Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Mund të shkruhet historia”/ Mes tensionit dhe ankthit trupa gjykuese ‘ngujohet’ në sallë, 4 opsionet për fatin e Ta
19 Shtator 2019, 18:08Nga DOSJA
TIRANË– Trupa gjykuese e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, është ‘kyçur’ në dhomën e konsultimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për më shumë se 3 orë për të marrë vendimin përfundimtar për Saimir Tahirin.
Pritja lidhet me një debat të fortë mes gjyqtarëve, të cilët mesa duket nuk bien dakord për çështjen e vendimit. Tahiri u largua për pak orë për t’u rikthyer në orën 15:45
Burime për dosja.al bëjnë me dije se qarkullojnë 4 versione lidhur me ‘fatin’ e Tahirit.
Një version është: shpallja e pafajshme e ish-ministrit Tahiri dhe lirimin e tij nga të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria. Një tjetër version është shpallja fajtor dhe pranimi i akuzave.
Një opsion i tretë është riklasifikimi i veprës penale, që do të thotë se ish-ministri mund të shpallet fajtor vetëm për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Ndërsa, ekziston edhe një opsion i katërt sipas të cilit, asnjë prej gjyqtarëve mos jetë në një mendje me tjetrin e mos bien dakord duke mos marrë asnjë vendim final.
Seanca në gjykatën për Krimet e Rënda nisi që në orën 09:00,dhe në gjykatë Tahiri shkoi bashkë me avokatin Maks Haxhia dhe familjarë të tij. Në gjykatë nuk munguan as sot përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur qysh prej fillimit procesin.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Tahiri akuzohet për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Për më shumë se 7 orësh, trupa gjykuese është mbyllur në dhomën e Këshillimit për të vendosur mbi fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri...
Vendimi për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, ishte parashikuar të jepej në orën 16:00, por ndërkohë që kanë kaluar më shumë se tre orë trupi gjykues nu...
TIRANË-Detaje të reja janë zbuluar nga gjyqi maratonë që po zhvillohet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se t...
TIRANË- Gjykata e Apelit ka bllokuar ekstradimin në Itali të Ilir Bajrit.Gjykata e Apelit Shkodër me trup gjykues të përbërë nga relatore Vojsava Kola (Osm...
TIRANË- Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka reaguar për për rrëmbimin e Kopshtit Botanik që po i bën qeveria dhe bashkia e Tiranës.Gjatë një d...
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë.Gjatë kontrollit, policia italiane i gjeti kokainë dhe 100 euro, të cilat dysh...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se shumë shpejt do të ndodhë një tjetër atentat. I ftuar në emisionin “45 minuta”, në “Report Tv”, Hoxha tha se gru...
KURBIN- Godina me përmasa të vogla ka pasur tre role qëkur është ndërtuar. Fillimisht shërbeu si godinë arsimore për 400 banorët e fshatit Ferr-Shkopet në Njësi...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, thotë se grupi që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko vinte nga jugu i Shqipërisë. I ftuar në “45 minuta” me ga...