deputeti Çollaku tha gjithashtu se kushdo që ka përdorur logot dhe simbolet e PD-së, do të ndiqet penalisht.
“Përdorimi i logos apo lëshimi i dokumenteve. Janë parë dokumente me logot e partisë. Kush e ka bërë këtë gjë do të ndiqet penalisht. Teserën e partisë nuk e prodhon dot shtypshkronja, por të tjera struktura. Mandatet janë lëshuar nga zyrat. Mandati ka vlerën e institucionit të partisë, fakti që po ecet në dy korsi paralele, unë dyshoj që synimi nuk është as marrja e partisë, por krijimi i një partie tjetër,”- tha Çollaku.
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video nga aktiviteti që mbajti sot më 8 dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë. Krah videos, Basha sh...
TIRANË – N/kryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se PD-ja do të dalë më e fortë pas Kuvendit të 18 dhjetorit. Në lidhje direkte me e...
BRITANI E MADHE – Kryetari i Partisë Demokratikë Shqiptare në Britaninë e Madhe Naim Hasani u shpreh në mbështetje të Kuvendit të 18 dhjetorit. Në një pos...
TIRANË– Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Taulanda Jupi është përfshirë në një debat të fortë këtë të mërkurë në emisionin Open në Top Channel, ndërsa po...