LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Mbaja zi’/ Historia e dhimbshme e Zenel Dragut, mori vesh për vdekjen e nënës pas tre vitesh

28 Prill 2019, 08:11 Nga DOSJA
‘Mbaja zi’/ Historia e dhimbshme e Zenel Dragut, mori vesh për

Historia e dhimbshme e Zenel Dragut, 16 vite burg nëpër kampet e diktaturës. Lutja e nënës për një përqafim që kurrë nuk ndodhi…

“Ti do të dalësh një ditë e vëllezërit e motrat do t’i gjesh shëndoshë e mirë, po mua nuk do të më gjesh. Kam qejf të çmallem një orë me ty”

Ishte hera e fundit që do t’i shihte sytë e nënës. Ajo i erdhi te burgu i Spaçit e u përpoq t’i afrohej sa mundi për ta prekur birin e saj, por hekurat nuk e lejuan të shkojë më tej, veçse te majat e gishtave. Kështu, nëna e Zenel Dragut, iu lut të birit që të kërkonte një takim pak më të gjatë se 10 minuta, ashtu siç e kishte takuar gjithmonë. Donte pak më shumë kohë e hapësirë, pa hekurat e burgut në mes, që të mund ta përqafonte vetëm një herë, se ishte plakë e ndoshta nuk do ta gjente kur të kthehej në shtëpi pas burgut. Kështu, vendosi t’i lutej komandës së burgut, Zenel Dragu, duke i kërkuar një takim special me nënën. Një takim që kurrë nuk u realizua. Nëna vdiq e Zeneli e mori vesh tri vite më vonë. Kjo është një pjesë e vogël e dhimbjes së tij në burgun e Spaçit, atje ku hyri djalë i ri e doli burrë me thinja. E ka rrëfyer në librin “Zërat e Kujtesës” takimin e fundit më nënën, lutjen e saj dëshpëruese për një përqafim me të birin.

Lutja e nënës

Kam një rast të veçantë që dua ta përmend: më kishte ardhur nëna në takim, së bashku me një familje tjetër, me taksi. Atëherë taksia ishte e shtrenjtë, kushtonte tre mijë lekë të vjetra, pothuajse sa rroga e një muaji. Ishte kohë vere dhe kishte sjellë plot ushqime, fruta (bostan, rrush, etj), se i burgosuri është si gruaja shtatzënë: i shkon mendja për gjithçka. Megjithëse unë gjithmonë i thosha familjes se nuk kam nevojë, se kam ushqime boll, ata bënin punën e tyre. Unë u kërkoja të mos harxhonin për mua, por ata nuk më dëgjonin. Kishin caktuar një kuotë për mua, dy mijë lekë në muaj dhe m’i dërgonin muaj për muaj, kur nuk vinin në takim, ose kur vinin, më sillnin tre katër mijë lekë ushqime, plus kontributit të motrave dhe farefisit. Takimi ishte dhjetë minuta, të ndarë me hekura nga njëri-tjetri. Kishte dy palë hekura rreth një metër larg njëri-tjetrit. Polici rrinte në mes të hekurave. Nëna futi dorën mes hekurave, e futa dhe unë nga ana tjetër e hekurave dhe takuam majat e gishtave. Pra, nuk kishe mundësi ta përqafoje nënën. Atë ditë kishte ardhur një familje në takim. Ata kishin takim special, zgjaste dy orë. Nëna ime i shprehu indinjatën e saj policit.

“Kam ardhur disa herë, po si nuk kam patur mundësi të rri një orë me djalin?!” “Djali yt është kapadai. E ka hundën përpjetë. Ky nuk bën kërkesë”, thotë polici. Ata donin të të ulnin, të të poshtëronin. Më thotë nëna: “Bëje një kërkesë për hatrin tim. Ti do të dalësh një ditë e vëllezërit e motrat do t’i gjesh shëndoshë e mirë, po mua nuk do të më gjesh. Kam qejf të çmallem një orë me ty.”

Dhe unë, kundër vullnetit tim, të them të drejtën, i bëra një letër operativit të komandës.

“Pres të më vijë nëna. Nëna është shumë e vjetër, ndaj kërkoj një takim special. Unë jam punëtor i afishuar në tabelë, si minator i dalluar.” Se vërtetë ashtu isha. Minatori më i dalluar në minierën e Spaçit. Nuk ma miratuan.

Nëna kishte ndërruar jetë, por unë s’e dija

“Nëna më ka vdekur në 23 dhjetor të vitit 1983. Unë nuk e dija. Nuk më kishin treguar. E mora vesh pas tri vitesh, nga një kushëriri im, djalë daje, që ra edhe ai në burg. U takuam në Spaç. Duke biseduar thotë: “Kur ka vdekur halla…”

Unë mbeta i habitur.

“Cila hallë more?”

“Nëna jote. Nuk e di?”

Mbeta si i mpirë. Aty nuk e dhashë veten, po kur u ktheva në kamp, qava nën batanije që mos të më shihte kush. Atëherë u dërgova një telegram njerëzve të mi: “Më gjeni dy kile kafe dhe njëzet paketa cigare.” Thirra të gjithë njerëzit aty për kafe, për ngushëllim. Aty ishte zakon që të tjerët sillnin paketa cigaresh që të ndihmonin. Nuk ia mbajta askujt. Dikujt i mbetej hatri. U thashë unë kam paketa, mos t’ju mbetet hatri; m’i kanë sjellë nga familja. I shpenzova dy kile kafe dhe cigaret. Nga një kafe e një cigare duhan për secilin. I vura si detyrë vetes, që për një muaj, të mos shihja televizor. Mbaja zi”.

Marrë nga Kujto.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete burgu i spacit zenel dragu burgu i spacit zenel dragu

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë