"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
ME VIDEO: Aksion gjatë natës në Crotone! Guardia di Finanza sekuestron paratë e “shefit” të Antonio Gallos, 360 mijë e
11 Shkurt 2021, 15:14Nga DOSJA
CROTONE– Operacion gjatë natës në Itali! Guardia di Finanza e komunës së Crotone i ka sekuestruar 360 mijë euro të bosit mafioz të “Ndranghetës”, Alfonso Mannolo. Ky i fundit është një nga “kokat” e familjes MANNOLO-TRAPASSO-FALCONE-ZOFFREO, e cila vepron në komunën e San Leonardo di Kutro për llogari të të cilës, vepronte edhe sipërmarrësi italian Antonio Gallo.
Mannolo, në përgjim mjedisor disa vitë më parë gjatë operacionit “Malapianta”, u zbulua se ishte në mesin “e kokave të mëdha” të organizatës ‘Ndrangheta”, e cila drejtohet nga Nicolino Grande Aracri. Në operacionin Malapianta, u shfaqën elementë që linin të kuptohej se bosi i San Leonardos kishte udhëzuar njerëz “pa precedentë penalë”, por të lidhur me klanin që të mbanin shuma të mëdha parash në emër të tij.
Këto përgjime ishin indicia për operacionin e sotëm “Blood Red Money” (Para të përgjakura), të cilat cili solli sekuestrimin e shumës së parave dhe ndalimin e Mannolos. Agjentët e Guardia di Financa kishin në “lupën” e tyre edhe djalin e tij, Dante Mannolo, i cili ka vendosur që të bashkëpunojë me drejtësinë. Falë dëshmisë së tij u identifikuan disa subjekte ku edhe ishin fshehur paratë e paligjshme. Shuma prej 360 mijë eurove, e sekuestruar sot, ishte fshehur brenda zgavrës së mureve të një shtëpie, të ndara në disa tufa.
Operacioni i sotëm “Parà të kuqe gjaku” u drejtua nga Prokurori i Antimafias italiane Nicola Gratteri. Mafiozi Alfonso Mannolo konsiderohet si një nga bosët kryesor të Ndranghetas kalabreze, madje emri i tij është përfshirë edhe në dosjen hetimore të përgjimeve të “Basso Profilo”. Në kuadër të këtij operacioni është prangosur edhe Antonio Gallo, i cili akuzohet për aktivitet kriminal mafioz, riciklim parash, mashtrim fiskal e faturim të falsifikuar kompanish fiktive me pronarë dhe disa shtetas shqiptarë.
Po ashtu prokurori Nicola Gratteri, zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.
TIRANË– 1647 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative gjatë 24 orëve të fundit pas nuk respektuan masat anti-COVID.Policia bën me dije se u ndë...
SHKOZE– Reshjet e shiu ditët e fundit kanë sjellë rrëshqitje të tokës në Shkozë. Dherat e rënë kanë sjellë dhe dëmtimin e rrugës duke u bërë një rrezik për këdo...
SHKODËR– Ish-deputeti i PD-së Helidon Bushati I cili është edhe i dekleguari I kësaj partie në Shkodër, ka reaguar lidhur me përmbytjet në atë zonë.Me anë ...
TIRANË– Dhjetë mijë dollarë janë gjetur dhe janë sekuestruar në banesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila u vu sot në pranga. Dosja.al ka mësuar se...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti propozon mbylljen për disa javë të transportit publik dhe të lokaleve, të cilat janë burimet kryesore të përhapjes së ...
SHKODËR– Situata në Shkodër është rënduar për shkak të përmbytjeve aty ku uji ka përmbytur tokat dhe disa banesa. Forcat e ushtrisë kanë bërë të mundur eva...
TIRANE– Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka 11 muaj që nuk ka asnjë kontakt me botën e jashtme. Në një postim në rrjetet sociale, Dokle ndan me miqtë e ...
TIRANË– Avokati Ndue Pjetra ka kallëzuar në SPAK anëtarin e KLGJ-së Alban Toro, në akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Pas daljes nga institucioni ai u s...
TIRANE- Shën Valentin i bardhë! Kjo fundjavë do të përfshihet nga reshjet e dëborës që do të jenë prezente thuajse në të gjithë territorin e vendit.Meteoalb, sq...