"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
5 Shtator 2021, 07:47Nga DOSJA
TIRANË– Behar Aliaj është 36-vjeçari i cili pritet të ekstradohet nga Italia në Shqipëri. Aliaj ishte në kërkim për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017, e që u dënua në 2018-ën. Ai është i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Në vitin 2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, Aliaj dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, personin me inicialet E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro.
NJOFTIMI I POLICISË:
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, 36-vjeçari.Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimi vendit tonë, i shtetasit shqiptar:B. A., 36 vjeç, banues në Fier.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e RëndaTiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Më datë 24.03.2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, shtetasi B. A. dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, shtetasin E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Banorët e një pallati në Tiranë lajmëruan policinë pasi dëgjuan një shpërthim në orët e para të mëngjesit. Policia raporton se në orën 06:56 ...
LEZHË– Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News, Yalda Hakim, është takuar në Lezhë me vajzat afgane. Fondacioni që ajo drejton “The Yald...
TIRANË– Shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pallat në zonën e Aliasit. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30 të mëngjesit n...
TIRANË– Fundjava do të mbyllet me reshje shiu në disa zona të vendit. Sot territori i Shqipërisë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësir...
SHKODËR– Një sherr me një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Policia lajmëron se një person ka mbetur i plagosur pas një sher...
KUKËS– Drejtuesit makinave që presin prej orësh në Morinë kanë nisur tu bien borive të revoltuar. Pritja e gjatë u ka sosur durimin qytetarëve të Kos...