LIVE UPDATES
Politike

Meta intervistë për BNT: Për Ballkanin nuk është zgjidhja ndryshimi i kufijve

6 Prill 2022, 17:33 Nga DOSJA
Meta intervistë për BNT: Për Ballkanin nuk është

BULLGARI- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se për Ballkanin zgjidhja e konflikteve nuk është ndryshimi i kufijve. Në një intervistë për Televizionin Publik të Bullgarisë, Meta u shpreh se vendet e Ballkanit duhet të jenë të përkushtuara ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu ka folur për luftën në Ukrainë, për të cilën tha se e gjithë arkitektura e sigurisë së botës ka ndryshuar dhe se duhet të përshtatet me këtë agresion.

1. Si ka ndryshuar arkitektura origjinale e sigurisë në Ballkan që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia?

E gjithë arkitektura e sigurisë globale do të ndryshojë dhe do të përshtatet pas këtij agresioni të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus kundër Ukrainës, pasi ky është një precedent i tmerrshëm i krijuar nga një aktor shumë i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Arkitektura e sigurisë europiane, natyrisht, do të duhet t’i përshtatet këtij realiteti. Shumë vende, përfshirë anëtarë të NATO-s do të duhet të rregullojnë politikat e tyre të mbrojtjes dhe të sigurisë. Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu pjesë e kësaj përshtatje me situatën e re. Për fat të mirë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë anëtarë të NATO-s. Vendet e tjera janë gjithashtu pjesë e një partneriteti me NATO-n të cilat kanë interes të anëtarësohen në BE. Ata do të duhet të harmonizojnë politikën e tyre të jashtme me atë të Bashkimit Europian.

Ne nuk duhet ta marrim si të mirëqenë atë që është arritur deri tani për të vendosur paqen, por të kujdesemi për ta ruajtur dhe konsoliduar atë; të punojmë së bashku për të mbetur një rajon i sigurt, jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe tërheqës për zhvillim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm, për të përfituar nga kjo situatë, që ta bëjë rajonin një mjedis më të rëndësishëm për investime, siguri energjetike dhe korridore interaktive. Kjo është shumë e rëndësishme për ne – Shqipërinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

2. Po, ju pyes për Korridorin VIII. Gjatë vizitës së zotit Borrell në Tiranë, më kujtohet se ai tha se dezinformimi rus në Ballkan po rritet dhe se ai shërben si një mjet për të penguar integrimin europian.

Nuk jam këtu për të shtuar asgjë tjetër se ajo ç’ka thënë zoti Borrell. Është e rëndësishme që vetë Bashkimi Europian t’u përmbahet më shumë vlerave të tij thelbësore dhe të përpiqet të kujdeset më shumë për demokracitë tona në rajon – që ato të rriten dhe të konsolidohen. Kjo do të shmangte erozionin e besimit si në Bashkimin Europian ashtu edhe në vendet tona, që mund të keqpërdoret nga Rusia apo aktorët e tjerë, që kanë interes të minojnë këto vlera europiane në rajonin tonë.

3. Ne përmendëm sigurinë rajonale. A ekziston rreziku i rishikimit, ndryshimit të kufijve të Ballkanit, veçanërisht në lidhje me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë?

Ne e dimë se sa shumë ka vuajtur Ballkani dhe e gjithë Europa nga këto lojëra të çmendura të ndryshimit të kufijve që kanë shkaktuar lumenj gjaku në rajonin tonë, në të cilat fatkeqësisht janë përfshirë edhe ish-zyrtarë të lartë të BE-së. Në këtë kontekst, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të përkushtuara ndaj vlerave të pakontestueshme të BE-së. Zgjidhja nuk mund të jetë kurrë ndryshimi i kufijve por vetëm heqja e kufijve në bazë të të modelit të Europës së Bashkuar. Kjo në radhë të parë. Së dyti, të zbatohen të njëjtat standarde europiane për pakicat dhe të drejtat e tyre në të gjitha vendet tona. Kjo është e vetmja zgjidhje në këtë kontekst.

4. Cili është dimensioni i Korridorit VIII për Bullgarinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe konteksti i politikave të transportit dhe lidhjes së energjisë në këtë pjesë të Ballkanit?

Ngjarjet e fundit kanë bërë më të rëndësishme përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dhënë një shtysë të re Korridorit VIII, që ka ngecur prej kohësh. Duhet të marrin fund fjalët boshe, retorikat dhe të kalohet në vepra dhe projekte konkrete. Në këtë drejtim, u thashë liderëve të vendit tuaj, dhe në veçanti Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, se do të ishte shumë e rëndësishme të kërkojmë angazhim më serioz nga Qeveritë dhe institucionet tona, të punojmë së bashku – Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe gjithashtu me vendet e tjera, që janë të interesuara, në veçanti Italia, që gjithashtu mund të përfitojë në masë të madhe nga ky projekt, si dhe vende të tjera dhe mike në Bashkimin Europian.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë