Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
‘Më kërcënohen vajzat’/ Berisha-Bashës: Është i sëmurë, s’më ka shkuar mendja kurrë
13 Dhjetor 2021, 20:57Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka raportuar pranë ambasadorëve të huaj në Shqipëri, se i rrezikohet jeta e vajzave nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kështu ka raportuar sot gazetari Çim Peka, duke pyetur për vërtetësinë e këtij informacioni vetë Berishën. Ky i fundit ka treguar se nuk e ka menduar asnjëherë diçka të tillë, madje shtoi se edhe e ka këshilluar Bashën në raste të ngjashme.
PJESË NGA BISEDA:
Çim Peka: Gazetarët të rëndësishëm në Tiranë më kanë informuar se Basha ka informuar ambasadorë se i kërcënohen vajzat me jetë prej Sali Berishës.
Lulzim Basha:E kam marrë vesh një gjë të tillë. Kjo është akuza e parë në jetën time që dëgjoj të kësaj natyre. Gjatë fushatës më merr në telefon dhe më thotë që më kërcënuan. Po je në politikë kërcënimet do i presim. I them mos na u fut në këto punë se na dëmton. Më thonë që ka thënë një gjë të tillë. Është i sëmurë se nuk më ka shkuar mendja kurrë.
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se hyrja e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë demokratike ishte një humbje. Gjatë deklaratës që po mb...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që të mos i kthejë përgjigje akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha sot nga selia blu. Në një inter...
TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, që nuk ka lënë ish-kryetar të PD-së pa rrahur. Në një inte...
TIRANË– Ish-lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar protestë kombëtare. Berisha u shpreh se protesta është një opsion më ...