LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Më kanë rrahur fëmijën në kopsht’/ Babai thyen kompjuterin, kërcënon drejtoreshën

19 Dhjetor 2021, 16:44 Nga DOSJA
‘Më kanë rrahur fëmijën në kopsht’/ Babai

Ai u kthye me fytyrë të nxirë në shtëpi. Si përherë prindërit e çojnë në kopsht, ndërsa të motrën në shkollë. Motër e vëlla janë të mitur dhe nën moshë. Por fëmija, krejtësisht i ndryshuar dhe me shenja në fytyrë, nuk jep shpjegim se kush e qëlloi dhe çfarë i ndodhi. I nxehur, i ati merr çelësat e makinës, hyn në kopshtin privat që gjendet në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë dhe kërcënon: “Do t’ju vras, çfarë I keni bërë djalit tim?”.

Rasti i proceduar nga komisariati numër 3 në kryeqytet, iu tregua Gazetasi.al, bazuar në dëshminë e prindërve të fëmijës nga njëra anë dhe të pronares së kopshtit, e cila këmbëngul se askush nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së vogël.

Por fëmija ka fytyrën të nxirë dhe po ashtu pjesën e ballit, deklaron i ati me inicialet Z.G., që u denoncua nga drejtoresha e kopshtit. Por edhe babai ka denoncuar drejtoreshën K.Z., një grua, që për të vërtetuar se stafi i saj është i kujdesshëm me fëmijët që mban, kur prindërit janë në shkollë, ka bërë një video, ku shfaqet i mituri duke goditur murin me kokë.

Ky skandal që i ndodhur në një kopsht privat u zbulua si fillim nga burri, baba i dy fëmijëve, që kërkoi hetim pranë policisë, thanë burime të Gazetasi.al, me dyshimin se kujdestaret ku ata paguanin për mbajtjen e fëmijëve, i rrahin të miturit.

“Nga pamjet që kam parë, jam i bindur që fëmijët e mi keqtrajtohen nga punonjëset e kopshtit privat që ndodhet në rrugën “Siri Kodra”. Kjo ka dy muaj që po ndodh dhe kujdestaret u justifikuan se fëmijët rrihen me njëri-tjetrin”, – denoncon 43-vjeçari pranë policisë numër 3 në kryeqytet.

Burimet e policisë, i thanë Gazetasi.al, se kanë shkuar menjëherë në kopshtin në fjalë, ku dhe kanë marrë kontakt me pronarët dhe administratorët e këtij biznesi për fëmijë. Drejtoresha ka habitur policinë, duke dëshmuar se prej muajsh, ajo i bënte video fëmijës së gjinisë mashkull kur qëllonte murin me kokë dhe rëndohej duke dëmtuar veten.

“Këto video, ia nisja përherë të ëmës së djalit për t’i treguar dhe vërtetuar se filmimet me celular që i bëja djalit të saj, tregojnë që ai nuk rrihej nga askush, por dëmtohej me dëshirë”.

Të habitur, punonjësit e policisë nuk kanë mundur të marrin një shpjegim se përse kujdestaret nuk ndërhyjnë gjatë këtyre veprimeve, por zonja e denoncuar nga babai i fëmijës, vijon të rrëfejë.

“Zotëria vjen dhe na kërkon llogari kush e keqtrajton djalin, por ai ka qëlluar kokën.” Fëmijët, sipas këqyrjeve të policisë mbahen në këtë kopsht prej vitit 2019, ndërkohë që dhuna e pashpjegueshme ndaj të miturit, dyshohet se ka ndodhur gjatë muajve të fundit. Në këtë pikë, drejtoresha e denoncuar, sipas burimeve të Gazetasi.al pranë policisë, iu ka vënë oficerëve kamerat e sigurisë, që sipas saj vërtetojnë se si babai i fëmijëve hyri në kopsht dhe kërkoi llogari për dy të miturit.

Ky shtetas, duke iu referuar denoncimit të gruas, i drejtohet asaj me frazën: “Do vras fëmijët e tu dhe burrin“. Ndërkohë që shtetasi Z.G., këmbëngul se kanosja ndaj administratores së kopshtit ndodhi pasi pa fëmijën të gjakosur dhe me fytyrë të nxirë.

Policia që ka kërkuar sekuestrim të kamerave të sigurisë, deklaron se do pyesë në prani të një psikologu fëmijën, sipas taktikave që zbulojnë se çfarë ka ndodhur realisht në kopshtin, ku drejtoresha dhe kujdestaret janë vendosur nën hetim nga komisariati numër tre.

Por burimet, shtojnë se policia vendosi nën procedim pas denoncimit edhe 43- vjeçarin, i cili pranon se i kanosi punonjëset e kopshtit në kryeqytet. Në procesverbal, shkruhet: “Ky shtetas shfaqet i nervozuar, duke rrëzuar kompjuterin në tokë dhe se rezulton se në dyshemenë e kopshtit gjendet një kompjuter i rrëzuar”.

Policia, pasi ka këqyrur pamjet paraprake të filmuara me celular nga edukatoret, përshkruan se në këto episode, duket fëmija duke u shtrirë përtokë, që përplas karriget në tokë dhe qan dhe më pas dëgjohet zëri i edukatores që thotë: ‘Çohu zemër’”.

Policia thotë se do ta hetojë këtë ngjarje për secilin nga palët e dyshuara, duke nisur nga keqtrajtim i të miturve dhe kanosje për shkak të detyrës nga ana e babait që nuk është vetëpërmbajtur, por e ka thënë fjalën e tij.

“Këto veprime i kreva për tim bir”, – deklaron 43-vjeçari, i cili pranon të hetohet, por me kushtin që t’i gjejnë dhe zbulojnë të vërtetën se cila nga edukatoret ia ka dhunuar të birin.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne kopesht tirane dhuna ne kopesht tirane

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit