Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Koncesionet me Partneritet Publik Privat (PPP) në sektorin e shëndetësisë të kritikuara gjerësisht për kostot e larta kundrejt efikasitetit duket se do të rinovohen pas përfundimit të afateve.
Ministria e Shëndetësisë nxori këto ditë për konsultim strategjinë 10-vjeçare deri më 2030 për ecurinë e politikave dhe financimeve në sektor.
Koncesioni PPP për kontrollin bazë të popullsisë nisi në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2024, por në planin e qeverisë për 10 -vjeçarin në vijim do shërbimi do të vijojë deri në vitin 2030 dhe synohet të zgjerohet mosha e përfituesve që tani është 35-70 vjeç.
Koncesioni tjetër PPP për sterilizimin e sallave kirurgjikale nisi zbatimin në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2024, por Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se shërbimet do të vijojnë deri në vitin 2030.
Koncesioni i shërbimit të Dializës është bërë aktiv në vitin 2016 dhe mbarin në vitin 2025, por shërbimi do të vijojë së paku deri në vitin 2030.
Koncesioni i shërbimeve laboratorike nisi në vitin 2019 dhe përfundon në vitin 2028, por do të vijojë së paku deri me 2030 sipas planifikimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e shëndetësisë lajmëroi se kostot për këto koncesione do të jenë të njëjta edhe pas përfundimit të kontratave. “Kostoja e marrjes së shërbimeve si kontrolli mjekësor bazë për grup moshat 35-70 vjeç, zgjerimi i rrjetit të laboratorëve në spitalet universitare dhe rajonale, rritja e aksesit për qytetarët që përfitojnë nga paketa e shërbimit të dializës në të gjithë vendin dhe vazhdimësia e përdorimit të seteve të sterilizimit në shërbimin spitalor publik është llogaritur deri në vitin e përfundimit të kontratës. Për shpenzimet deri në vitin 2024 janë vendosur shpenzimet sipas PBA 2022-2024. Ndërsa shpenzimet pas vitit 2024 janë vendosur duke marrë për bazë shpenzimin e parashikuar për vitin 2024, sipas PBA 2022-2024”, thuhet në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësie.
Ndikimi buxhetor i koncesioneve në shëndetësi bëhet më i vështirë për faktin se raportimet nga Ministria Financave nga viti në vit ndryshojnë si për vlerën e plotë kontratave apo edhe për pagesat vjetore. Të tjera vlera ka kontrata e shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike, të tjera në regjistrin e koncesioneve dhe vlera të tjera raporton Ministria e Financave për efektet të pagesave që ajo kryen.
Veç të tjerash Kontrolli i Lartë i Shtetit vuri në dukje se pagesat e TVSH që qeveria bën ndaj koncesioneve PPP ne shëndetësi janë të paligjshme.
”Konstatohet se, edhe për vitin 2020, vijojnë të pranohen dhe likuidohen faturat tatimore mujore të Check-Up, lëshuar nga koncesionari, në vlerën totale 322 milionë lekë, në të cilën përfshihet edhe TVSH në masën 20% mbi vlerën e shërbimit shëndetësor, ndërkohë që ky shërbim duhet të trajtohet si Furnizim i Përjashtuar nga TVSH. Praktika vazhdon bazuar edhe në interpretimin e DPT, e cila ka referuar shërbimin si të tatueshëm” raportoi Kontrolli i Lartë i Shtetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga auditimi për dy nga tre kontrata koncesionare, “Check-Up” dhe “Sterilizimi”, rezultoi se aplikohet Tatim mbi Vlerën e Shtuar, në masën 20 % mbi çmimin e kontraktuar. Ndërsa për shërbimin e “Hemodializës”, ky tatim nuk aplikohet. Megjithëse të tre shërbimet e sipërcituar janë pjesë e zinxhirit të ofrimit të shërbimit shëndetësor ndaj pacientit nga institucione shëndetësore të licencuara, si dhe faturojnë njëlloj shërbimin drejt institucioneve shtetërore prej dhe nga paguhen, mënyra e faturimit të tyre ndryshon.
Megjithëse KLSH, në vazhdimësi, ka këshilluar ndryshimin e mënyrës së faturimit për shërbimin e “Check-Up”, situata nuk ka ndryshuar, por ajo vijon edhe në koncesionin e “Sterilizimit”. Kjo mënyrë faturimi e shërbimit shëndetësor nuk është kundërshtuar nga Autoriteti, apo të jenë marrë nisma për qartësimin e frymës së ligjit me MFE, për zgjidhjen e ngërçit, i cili vijon të rëndojë në vazhdimësi financat publike./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Qeveria ka publikuar strategjinë e shëndetësisë për 10 vite (2021-2030) dhe pesë politika kryesore të saj që do të financohen në kuadër të o...
Çmimi mesatar i një metri katror në Tiranë deri në fund të muajit shtator 2021 arriti në 1,121 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, nj...
TIRANË– Këtë vit, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar festën e Çlirimit të vendit, 29 nëntorin. Urimi është pikasur nga gazetari Ilir Kono...
TIRANË – Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tregoi se cilat janë simptomat e variantit të ri të COVID-it “Omicron”.Në emisionin &...
TIRANË – Pedagogu shqiptar në universitetin e Tokios Medlir Mema u shpreh i indinjuar se dy muaj më parë masat mbrojtëse kundër përhapjes së COVID-it...
TIRANË- Mjekët Arjan Mezini, Skënder Brataj si dhe Ilir Alimehmeti kanë rënë dakord që arma më e fortë kundër Covid-19 dhe varianteve të tij është vaksinim...
TIRANË – Mjeku Arjan Mezini kërkoi që të mos të krijohej panik për variantin e ri të virusit “Omicron”, pasi ende ka shumë pak informacione për të. N...
TIRANË – Menaxherja e hotelit “Gloria Palace” Xhuliana Pole foli për vdekjen e një familjeje ruse në datën 15 tetor. Emisioni “Në shënjestër” i “News...
ANGLI- Një shqiptar për të cilin thuhej se kishte “tetë pseudonime” do të deportohet pasi në adresën e tij u gjetën 10,000 paund nga të ardhurat kri...
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbledhur një forcë masive ushtarake ruse në kufirin e Ukrainës. Ne nuk i dimë planet përfundimtare të Putinit; ai mbetet vetëve...