LIVE UPDATES
Bota

Migrimi po zbraz shkollat e Kosovës, 34,500 qytetarë janë larguar vitin e fundit

4 Tetor 2019, 06:17 Nga DOSJA

Edhe dy karrige të tjera do të mbeten bosh në një klasë të shkollës së mesme të ulët “4 Prilli”, në fshatin Zllatar të komunës së Ferizajt. Dy nxënës e kanë braktisur shkollën këtë vit të ri shkollor, për arsye të largimit të familjeve të tyre nga Kosova.

Braktisja e Kosovës nga qytetarët për një jetë më të mirë drejt shteteve të Bashkimit Evropian konsiderohet nga ekspertët si ndër fenomenet që do ketë pasoja të rënda për Kosovën. Zvogëlimi i numrit të nxënësve po prek edhe mësimdhënësit e tyre. Zymer Haliti, arsimtar i lëndës së gjuhës shqipe në shkollën fillore të mesme të ulët “4 prilli”, në fshatin Zllatar të komunës së Ferizajt është i shqetësuar. “Si çdo ditë shkoj në punë, si mësimdhënës i gjuhës shqipe…! Por, kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë, jo vetëm mua, por edhe kolegët e tjerë. Sapo shkova në klasën e tetë, i pyeta nxënësit kujdestarë se kush mungon? Ata më treguan se dy nxënës s’do të vijnë më në shkollë! Këta dy nxënës kanë shkuar javën e kaluar për në Gjermani dhe s’do të jenë më me ne, s’do të vijnë më në shkollë…Dy karrige edhe sot mbetën bosh!”, tregon mësuesi Haliti.

Mësuesit e shkollës “4 Prilli” flasin me nxënësit që megjithë gjendjen e vështirë t’u ndezin shpresën për ta ndërtuar të ardhmen në Kosovë, por zëri i tyre duket se është më i dobët, se dëshira për t’u larguar. Mësuesi Zymer Haliti e di: Edhe në muajt e ardhshëm, ai ka për të marrë lajme për nxënës të tjerë të larguar. “Gjatë bashkëbisedimit tim me nxënësit e mi edhe të tjerë treguan se shumë shpejt edhe ata do të largohen nga Kosova. E kjo gjë na shqetëson shumë.” shprehet ai.

Migrimi dëmton arsimin

Të dhënat e studimit të rinisë 2019 të bërë nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert në Prishtinë tregojnë se 51% e të rinjve shqiptarë nga Kosova kanë si qëllim të qartë largimin nga vendi. Edhe 55% e të rinjve serbë të Kosovës kanë qëllim të fortë të migrojnë.  Sipas të dhënave të EUROSTAT, gjatë vitit të kaluar Kosovën e kanë lënë 34,500 qytetarë.

Ekspertët lidhur me këtë problematikë vlerësojnë se jo rastësisht faktor kryesor që i shtyn qytetarët për të migurar janë arsyet ekonomike, papunësia, vështirësitë për të siguruar punë, paqëndrueshmëria dhe pasiguria në vendin e punës për ata që janë të punësuar, paga e ulët, mungesa e një standardi të mirëfilltë dhe kushtet e vështira të punës.

Sipas sociologes, Bukurie Rrustemi ky fenomen po dëmton edhe arsimin e Kosovës. “Fenomeni i migrimit e ka dëmtuar në vazhdimësi shtetin e Kosovës dhe shkollat e Kosovës, kur dihet fakti se të larguarit nga këtu janë pikërisht të rinjtë, apo fuqitë punëtore të tanishme dhe të ardhshme të Kosovës. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se migrimi familjar që ka ndodhur viteve të fundit ka shkaktuar edhe zbrazjen e shkollave në vend, sidomos në vendbanimet rurale, ku dukshëm ka rënë numri i nxënësve, të cilët migrojnë së bashku me familjet e tyre. Diku sipas statistikave zyrtare, vetëm në komunat mesatare ku numri i popullësisë varion nga 60-80 mijë banorë, gjatë dy viteve të fundit mbi 500 nxënës kanë braktisur shkollën dhe kanë migruar drejtë BE-së. Rast i tillë është komuna e Malishevës.”, thotë Rrustemi.

Kosovo Migrationsphänomen (DW/V. Çerkini )Zymer Haliti me mësuesin e matematikës, Elhami Karaliti janë të shqetësuar për largimin e nxënësve nga shkollat për shkak të migrimit të familjeve

Largimi i të mirëarsimuarve pengon transformimin e Kosovës

Migrimi i të rinjve sjell pasoja serioze sociale, ekonomike e kulturore. Me plakjen e popullësisë ose siç njihet në demografi “Moshnimi Demografik” bie edhe nataliteti në vend. Pasojat e rënies së natalitetit janë ekonomike e sociale. Edhe Kosova sipas demografëve ka një ulje drastike të lindjeve dhe nëse do të vazhdojë një trend i tillë i natalitetit brenda 10 viteve numri i popullsisë në Kosovë pritet të pësojë rënie të ndjeshme.

Sipas ekonomistit Fadil Sahiti, Kosova po humb më së shumti kuadro të kualifikuar. “Nëse flasim për të rinjtë të edukuar dhe të arsimuar mirë, ata që kanë arritur të fitojnë ekpertizë të caktuar në fusha të ndryshme dhe që kanë vendosur ta lëshojnë vendin, atëherë Kosova humb mjaft. Këtu para se gjithash e kam fjalën për mjekët, inxhinierët, arkitektët, ekonomistët e shkolluar. Sigurisht që këtu Kosova humb mjaft, sepse kemi të bëjmë me një kategori njerëzish që mund të japin kontribut të çmueshëm për transformimin e vendit.”

Krahas largimit të të mirëarsimuarve, shoqërinë kosovare e dëmton edhe largimi i të rinjve, thjesht sepse nuk gjejnë një “punë të dinjitetshme në Kosovë”, sipas ekonomistit Fadil Sahiti. Punëtori i thjeshtë në Kosovë konsiderohet si ‘argat ditor’, thotë ai. “Përkundër ligjit të punës që është i aprovuar, këtu punëtori, po flas për një numër të madh të të punësuarve në sektorin privat, nuk gëzon asnjë të drejtë. As nuk kanë sigurim shëndetësor, as akumulim të fondit pensional, si dhe një varg të drejtash tjera që i parasheh ligji”, përfundon Sahiti.

Marrë nga DW 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni largohen mijëra qytetarë nga kosova migrimi po zbraz shkollat e kosovës largohen mijëra qytetarë nga kosova migrimi po zbraz shkollat e kosovës

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit