LIVE UPDATES
Aktualitet

Mero Baze humb nënën: Jetova gjithë jetën me frikën se do vdiste, tani u rrita boll për të më lënë vetëm

2 Dhjetor 2020, 21:12 Nga DOSJA
Mero Baze humb nënën: Jetova gjithë jetën me frikën se

TIRANË– Gazetari Mero Baze ka humbur nënën e tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, duke treguar edhe një histori nga fëmijëria e tij. Në postimin e bërë në rrjetin e tij social, Baze shkruan se nëna u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare duke shtuar (bazuar në historinë nga fëmijëria) se tanimë ishte mjaftueshëm i rritur për të qënë pa të. 

Nëna iku dje në moshën 92 vjeçe, pa asnjë sëmundje, dhe pa ndonjë breng për të gjithë ne që la pas. Kisha një jetë të tërë që jetoja me frikën se ajo do vdiste dhe duket se frika ime e bëri të jetonte gjatë. Dje mendoi se u rrita boll për të më lënë vetëm,”-shkruan ndër të tjera ai. 

POSTIMI I PLOTË:

Ikja e Nënës

Kur isha në klasë të gjashtë më thanë se nëna do të vdesi. Ajo kishte dy javë shtruar në spital dhe nuk po e shëronin dot. Nuk kishte ndodhur ende ndonjë vdekje në familjen tonë dhe unë nuk isha shumë i qartë se çfarë ishte vdekja e lajmëruar e nënës. Sapo mbaroi mësimi tek shkolla buzë rrugës, unë pash një makinë portabël nga ato që ngarkonin zhavor, dhe hipa sipër. Spitali ishte në një fushë në periferi të qytetit, rreth gjysëm ore me këmbë nga aty ku më la makina. Arrita rreth orës 4 mbasdite në spital, në një ftohtë të hidhur dhjetori, kur nata po afrohej. Mjekja roje më pa e çuditur për orarin dhe më pyeti se kë kërkon. -Maman, -i thashë. Eshtë sëmur dhe do vdesi. Ajo më pa e tmerruar. -Kush të tha ty që do vdes? -Kështu thonë të gjithë. -Eja me mua. Ajo nxitoi në dy koridorë të ngushtë dhe unë pas 1 minute ishte tek dhoma e saj. Dhoma ishte e ngrohtë dhe ajo ishte veshurë me rroba me vija. Krevati ishte i pastër dhe nëna kishte një tubë llastiku të ngjitur tek dora. Shtangu kur më pa mua dhe ende pa më ledhatuar, pyeti e alarmuar se më kë kisha ardhur dhe me kë do kthehesha. E gënjeva që do rri nga daja në qytet dhe u qetësua. -Çfarë i ke sjellë mamas, pyeti doktoresha që donte të nxirrte nga situata, duke menduar që unë kisha ardhur si vizitor me leje nga shtëpia në spital. Hapa çantën e librave si i zënë në faj dhe aty nuk kishte asgjë. Në moment nxorra fletoren e detyrave që mësuesi më kishte vënë notën “dhjetë” dhe ja zgjata mjekes në vend të mamas. -Bravo,- tha mjekja. Mamaja do shërohet shpejt. Më vonë kur mamja doli nga spitali dhe erdhi në shtëpi, dëgjova se mamaja vuante nga ulçera në stomak, ngaqë siç i kishte thënë Doktori nuk hante ushqim në rregull, në të njëjtin orar dhe ato që duhej.
Në fakt unë nuk e kisha parë nënën të hante kurrë. Unë nuk e di kur hante ajo. Kishte rritur gjashtë fëmijë me të ardhura mbijetuese. Ishte një kohë kur për ushqimin mund të shikoje ëndrra të bukura vetëm kur flije. Ajo jetë ja kishte bërë cop stomakun, të cilin në atë kohë e konsideronin sëmundje të rëndë. Pastaj kohët ndryshuan dhe nëna jetoi shumë mirë. Pas vitit 1991, kur jeta u përmirësua ndjeshëm, nëna nuk u ankua kurrë nga stomaku. Nëna iku dje në moshën 92 vjeçe, pa asnjë sëmundje, dhe pa ndonjë breng për të gjithë ne që la pas. Kisha një jetë të tërë që jetoja me frikën se ajo do vdiste dhe duket se frika ime e bëri të jetonte gjatë. Dje mendoi se u rrita boll për të më lënë vetëm. Shiko më pak.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mero baze mero baze humb nenen mero baze mero baze humb nenen

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll