Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Normat e interesit të kreditimit të individëve nga sektori bankar po qëndrojnë pranë niveleve më të ulëta historike edhe në pjesën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesi mesatar i kredive të reja në lekë për pesë muajt e parë të vitit ishte 6.51%, nga 6.52% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për euron, rënia në terma mesatarë është edhe më e ndjeshme, në nivelin 3.6%, nga 3.75% që kishte qenë një vit më parë.

Te kredia në lekë, vërehet një rritje e lehtë në interesat mesatarë të kredive konsumatore dhe overdrafteve, por ndërkohë ka një rënie në interesat e kredisë për blerje banesash dhe të kredisë për qëllime të tjera. Kredia konsumatore në lekë, si për mallra të qëndrueshëm, ashtu edhe për mallrat ë paqëndrueshëm, këtë vit është dhënë mesatarisht me një normë interesi pak më të lartë se 8%, afërsisht një pikë përqindje më shumë se nivelet e shënuara gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Edhe overdraftet kanë shënuar një rritje të lehtë në 11.8%, nga 11.6% që kishin qenë një vit më parë.
Interesat nuk janë rritur te kredia konsumatore në euro (me përjashtim të ovedrafteve), megjithatë kjo është më pak e rëndësishme në analizën e tendencës së normave, sepse monedha europiane ka pak peshë tregu në këtë produkt, që dominohet nga leku.
Rritja e lehtë në interesat e kredisë konsumatore mund të shpjegohet me një perceptim pak më të lartë të rrezikut për këtë produkt, që zakonisht nuk mbulohet me kolateral apo garanci të tjera. Pandemia solli tkurrje të ekonomisë dhe rënie të punësimit në ekonomi. Ky efekt ende nuk është tejkaluar plotësisht dhe është e arsyeshme të mendohet se risku i produktit në këtë periudhë mund të jetë rritur.
Por, nga ana tjetër, bankat kanë ulur më tej normën mesatare të interesit të kredive për blerje banesash, si në lekë, ashtu edhe në euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për blerje banesash në lekë në pesë muajt e parë të 2021 u dha me një normë mesatare interesi prej 3.57%, nga 3.68% për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa për euron ky tregues ra në 3.11%, nga 3.28 që kishte qenë për 5-mujorin 2020.
Kredia për blerje banesash është produkti me ecurinë më të mirë në vitet e fundit dhe konkurrenca mes bankave duket e lartë. Në pesë muajt e parë të këtij viti, bankat disbursuan një shifër rekord prej 14.3 miliardë lekësh ose gati 117 milionë eurosh kredi të reja për shtëpi. Kredia e re për shtëpi është rritur me 76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera totale e portofolit në fund të muajit maj 2021 arriti në 133.5 miliardë lekë ose rreth 1.1 miliardë eurove.
Gjendja e shëndetshme e bilanceve të bankave, rritja e depozitave dhe mbështetja e lartë me likuiditet nga Banka e Shqipërisë kanë bërë që rreziqet të mbahen nën kontroll dhe normat e interesit të mos rriten as pas krizës ekonomike që shkaktoi pandemia. Kjo po ndihmon në nxitjen e investimeve të reja me kredi bankare, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Marrë nga Monitor
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Koha e gëzimit të pensionit pësoi një ulje të ndjeshme në vitin 2020 si për meshkujt dhe për femrat. Sipas të dhënave zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqëro...
TIRANË– Hapja e vendeve të reja të punës, rritja e produktivitetit, sasia e kapitalit fizik, investimet në makineri dhe pajisje, si dhe përmirësimi i tekno...
Turizmi po u rikthehet gradualisht niveleve të parakrizës pandemike. Në qershor, në vend hynë 604 mijë shtetas të huaj, raportoi INSTAT. Në krahasim me të njëjt...
Pas përfundimit të studimeve bachelor në degën e inxhinierisë elektronike, Inesa Duro nisi të kërkojë një punë për të praktikuar profesionin. Pas shumë email-ev...
Depozitat e biznesit e kanë ngadalësuar rritjen gjatë këtij viti.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit maj totali i depozitave të bizne...
Fokusi i Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve nga burimet e rinovueshme të energjisë që ndër të tjera sjellin edhe diversifikim, duhet të shoqërohet edhe me re...
Qeveria miratoi këtë jave një vendim që përcakton qartësisht mënyrat sesi do të përzgjidhen, kontraktohen, format dhe kushtet e kontratës për ndërtimin e banesa...
Situata e firmave dhe aftësia paguese e tyre u përmirësuan ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit, sipas sondazhit të fundit të Bankës së Shqipërisë me bankat, ...
Shuma mujore e kredisë për shtëpi dhënë nga sektori bankar shënoi një vlerë rekord gjatë majit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare disbursu...