“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Sport
Mesi: “Kurrë nuk kam menduar për rekorde, meritë edhe e bashkëlojtarëve”
23 Dhjetor 2020, 15:48Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SPANJE – Lionel Mesi, pasi tri ditë më parë i kishte barazuar rekodin, pas golit të shënuar dje ndaj Valladolidit arriti të përmirësonte rekordin e legjendës Pele, për numrin golat të realizuar me fanellën e një klubi. “Pleshti” tani u ngjit në kuotën e 644-t golave të shënuar për Barcelonën, duke vendosur një rekord të ri botëror në karrierën e tij.
Pas këtij suksesi, 33-vjeçari argjentinas është shprehur se asnjëherë nuk e kishte menduar se do të thyente ndonjë rekord në karrierën e tij sportive.
“Kur fillova të luaja futboll, asnjëherë nuk kam menduar se do të arrija të thyeja ndonjë rekord”,- ka deklaruar Mesi. – Unë vetëm mund të falënderoj të gjithë bashkëlojtarë, që më kanë ndihmuar ndër vite, familjen time dhe shokët e mi, që më kanë mbështetur çdo ditë. Është një gjë e jashtëzakonshme për të arritur këtë sukses, që natyrisht më kanë bërë të punoj më fort, por sërish them, se kjo është meritë edhe e bashkëlojtarëve”,- ka shtuar më tej ylli i Barcelonës, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Mesi.
Braziliani Edson Arantes do Nascimento, legjenda Pele, kishte shënuar 643 gola për Santosin gjatë karrierës së tij, rekord i cili tani i përket argjentinasit Lionel Mesi.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVE – Burime të emisionit të RTV Dukagjinit, bëjnë të ditur, se klubi nga Theranda ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Ismet Munishi, i cili ka drejtua...
FIER– Në letër ndeshja kundër Apolonisë do të ishte e lehtë për Vllazninë por që nuk rezultoi e tillë. Shkodranët fitojnë me shifrat 1-0 në stadiumin “Lon...
TIRANË– Partizani rikthehet te fitorja pas 4 ndeshjesh rradhazi pa fituar dhe shënuar. Në stadiumin “Selman Stërmasi” të kuqtë fitojnë me shifrat 2-0...
TORINO-“Juventusi më i keq në këtë sezon Unë u kërkoj falje tifozëve në emrin tim. Nuk ka asgjë për të shtuar.” Me këto pak fjalë Leonardo Bonucci k...
ARGJENTINË-Kur ka kaluar pothuajse një muaj nga vdekja e Diego Armando Maradonës, tani kanë filluar zërat e parë në lidhje me rezultatet e autopsisë. Kësht...
TORINO– Humbja e Juventusit ndaj Fiorentinës me shifrat 3-0 ka krijuar tension në rradhët e bardhezinjëve. Jo vetëm për rezultatin por edhe për disa vendime të ...
TIRANE – Skënder Gega, trajneri i Kukësit, doli përballë mediave dhe ka folur për ndeshjen e të së mërkurës ndaj Tiranës, takim që do të zhvillohet në “Elbasan ...