LIVE UPDATES
Politike

3 Nëntor 2020, 11:48 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën ‘Nënë Tereza’, themeluesin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, z.Sabri Skënderi.

Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Presidecës, Meta vlerësoi sot  themeluesin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, z.Sabri Skënderi me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, me motivacionin: “Për humanizmin, sakrificat dhe devotshmërinë e treguar ndër vite në shërbim të shumë jetëve njerëzore; për punën e bërë për rritjen e nivelit profesional dhe standardit të kujdesit ndaj pacientëve, në krye të infermierëve shqiptarë”.

Presidenti Meta mbajti edhe një fjalë përshëndetëse pas dekorimit teksa shtoi se puna e infermierëve në këtë kohë pandemie, duhet vlerësuar. Sipas Presidetit, Skënderi është shquar në punën e tij për humanizmin e thellë, profesionalizmin, devotshmërinë dhe sakrificat në shërbim të shumë jetëve njerëzore.

Fjala e Metës 

Është një moment i veçantë të vlerësoj sot në kushtet e një pandemie që ka përfshirë vendin tonë, por dhe mbarë njerëzimin, një prej infermierëve më të përkushtuar, të kujdesit shëndetësor shqiptar, z.Sabri Skënderi.  E vlerësova këtë propozim të Shoqatës së Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, për ta parë dekorimin e Zv/Presidentit të saj, si një pasqyrim të punës së madhe që është kryer për ndryshimin pozitiv, të kujdesit infermerior në Shqipëri dhe rritjes së standardit të kujdesit ndaj pacientit drejt kërkesave të kohës.  Në këto arritje të organizatës suaj padyshim një rol të dalluar ka kontributi, aftësia organizuese dhe sjellja etiko-profesionale e z.Sabri Skënderi. Ai është shquar në punën e tij për humanizmin e thellë, profesionalizmin, devotshmërinë dhe sakrificat në shërbim të shumë jetëve njerëzore. Në aktivitetin e tij të pandërprerë ka lënë gjurmë të pashlyeshme kudo që ka punuar, në krahinën e Frashërit, Dangëllisë e të Përmetit, por edhe në QSUT, duke merituar shumë tituj e dekorata nga përfaqësuesit e qeverisë vendore. Z.Skënderi punoi dhe kontribuoi ndër vite në mbrojtje të të drejtave të kolegëve të vet, duke e konsideruar profesionin e infermierit si një mision fisnik të rëndësishëm.  Në vitin 1998 bashkë me miqtë e tij infermierë, krijoi dhe udhëhoqi Shoqatën e Infermierëve Shqiptarë, një organizatë kjo elitare e infermierëve shqiptarë që solli ndryshime cilësorë në kujdesin shëndetësor dhe rritjen  e nivelit profesional të infermierëve. Sot roli, kontributi dhe zëri i infermierëve është prezent dhe më shumë se i kërkuar se kurrë. Pavarësisht shkallës së ulët të shpërblimit, aktiviteti i tyre është i pazëvendësueshëm në shpëtimin dhe shërimin e mijëra pacientëve.  Dekorimi i një prej infermierëve të shquar si z.Sabri Skënderi me dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’, vjen sot edhe si një mesazh solidariteti, inkurajimi dhe mbështetje për të gjithë infermierët dhe mjekët shqiptarë, në përballjen e tyre me një nga viruset më të rrezikshëm që ka goditur njerëzimin, pandeminë COVID-19. Ne sot më shumë se kurrë kemi nevojë për përkushtimin, pasionin, sakrificën dhe profesionalizimin e bluzave të bardha. Shoqëria shqiptare është e vetëdishme  për mundin, lodhjen psikologjike dhe fizike, si dhe sakrificën e tyre të përditshme.  Ata më shumë se kurrë kanë nevojë për solidaritetin tonë si shoqëri dhe në radhë të parë për ndihmën e shtetit, për më shumë ilaçe, logjistikë mbrojtëse, ambiente dhe fonde mbështetëse. Në kushtet e përkeqësimit dramatik të situatës së COVID-19, do të duhet një rillogaritje force, burime financiare dhe një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të. Asgjë nuk është më e shtrenjtë se sa jeta dhe shëndeti i qytetarëve tanë. Të gjitha kapacitetet dhe potencialet tona njerëzore, organizative dhe financiare, do të duhet të vihen në shërbim të tejkalimit të kësaj situate që po kolapsin gradualisht sistemin tonë të shërbimit ndaj pandemisë.  Të nderuar pjesëmarrës uroj që vlerësimi dhe nderimi për z.Sabri Skënderi, të shkojë për të gjithë Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë dhe të jetë një motivim më shumë për të gjithë anëtarët e tij, që punojnë dhe sakrifikojnë në shërbim të mijëra jetëve njerëzore.  Urime dhe fjalët më të mira për infermierët dhe mjekët tanë. Shëndet, paqe, lumturi për ju dhe çdo familje shqiptare!  Falemnderit!”

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta dokoron themeluesin e urdhrit të infermierit të shqipërisë sabri skenderi z.sabri skënderi ilir meta meta dokoron themeluesin e urdhrit të infermierit të shqipërisë sabri skenderi z.sabri skënderi


Sondazh

Poll
Politike 3 Nëntor 2020, 11:41

TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu ka ofruar sot studentëve rimbursimin e pagesës së tarifës së konvikteve. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama tha se mësimi...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen