Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Gjatë intervistës së tij për RTV Ora, gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu nuk mund të komentonte marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe LSI, e firmosur nga dy krerët e tyre Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi më 1 mars.
Sipas moderatorit të “Opinion”, kjo marrëveshje e bën skenën politike në vend bipolare pasi shqiptarët do të kenë përballë vetëm dy alternativa: O do votojnë PS-në, o koalicionin e opozitës.
Besmira Pelushaj: Marrëveshja PD-LSI, çfarë vlere ka?
Blendi Fevziu: Ka vlerë për të treguar se Opozita është duke shkuar së bashku në zgjedhje. Pavarësisht se ka zgjedhur taktikisht të kandidojë me dy lista por praktikisht janë një. Që do të thotë, do të kenë me siguri një imapkt të përbashkët me listat, do të dalin me kandidatë të përbashkët në disa zona, siç janë zonat e vogla Kukësi, Gjirokastra ku është më e vështirë për LSI-në, dhe në zonat e tjera do të ruajnë identitetet e tyre.
Kjo marrëveshje është një paralajmërim dhe e çon skenën politike shqiptare në bipolare. O fiton Partia Socialiste, o fiton ky koalicion. Nuk ka më ndërmjetësime. Sepse nëse nuk do ta kishim këtë marrëveshje paraprake, të nënshkruar, do të kishim dy-tre lista të paktën që do të nxirrnin deputetët e tyre. Pra, do të ishte PS, PD dhe LSI dhe pastaj do shihnim kombinimet. Në këtë rast nuk ka më kombinime. Ka o ky koalicion, o Partia Socialiste në anën përballë.
Për kryeministrin Edi Rama, pas marrëveshjes së 1 Marsit qëndron dyshja Ilir Meta-Sali Berisha. Por për Blendi Fevziun nuk duket se presidenti ka ndonjë rol në këtë marrëveshje.
Besmira Pelushaj: Rolin e Ilir Metës në këtë marrëveshje si e shihni? Si atë të një ish kryetari partie politike, pjesë e kësaj marrëveshje, apo në rolin e presidentit?
Blendi Fevziu: Nuk e di që Meta të përfshihet. Natyrisht që Meta është i përfshirë në fushatë por mban qëndrimin e tij për të ruajtur parimet që i imponon Kushtetuta si President i Republikës. Por nga ana tjetër është përfshirë fort në fushatë. Në marrëveshje nuk di të ketë pasur ndonjë rol.
Marrë nga: Oranews
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ku na ndajnë vetëm 52 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit ka publikuar një video në rrjetet soc...
TIRANË– Për gazetarin Blendi Fevziu, zgjedhjet e 25 Prillit janë zgjedhjet më të balancuara që pas atyre të vitit 2009.Ai shtoi se këto zgjedhje nuk ...
TIRANË– Kryeministri Rama ka kujtuar vdekjen e kompozitorit të njohur Agim Krajka, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, dhe sot është përcjell për në banes...
TIRANË– Altin Çomo, ish-kryetar bashkie në Libohovë për 8 vite, si dhe ish-drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër u është përgjigju...
TIRANË- Albin Kurti ka nisur që prej ditës së djeshme një vizitë tre ditore në Shqipëri, e cila është raportuar minimalisht nga mediat tradicionale. Kurti ...
SHKODËR– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për qarkun Shkodër Helidon Bushati, zhvilloi sot nje takim me bizneset dhe qytetarë në rrugën G’juh...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku dhe kanë ndarë ide për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.N...
TIRANE– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka shkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Burime për Dosja.al bëjnë me dij...
ELBASAN- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi ditën e sotme është takuar me banorët në fshatrat Balëz dhe Rrile.Gjatë ...