LIVE UPDATES
Editorial

Marrëveshjet vazhdojnë…Kosova humbet

4 Shtator 2020, 20:10 Nga DOSJA
Marrëveshjet vazhdojnë…Kosova humbet

Marrëveshjet vazhdojnë…

– Avdullah Hoti sot ka pranuar, që hatri i serbëve, shqiptarët të mos lobojnë më për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Nuk është turp për Serbinë që ta ndërpres fushatën për çnjohjen e Kosovës, turp është për Kosovën që të mos lobojë për njohjen e vetvetes.

– Avdullah Hoti sot ka pranuar që ta ndajë Ujmanin me Serbinë, si ‘pasuri’ e përbashkët.

– Abdullah Hoti ka pranuar që të mos përmenden krimet e Serbisë dhe gjenocidi në Kosovë, por të merret me holokaustin (si hakmarrje e Grenellit ndaj Gjermanisë), duke qenë shqiptarët i vetmi popull në botë që ka strehuar dhe ka shpëtuar hebrenjtë.
Çfarë e lidh Kosovën me holokaustin??

– Avdullah Hoti ka shkuar të pajtohet me Serbinë, por është ‘pajtuar’ me Izraelin.
Anipse marrëveshja ekonomike, ‘pajtimi’
me Izraelin ishte ‘politik’.
Izraeli në fakt u ‘pajtua’ me myslimanët e Kosovës, me të cilët u dashka ‘pajtim’ veç pse janë myslimanë, anipse kurrë asnjë problem nuk e ka pasur me ta.
Përkundrazi, veç simpati.

Presidenti Donald Trump e ‘shiti’ marrëveshjen si ‘stabilizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Izraelit’, thuajse ka pasur Kosova ndonjëherë problem me Izraelin.

Kosova ‘prezantohet’ si shtet mysliman dhe myslimanizmi ‘edhe një herë’ shfrytëzohet nga perendimi si ‘fakt’ për ta ‘dëshmuar’ dashninë perënsimore për myslimanët.
Shqiptarët myslimanë ësshtë lehtë m’i dasht, sepse ‘fenë e kanë folklor’.

Kosova paraqitet si ‘rast i rëndë’, dhe qytetarët nuk prezantohen si shqiptarë por si myslimanë.
Thuajse me qenë myslimanë i mirë është ‘gati e pabesueshme’.
Grenelli e ka zbuluar myslimanin e mirë në Kosovë që e pranon dhe e bën kabull Izraeli.

Netanjahu e ‘bleu’ dhe e shfrytëzoi marrëveshjen (ku s’është nënshkruar vetë, por për ta është nënshkruar Serbia), si ‘mall’ fetar, që zgjedh problemin mes hebrenjëve dhe myslimanëve shqiptarë, gjë që s’është e vërtetë, sepse marrëveshjen e arriti me qeverinë e Kosovës e jo me bashkësinë islame.
Kosova nuk është teokraci.

Por ju jeni plakur.
Veç një mendje e plakur kujton se bën alkimi me tema të mëdha, dhe e ‘shet’ Avdullahun për mysliman.

Demek, krejt Amerika u çu në këmbë m’i bind Kosovën myslimane me çel ambasadë në Jerusalem.
E, kush i ‘ha’ këto fora?

E vërteta është që Kosova e ka lutur Izraelin kah u rrotullu që të na pranojë si shtet.

E mira e së mirës që realiteti është edhe më i keq se marrëveshja e sotit.
Në realitet përnjëmend gjysma e Trepçës shfrytëzohet nga serbët, gjysma ku me ditë nga kush (s’guxon njeri as me pyet) i perëndimit.

Qeveria varet nga Lista Serbe, lëre më autostrada.
Nuk mund të jetë ndërtimi i autostradës dhe qarkullimi i trenave më ‘i keq’ sesa Kosova e varur nga Lista Serbe. Kjo marrëveshje është qesharake, fals, joserioze dhe e shkruar nga ‘dikush’ që ose nuk i ‘lidhet’ sintaksa, ose s’i bën hesap për njerëz shqiptarët e serbët.
Sepse e quajnë ‘marrëveshje ekonomike’, por kryefjala e marrëveshjes janë myslimanët.

Marrëveshja e konsideron ‘fenë myslimane’ si çështje ‘ekonomike’. Donald Trump e ka shfrytëzuar ‘fenë islame’ të shqiptarëve për ta ‘forcuar’ Izraelin. Kurse Serbinë e ka shfrytëzuar si ambasadë të Izraelit dhe e ka qerasur ‘pak’ me ujë e ‘pak’ me rrymë.

Asgjë nuk ka fituar sot Kosova nga kjo ‘marrëveshje’.
Serbia ka fituar Ujmanin. E të tjera. Dhe kush s’ka kërkuar nga Serbia bash asgjë, as t’i pranojë krimet ekonomike dhe shkatërrimin e sahtëpive, fabrikave, shkollave, dyqaneve e xhamive të shqiptarëve. Marrëveshja e Presidentit Donald Trump edhe ‘homoseksualët’ i konsideron si fabrikë, për ‘zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Serbisë’. Të guxosh ta nënshkruash marrëveshjen pa e lexu, kjo është trimni e Avdullah Hotit, e jo si Ramushi që e ka zanat tek mbasi të arrihet marrëveshja ‘s’pajtohet me të’.

S’ke me çka m’u pajtu as mos m’u pajtu. S’ka marrëveshje. Jashtë saj, Serbia po i kthen në Kosovë serbët që kurrë s’kanë qenë në Kosovë, u ka ndërtuar shtëpia në veriun e vendit, shumica e pronave të shqiptarëve në Veri janë blerë nga qeveria serbe, kurse nga Lugina ikin shqiptarët. Avdullah Hoti nuk ka nënshkruar asgjë që nuk ndodh në realitet. Ashtu siç Kosova e pavarur e ka qeverinë e varur nga Lista Serbe me të cilën e ndan politikën, ashtu Avdullahu me buzëqeshje e ndan edhe Ujmanin.

Sepse, edhe pa marrëveshje e ndan. S’ka pasur nevojë gjithë ky mastraf për t’u arritur një marrëveshje më e ‘butë’ se realiteti. Edi Rama, tani për tani politikani më neveritës që ekziston, tha se s’bëhet fjalë për ‘tradhti’ burra, por për ‘mini shengen’. Edhe? Problemi është se në marrëveshje s’bëhet fjalë për kurrgjë hiç në interes të shqiptarëve.
Shqiptarët ia panë hairin veç ‘fesë’ së tyre.

Marrëveshjet vazhdojnë. P.S. Para se m’u marrë vesh me këdo qoftë, Amerika kish qenë mirë m’i detyru me bë marrëveshje shqiptarët me shqiptarët, që mos me shkatërru bash kaq tmerrësisht Kosovën, se kështu siç jemi nuk kemi nevojë për armiq të jashtëm të na shkatërrojnë, Kosova po shkatërrohet nga vetvetja, nga udhëheqësia e saj.

Qeveritë shqiptare baras me Serbisë e kanë dëmtuar popullin e Kosovës.
Serbia na e ka shkatërruar të kaluarën, qeveritë e Kosovës të ardhmen.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial kimete berisha takimi 4 shtator në shtëpinë e bardhë kimete berisha takimi 4 shtator në shtëpinë e bardhë

Sondazh

Poll
Editorial 3 Shtator 2020, 11:14

Drejt një apokalipsi demokratik?

Në 1947, dy vjet pasi Hiroshima dhe Nagasaki u shkatërruan nga bombat bërthamore, Buletini i Shkencëtarëve Atomikë nisi Orën e Apokalipsit për të treguar se sa ...

Editorial 31 Gusht 2020, 17:52

Të lutem zot, lër një krisht për shqiptarët

Që Fatos Nano, kur ishte kryeministër, i bëri batutë, një ndër personazheve më të njohur në policinë e shtetit, ish-shefit të qarkullimit Krenar Ahmetit, se si ...

Editorial 26 Gusht 2020, 10:27

Bota ndahet në Uruguai dhe ne

Ballina e “Vremes” është përkujtues i mirë. Një, se jemi në një verë e cila do të ketë efekt të madh tronditës për të gjitha shoqëritë përreth nesh, s’do mend d...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë