Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Mbyllet me SHERR komisioni! Rama: E shohim te populli! Tabaku: Ndjesë qytetarëve për baltën
23 Shkurt 2022, 20:58Nga DOSJA
TIRANË– Mbyllet me debate të forta Komisioni Hetimor! Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i bëri një pyetje të fundit kryeministrit Edi Rama që ishte edhe dëshmitari i fundit për inceneratorët, duke kërkuar të dinte prej tij nëse në ndonjë moment kishte menduar të mos akuzonte Opozitën por të vlerësonte si kreu i qverisë nëse këto kontrata ishin vërtet korruptive apo jo. Kryeministri nga ana tjetër tha se Parti Demokratike ishte katandosur për turp dhe po u tregonte shqiptarëve gjëra të pavërteta kur deklarohet se janë vjedhur 430 milionë euro. Replikat vijuan mes njëri-tjetrit dhe Tabaku i kërkoi mbylljen e transmetimit.
Pjesë nga debati mes tyre:
Jorida Tabaku: Pse nuk i keni shfrytëzuar kurrë atributet që keni si kryeministër për të vlerësuar këto koncensione me vlerë 430 milionë euro e që 100 milionë janë paguar deri tani? Ndohsta këto procedura mund të jenë vërtetë korruptive, si ka mundësi që hija e dyshimit është gjithmonë tek ne?
Edi Rama: Meqë mora një kartë më të madhe, ishte kjo që më dha Belindi, zonja Tabaku ju do të ballafaqoheni seriozisht me këto fakte, 36 milionë dhe 24.7 bëjnë 55.3 milionë që janë investimet nga buxheti i shtetit, kemi tarifën 29 euro për ton, më të lirën deri tani janë paguar 36.2. Nuk shkon 100 milionë o zonja Tabaku, 86.9 është totali, ka pasur shkelje, ka pasur këto, është çështje e SPAK-ut, nëse i kanë bërë të shkojnë atje ku i kanë bërë, nuk kam unë asnjë problem me këtë gjë. Ju e quani vjedhjen e shekullit që Tirana, Durrësi e Kavaja hedhin plehrat atje, si ka mundësi që angazhimin deri në 2047 e konsideroni vjedhjen 430 milione euroshe, sikur janë para që u janë marrë qytetarëve nga xhepat, kur janë para që nuk i janë marrë askujt. Si ka mundësi zonja Tabaku që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri, më gjeni nga dalin 430 milionë, atë 50 milionshin tjetër e nxorrët si pëllumbat që dolën nga xhepat….
Jorida Tabaku: Nëse ju gjykoni se ne jemi kaq shumë të aftë që të rrokallisim kokat e shqiptarëve që ju keni vjedhur 430 milionë euro, ju keni koncensionuar edhe të ardhmen
Edi Rama: Kjo është temë tjetër
Jorida Tabaku: Këtu kemi provuar që këto para po shkojnë tek njerëz që paguajnë veten, unë me shumë xhentilesë ju pyeta për njerëzit dhe pronarët përfitues të fondeve shqiptarë, nuk kam asnjë pyetje tjetër, i falenderoj të gjithë kolegët
Edi Rama: Po dherat
Jorida Tabaku: Pyeta kryetarin e bashkisë se si ka dhënë një monopol. U kërkoj ndjesë shqiptarëve për baltën që u hodh sot mbi çdo shqiptar.
Edi Rama: E shikojmë kur të shkojmë tek populli atje.
TIRANË- Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian është mbajtut ditën e sotme në Tiranë. Deri më tani janë...
TIRANË- Në takimin e sotëm të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit ka pasur dhe debate mes mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe të Partis...
SHKODËR- Partia Demokratike ka deklaruar se lidhja e vetme e kryeministri Edi Rama me Shkodrën është non grata, duke nënkuptuar këtu Tom Doshin. Me anë të ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të rëndësishëm por që nuk është kapur nga mediat pasi ka folur pa mikrofron, duke replikuar me krye...
DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministri Edi Rama në lidhje me inceneratorët. Teksa po merrej në pyetje, Rama tha se 420 mln e...
DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama si dhe Kryedemokratin Lulzim Basha për portin e Durrësit. Në takimin me qyte...