All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Mohimi i gjenocidit në Mal të Zi rrezikon qeverinë e reformuar

15 Prill 2021, 06:55 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

MAL I ZI- Mohimi i Holokaustit dënohet në Europë dhe nuk ekziston asnjë çështje tjetër politike në kontinent për të cilin të ketë konsesus kaq të gjerë sa për këtë çështje. Kurse në Ballkanin Perëndimor është shumë i përhapur mohimi ose relativizimi i masakrës së Srebrenicës. Në Serbi dhe në Republikën Srpska, pjesën e dominuar serbe të Bosnjë Hercegovinës, pretendimi se Srebrenica ka qenë krimi më i madh i luftës të ndodhur në Europë pas 1945 nuk është i vërtetë dhe se aty nuk ka pasur gjenocid, është kthyer gati në një lloj doktrine jozyrtare të shtetit.

Rrallë ndodh që kjo të shkaktojë indinjatë ndërkombëtare, por indinjata rajonale praktikisht nuk ndodh kurrë. Megjithëse Gjykata Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi (ICTY) e ka dokumentuar mirë planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së mbi 8 mijë boshnjakëve myslimanë në rrethinat e qytetit të vogël në lindje të Bosnjës, Srebrenicë, dhe e ka klasifikuar atë si genodic.

Tani për herë të parë në Ballkan mohimi i gjenocidit të Srebrenicës po shkakton një krizë të rëndë politike, në Mal të Zi, shtetin më të vogël të rajonit. Ministri i atjeshëm i Drejtësisë, pakicave dhe të drejtave të njeriut, Vladimir Leposaviq, pati thënë në muajin mars në parlamentin e Podgoricës se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, vetëm nëse kjo „konfirmohet qartë”. Ai tha se ICTY nuk e ka legjitimitetin për të bërë një gjë të tillë, për shkak të gjoja injorancës së Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e bëra kundër serbëve.

Deklaratat e ministrit janë kthyer në provën e parë të zjarrit për qeverinë e reformuar që ndodhet vetëm katër muaj në pushtet. Indinjimi i partnerëve të koalicionit, partive të opozitës dhe pjesëve të publikut malazez është i madh.
Kritika të mëdha ka pasur edhe nga diplomatët e huaj. Kryeministri Zdravko Krivokapiq i kërkoi Leposaviqit që të jepte dorëheqjen, por ministri refuzoi. Tani vendimin për shkarkimin e tij duhet ta marrë parlamenti. Problemi është se për këtë nuk ekziston shumica brenda koalicionit.

Ndryshim historik pushteti 

Kriza politike e shkaktuar nga Leposaviqi vjen vetëm pak muaj pas ndryshimit historik të pushtetit:Në vjeshtë të 2020 një koalicion reformues i përbërë nga një spektër i gjerë duke filluar që nga nacionalistët proserbë dhe skeptikët ndaj BE-së e deri tek liberalët e gjelbër socialë, proeuropianë, arriti të rrëzonte nga pushteti pas tre dekadave sundimtarin më të gjatë dhe presidentin aktual të shtetit, Milo Gjukanoviçin dhe partinë e tij, Partia Demokrate e Socialistëve, (DPS).

Montenegro Zdravko KrivokapicKryeministri Zdravko Krivokapiq i kërkoi Leposaviqit që të jepte dorëheqjen, por ministri refuzoi

Që në dhjetor të 2020 pushtetin e mban një qeveri ekspertësh e drejtuar nga profesori i ixhinjerisë mekanike, Krivokapiq, qeveri që mbahet nga ky koalicion. Kryeministri dhe kabineti i tij i vunë vetes si detyrë që të demokratizojnë Malin e Zi, të krijojnë shtet ligjor dhe ta kthejnë vendin e tyre në vendin e parë të Ballkanit Perëndimor që arrin të bëhet anëtar i BE.

Skenari që ka qenë ëndërr e Gjukanoviçit 

Kriza e shkaktuar nga mohimi i Srebrenicës prej Leposaviqit është pikërisht skenari që kanë pritur Gjukanoviçi dhe partia e tij. Në fund të viteve 1990-të, ata e futën Malin e Zi, që në atë kohë ishte pjesë e Republikës Jugosllave së bashku me Serbinë, në një kurs gjithnjë e më të pavarur. Në vitin 2006 vendi shpalli pavarësinë.

Rruga për atje ishte e lidhur me distancimin të paktën nominalisht nga kriminelët e luftës të luftërave jugosllave të 1991- 1999. Kështu parlamenti malazez dënoi me një rezolutë në vitin 2009 masakrën e Srebrenicës, megjithëse nuk përdori në mënyrë eksplicite termin „gjenocid”. Po ashtu Gjukanoviç dhe partia e tij nuk e kanë dënuar asnjëherë në mënyrë të besueshme pjesëmarrjen e ushtarëve malazezë në bombardimin e qytetit kroat të Dubrovnikut.

Vendi i polarizuar 

Politika e sovranitetit dhe identitetit të erës së Gjukanoviçit e mban të polarizuar Malin e Zi deri më sot. Vërtet që askush nuk e vë në pikëpyetje serioze pavarësinë, megjithatë vetëm gjysma e njerëzve në vend e quajnë veten malazez, gati një e treta e quajnë veten serbë.

Shumë prej tyre orientohen politikisht dhe nga pikëpamja kulturore nga Beogradi. Këtu bën pjesë edhe narrativi zyrtar serb për Srebrenicën, ose ilegjitimiteti i tribunalit të OKB për krimet e luftës. Tek zgjedhës të tillë mbështeten shumë parti të koalicionit reformator, mes të cilave konservatorët e djathtë, Fronti Demokratik proserb (DF). Ai është kundër heqjes së imunitetit parlamentar të Leposaviqit, dhe e ka kthyer qëndrimin e tij në qeveri në kusht për moslargimin nga koalicioni.

Qeveria “në fushë të minuar” 

Nëse ministri i Drejtësisë e ndien veten shprehimisht si serb, nëse e ka dhënë deklaratën për Srebrenicën me qëllim apo pa u menduar mirë, është deri tani e paqartë. Kryeministri Krivokapiq foli për një përpjekje për „të rrëzuar qeverinë nga brenda”, duke treguar me gisht disa partnerë të koalicionit që janë nacionalistë të djathtë, proserbë. E qartë është se fjalët e Leposaviqit, e kanë kthyer vendin në „fushë të minuar“, siç shkrunte kolumnistja Ratka Jovanović-Vukotić e të përditshmes “Vijesti” (Lajmet). Sepse në kontroversat aktuale për Srebrenicën futen të gjitha çështjet kyçe tradicionale të politikës malazeze, trajtimi i të kaluarës së luftës, raporti me Serbinë dhe çështja e identitetit malazez.

Aktualisht është krejtësisht e paqartë nëse kryeministri Krivokapiq, ministrat e tij dhe partitë që janë pjesë e koalicionit reformues do të gjejnë rrugëdalje nga kjo dilemë. Ndërkohë që kontroversat për Srebrenicën nuk janë dilema e vetme. Një rishikim i planifikuar i ligjit për marrjen e nënshtetësisë shkaktoi protesta dhe bllokime të rrugëve nga „forcat patriotike”, pra idhtarët e Gjukanoviçit dhe partisë së tij. Ata e quajtën ligjin e ri kërcënim për sovranitetin malazez.

Përveç kësaj Mali i Zi ndodhet në vështirësi financiare, sepse është zhytur në borxhe deri në grykë duke marrë një kredi kineze miliardash. BE refuzoi më 13 prill të jepte ndihmë financiare për qeverinë e Podgoricës, e cila kishte bërë një kërkesë të tillë.

Kontroversat për Srebrenicën, kanë të paktën një anë të mirë mendon autori i Vijestit, Željko Ivanović. “Bravo kryeministrit “, shkruan ai “sepse ai është i vetmi jo vetëm në Mal të Zi, por në gjithë rajonin që dënon një anëtar të kabinetit për relativizimin e një krimi të tillë.”

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora gjenocid mali i zi srebrenica gjenocid mali i zi srebrenica

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 14 Prill 2021, 20:49

KOSOVË– Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas deklaratave të hoxhë Shefqet Krasniqit i cili tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë.Jahja...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen