LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mjeku më thotë bëje, gjinekologu jo”, gratë shtatzënë konfuze për vaksinën e Covid

3 Janar 2022, 18:28 Nga DOSJA
“Mjeku më thotë bëje, gjinekologu jo”, gratë

TIRANË -Klementina, një vajzë e re që pret të bëhet nënë tha se është shumë konfuze nëse duhet apo nuk duhet të bëjë vaksinën.

“Mua më duhet të mendoj për dy tani. Kur pyes mjeken e familjes më thotë se duhet ta bëj vaksinën, ndërsa në vizitën e fundit kur shkova tek gjinekologu më tha se gratë shtatzënë dhe ato gjidhënëse në asnjë mënyrë nuk duhet ta bëjnë vaksinën,” tha ajo.

Nën dy mendime të ndryshme e reja tha se është interesuar vazhdimisht për këtë çështje pasi do edhe 4 muaj që të përfundojë shtatzëninë e saj dhe ka frikë se mund të infektohet dhe të kalojë me vështirësi infektimin.

“Nuk di ku të marrësh informacion të saktë asnjë njeri nuk të shpjegon,”shton 28 vjeçarja.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe njëkohësisht shefja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se absolutisht që duhet të vaksinohen gratë shtatzënë. Këtë çështje e mbështesin edhe ekspertët e shëndetit publik, Dritan Ulqinaku dhe Alban Ylli.

“Në princip të gjitha gratë shtatzënë duhet të bëjnë vaksinën, përveç ndonjë rasti të veçantë me probleme imuniteti apo alergjie që duhet të shihet nga mjeku që e ndjek,” shpjegoi Ylli.

Mjeku shqiptar në Shërbimin Kombëtar në Londër, Laidon Shapo tha se ky keqinterpretimi apo mos sqarimi se a duhet apo jo të bëhet vaksina anti-Covid19 tek gratë shtatzëna ose ato që mendojnë të shkojnë përmes atij procesi është i pakuptimtë në ketë stad të pandemisë.

“Udhëzimet janë të qarta në sensin që gratë shtatzëna janë më në risk nëse infektohen me Sars-Cov-2 dhe variantet e tij krahasuar me gratë e tjera (jo-shtatzëna). Padyshim që kërkohet një vlerësim i riskut individual para bërjes se vaksinës për disa prej tyre,”shtoi Shapo.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë rekomanduar se bazuar në mënyrën se si funksionojnë vaksinat [messenger] RNA Pfizer-BioNTech dhe Moderna, ekspertët besojnë se nuk ka gjasa të paraqesin një rrezik specifik për gratë që janë shtatzënë, por vaksinimi duhet të jetë një zgjedhje personale për gratë shtatzënë. Mjeku shqiptar në SHBA, Gani Abazi ka thënë se nevoja e vaksinimit të femrave shtatzëna nuk është duke u promovuar dhe udhëzuar si duhet dhe sa duhet nga Institucionet shëndetësore në Kosovë dhe Shqipëri.

“Të tri vaksinat e prodhuara në Amerikë (ajo nga Pfizer, Moderna dhe nga Johnson & Johnson, janë shumë të sigurta që të merren nga gratë shtatzëna dhe së fuqishëm rekomandohet që të gjitha gratë shtatzëna, të vaksinohen,” shpjegoi doktor Abazi.

Ndërkaq OBSH ka deklaruar se gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë për t’ u prekur nga Covod-19 e të kalojë në gjendje të rëndë dhe kështu përfitimi i marrjes së vaksinës definitivisht i tejkalon rreziqet, veçanërisht pasi platformat që kemi përdorur aktualisht për vaksinat janë platforma mARN, viruse të inaktivuara ose platforma vektoriale virale ose proteina të nën-njësisë.

Asnjë prej tyre nuk ka një virus të gjallë që mund të shumohet brenda trupit dhe që potencialisht mund të krijojë një problem,” shpjegon ekspertja e obsterisë-gjinekologjisë Soumya Swaminathan në OBSH.

Më tej ajo shton se në çdo vend grave shtatzënë duhet t’i shpjegohen përfitimet përkundrejt rreziqeve dhe t’u ofrohet vaksina nëse dëshirojnë ta marrin.

Marrë nga Gazeta SI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gruaja shtatzene mira rakacolli vaksina e covid vaksina e covid-19 gruaja shtatzene mira rakacolli vaksina e covid vaksina e covid-19

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë